Sipas zërave nga Gadishulli Iberik, Barcelona dëshiron t’i ndihmojë Milanit për ta transferuar ‘Ibracadabran’ në San Siro. Bëhet fjalë për një marrëveshje huazimi me opsion blerje në fund të sezonit, e cila e detyron Barcelonën t’ia paguajë Ibrës gjysmën e pagës.
Kjo lëvizje e Barcelonës shihet si hap për ndikim në Serie A, në mënyrë që me përforcimin e Milanit, ta dobësojë Interin, pasi që siç dihet Blaugranët dhe Nerazzurët që prej gjysmëfinaleve të Ligës së Kampionëve edhe zyrtarisht janë në ‘gjak’.
Nga ana tjetër, thuhet se bashkëshortja e Ibrahimovic dëshiron të kthehet në Itali, pasi që nuk është mësuar me stilin e jetës në Spanjë.





