Nga Luigi De Biase & Daniele Raineri (Il Foglio) Gara kundër Iranit atomik po krijon sabotatorë, keqinformim dhe vdekje.
Në javët e fundit kush provon të vëzhgojë krizën në gji do të përshkruhet nga zëra të cilat shpërhapen dhe zhduken me një frekuencë të lartë. Beteja që tanipërtani është e “ftohtë” midis regjimit iranian i cili kërkon bombën atomike dhe atyre që duan ta ndalojnë atë, ka nxjerrë në pah stuhinë e keqinformimit ose e thënë ndryshe informacione që janë të pamundura për t’u verifikuar: raporte sekrete, teori komploti, akuza që në plan të parë duken të besueshme, thashetheme korridoresh etj.Në vijim është lista e përditësuar por jo racionale.
Të shtunën filloi era atomike e Iranit
Qeveria e Teheranit inauguroi centralin atomik në Bushehr, një impiant i cili u projektua në vitin 1974 dhe që do të jetë funksional në fund të vitit. Të shtunën e kaluar teknikët rusë të ROSATOM i dorëzuan detyrën e parë të uraniumit qeverisë vendase. Regjimi organizoi një ceremoni të kushtueshme me të ftuarit më të rëndësishëm. Delegacioni i huaj më i afërt ishte ai i Kremlinit, i cila drejtohet nga Sergei Kiriyenko numri një i agjencisë atomike ruse. Në Teheran thonë se centrali do të prodhojë energji elektrike, por ky aludim po ngre shumë dyshime në perëndim sepse uraniumi i Bushehrit mund të përdoret për të prodhuar bomba atomike. “Kjo është një fitore e madhe për Iranin” u shpreh para dy ditësh ish-ambasadori amerikan në OKB, Xhon Bolton. -Tani e në vazhdim do të jetë e pamundur të ndalohet impianti me një sulm ushtarak: një bombardim do të rrezikonte të provokonte një shpërhapje të radioaktivitetit në zonat përreth më keq se Çermobili.Qielli sipër Bushehrit.
Dy aksidente në afërsi të centralit të Bushehrit acaruan forcat e sigurisë iraniane. Në 17 gusht, një avion F-14 u rrëzua 6 kilometra larg impiantit. Sipas zëdhënësit për shtyp të qeverisë, Gholam Reza, të dy pilotët e avionit kishin arritur të hidheshin me parashutë para se avioni të rrëzohej. Burime nga shërbimi i inteligjencës bëjnë të ditur se ngjarja ndodhi ndryshe. F-14 u rrëzua sepse mesa duket është qëlluar nga një raketë TORM-1 me prodhim rus. Avioni kishte hyrë gabimisht në perimetrin e sigurisë të centralit duke ndezur sistemin e alarmit të mbrojtjes. Por ka më shumë. Në fillim të gushtit në qiejt e Bushnehrit janë shfaqur tre avionë pa pilot, si ata që përdoren në Afganistan për të luftuar kundër talibanëve dhe terroristëve të Al-Kaedës. Gazetat e regjimit publikuan një buletin qetësues disa ditë më vonë, se ushtria ka rrëzuar një avion pa pilot gjatë një stërvitjeje ushtarake e cila po zhvillohej përreth impiantit. Por sipas një versioni tjetër nuk ishin avionë iranianë. Ato ishin drejtuar kundër centralit për të testuar sistemin e saj të mbrojtjes.Sabotuesit në aksion
Në 25 korrik, një shpërthim i fuqishëm ka vrarë katër persona në impiantin e naftëkimikes në Khark, një ishull iranian në Gjirin Persik. Qeveria në deklaratën e saj për shtyp u shpreh se bëhet fjalë për një shpërthim që u shkaktua nga presioni i madh i një pompe, por shumë analistë i kanë avancuar hipotezat e tyre deri te një sabotim. Khark ndodhet 1200 kilometra larg Teheranit dhe posedon rafinerinë më të rëndësishme në vend. Ekspertët thonë se impiante nuk do të rikthehet në gjendjen e saj operative sepse sanksionet e vendosura nga OKB-ja kundër regjimit islamik nuk do ti lejojnë që t’i shesim pjesë këmbimi shoqërive të Teheranit.Sulmi ndaj naftëmbajtëses ishte një paralajmërim
Në orën 5.30,në mëngjesin e 28 korrikut naftëmbajtësja japoneze “Ylli i Mëngjesit” u godit nga një shpërthim kur po kalonte Ngushticën e Hormuzit me një ngarkesë prej 270 mijë tonelatash nafte të papërpunuar. U krijua një shi prej fragmentesh të ndritshme në det, megjithëse pati pak dëme dhe asnjë viktimë. Versionet për të shpjeguar këtë shpërthim kaq të zymtë janë kontradiktor. Ekuipazhi këmbëngul: kemi parë blicin e një drite. Shpjegim përfundimtar është se një grup ekstremistësh të lidhur me Al-Kaedën kanë dërguar një atentator vetëvrasës kundër naftëmbajtëses. Por sipas burimeve të shërbimeve të inteligjencës ngjarja ishte një operacion paralajmërues, i kryer nga dy nëndetëse të cilat kanë sulmuar naftëmbajtësen për t’u dërguar amerikanëve një mesazh: Ne mund ta mbyllim kur të duam Ngushticën e Hormuzit, një nga korridorët detarë më vitalë të botës për transportin e naftës. Nëse naftëmbajtësja do të ishte fundosur ajo do të kishte bllokuar ngushticën. Gjenerali iranian Ajatollah Salemi gjatë vizitës së tij në 3 gusht në bazat detare të Bandar Abbasit ka sfiduar përpjekjet amerikane për të kontrolluar ngarkesat e anijeve iraniane. “Do t’i trajtojmë si piratët somalezë”-pastaj përgëzoi ekuipazhet e dy nëndetësve për detyrën e kryer mirë.Bazë izraelite në Arabinë SuditeGjatë 18 dhe 19 qershorit, sauditët kanë anulluar të gjitha fluturimet për në qytetin e Tabukut, në veriperëndim të vendit, duke i kompensuar dhe duke i paguar hotelin pasagjerëve pa dhënë asnjë shpjegim për anullimin e fluturimeve. Sipas një raporti që qarkullonte në mediat iraniane, gjatë atyre ditëve avionët ushtarak izraelit kanë transportuar materiale lufte në një bazë sekrete 9 kilometra larg qytetit. Arabia Saudite ndjek një politikë krejtësisht të mbyllur kundrejt Izraelit: nuk pranon njerëz me pullë izraelite në pasaportë dhe nuk pranon mallra izraelite në kufi. Kushedi se çfarë do të thoshte Osama Bin Laden i cili u skandalizua kur mori vesh se mbretëria kishte mirëpritur vendosjen e bazave ushtarake amerikane gjatë luftës së parë të gjirit. Por frika nga një Iran atomik e shtyu Riadin të bashkëpunonte. Baza e Tabukut duhet të jetë një bazë e avancuar për helikopter të luftimeve të gjata ,të lehtë për tu manovruar që do t’i lejonin izraelitët të arrinin me rrugën më të shkurtër për të sulmuar impiantet atomike të Iranit. Sipas gazetës “Times of London” në fillim të gushtit Arabia Saudite ka stimuluar çaktivizimin total dhe të përkohshëm të të gjitha sistemeve të mbrojtjes ajrore në mënyrë që t’i hapte rrugë kalimit të sigurtë të avionëve izraelit dhe të sigurohej që këtë kalim të ketyre avionëve komjuterat të mos ta interpretonin si një sulm ushtarak ndaj Arabisë Saudite.Raketa S-300 në Detin e Zi
Ditët e fundit, ushtria ruse ka vendosur një bateri raketash S-300 në territorin e Abkhazisë,republika e kaukazëve e cila fitoi pavarësinë e saj gjatë luftës me Gjeorgjinë. Të paktë janë ato mjete të mbrojtjes ajrore që janë efikas ndaj raketave S-300: për këtë arsye shumë shtete të lindjes së mesme kërkojnë me këmbëngulje furnizime nga Rusia. Vendimi për të vendosur raketa në Kaukaz është kritikuar si nga Gjeorgjia ashtu edhe nga SHBA-ja. Kryeministri i Abkhazisë Sergei Shamba thotë se S-300 shërbejnë për të mbrojtur territorin nga Republika jo për të sulmuar:prezenca e tyre na lejon që të përjashtojmë çdo agresion nga lindja. “Kjo bateri raketash ofron mbrojtje për të gjithë Rusinë jo vetëm për Abkhazinë: me radarin që ndodhet në Gabala pak kilometra më në jug të Azerbajxhanit përbën një mburojë hipotetike (po jo të pamundur) nga ndonjë sulm i mundshëm nga ana e Iranit.Raketa ekziston por nuk duket
Keqinformimi iranian: Në paradën ushtarake të prillit, u pa të sfilonte në rrugët e Teheranit edhe një sistem raketor kundra-ajror S-300. Të jetë e vërtetë do të ishte diçka e madhe, sepse sistemi në fjalë është i aftë të ndalojë çdo sulm ajror nga jashtë kundra impianteve nukleare. Por ekspertëve të “Aviation Week” iu desh pak që të demaskonin këtë teatër. Kaponet e raketave ishin bërë prej bateri nafte të ngjitur së bashku. Me disa pjesë këtu dhe atje krijoi ndoshta një kopje të prodhimit kinez HQ-9. Kamioni i cili po mbante ato raketa kishte mungesë të pjesëve të sistemit të cilat e ngrenë raketën dhe shënjestrojnë objektivin. Për më tepër edhe Kroacia pesëmbëdhjetë vjet më parë kishte blerë një sistemin raketor S-300 jo funksional në treg të zi.Irani nuk është i pari për të inskenuar një teatër të tillë. Në vitin 2008 gjatë stërvitjes “Profeti i madh tre” thanë se kishin lëshuar një raketë të tipit Shahab i aftë për të goditur brenda një rreze prej 2 mijë0 kilometrash, prandaj Izraeli dhe Europa alarmuan vendet perëndimore, për t’u qetësuar më vonë kur morën vesh se fotot që tregonin lëshimet e rraketave ishin modifikuar me photo-shop në mënyrë që të besohej se ishin bërë më shumë lëshime sesa aludohej.Arma që të rikthen në epokën e gurit
Një nga zhurmat më frekuente është ajo e gjasave të ndonjë sulmi me impulse elektromagnetike (EMP). Një shpërthim bërthamor në lartësinë 40-400 kilometra larg tokës nuk shkakton asnjë dëm njerëzve dhe objekteve në nivelin e tokës. Por në nivelin e shpërthimit do të provokonte një aureolë boreale e cila do të shkatërronte çdo aparaturë elektronike: vrulli i amplitudës do të ishte aq i fuqishëm saqë mund të kthente një zonë të madhe brenda pak sekondash në epokën e gurit. Nuk do të ekzistonin më llambat, kompjuterat, telefonat etj. Ky efekt u zbulua nga amerikanët gjatë provave atomike në ishullin e Xhonsonit në oqeanin Paqësor rreth vitit 1962. Një vit më pas Uashingtoni dhe Moska firmosën menjëherë një traktat e cila do të ndalonte zhvillimin e testeve bërthamore në atmosferë për të parandaluar ndonjë katastrofë. Në vitin 2008 Uilliam Graham, shefi i komisionit që merret me kërcënimet e EMP ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës i ka dëshmuar Kongresit se Irani ka bërë teste raketore mbi Kaspik të ngjashëm me testet e lartpërmendura, ku dhe vetë gazetat iraniane flasin për to në mënyrë të qartë. Programi hapësinor i Teheranit shërben jo vetëm për të dërguar satelitë për komunikacion por edhe për të bërë teste. “Air Force One” (avioni presidencial) dhe impiantet atomike amerikane janë ndërtuar në mënyrë që t’i rezistojnë sulmeve të tilla, por bota civile është e pambrojtur. Natyrisht flitet në nivel teorik për mundësinë e kundërt-për shpërthimin e një bombë atomike mbi Iran si një opsion përfundimtar për të ndaluar programin e saj nuklear, e përgatitur për të shpëtuar civilët iranian,megjithëse ekziston rreziku se një shpërthim i tillë mund të ketë efekt edhe mbi vendet e tjera si Turqia,Pakistani dhe Iraku.Iranianët stërviten në Rusi
Midis atyre vendeve që i kanë kërkuar Rusisë raketat S-300 është edhe Irani. Garda e Revolucionit i kërkon për të mbrojtur Bushehrin dhe impiantet e tjera nukleare në vend. Qeveria e Teheranit thotë se ka firmosur një kontratë me Kremlinin, por sistemi raketor anjëherë s’ka arritur destinacionin e tij. Kjo s’do të thotë që marrëveshja, herët ose vonë të mos përfundojë mirë. Javën e kaluar iranianët kanë marrë sistemin S-300 falë një shkëmbimi të ndodhur në Bjellorusi, por lajmi u mohua. Burimet nga shërbimi i inteligjencës thonë se ushtarët iranian e njohin mirë sistemin dhe se javët e fundit disa grupe me specialistë janë dërguar në Rusi për të marrë pjesë në trajnime të veçanta. SHBA-ja dhe Izraeli janë njohur me këtë fakt vetëm në mars. Në qoftë se Irani do të zotëronte sistemin S-300 shancet për një sulm ajror mbi çentralet atomike të Ayatollah do të bienin dramatikisht.Izraelitët stërviten në Rumani
Ushtria izraelite ka humbur dy helikopter dhe një ekuipazh gjatë pesëmbëdhjetë ditëve.
Ngjarja ka ndodhur midis korrikut dhe gushtit në një zonë malore të Rumanisë, një vend i zgjedhur nga Tsehal për një stërvitje shumë të veçantë. Sipas burimeve të inteligjencës ushtarët e forcave të mbrojtes së Izraelit kanë stimuluar për ditë me radhë sulme të befasishme kundër Iranit. Në 26 korrik një helikopter CH-53 u rrëzua në tokë, në pllajën e Karpatit. Aksidenti i kushtoi jetën gjashtë ushtarëve izraelit dhe një zyrtari ushtarak të Rumanisë. Disa ditë më vonë një helikopter tjetër u detyrua të bënte një ulje emergjente.
Rumania është një nga postat ushtarake të NATO-s:marinsat kanë një bazë të madhe në aeroportin e Mikhail Kogalniceanu në brigjet e Detit të Zi, në të cilat nisen avion luftarak F-16 drejt instalimeve ushtarake në Turqi dhe ne Izrael.Vila që u hodh në ajër
Në fillim të gushtit “babai” i programit bërthamor të Iranit, inxhinieri Reza Baruni vdiq në një shpërthim misterioz në vilën e tij,e cila ndodhet në një lagje të pasur dhe të izoluar në jug të vendit, rezervuar vetëm për zyrtarët e regjimit të Ad Auhaz. Versioni zyrtar fajëson për rrjedhjen e gazit. Por burime të inteligjencës thotë se vila e ruajtur nga roje ushtarake ishte minuar nga tre anët e saj në mënyrë që tavani të binte mbi banorët. Baruni ishte viktimë e skuadrave fantazma të sabotatorëve që po godasin sistematikisht objektivët strategjik në Iran. Vetëm pak zyrtarë të lartë brënda regjimit iranian e dinë që vrasja e Barunit do të ngadalësoj programin e droneve (avion pa pilot) e cila tashmë është në një fazë të avancuar. Edhe tani avionët pa pilot të Iranit po vëzhgojnë amerikanët në Gjirin Persik,në Irak dhe në Afganistan.Gjenerali i vrarë në shtëpi
Një gjeneral i Gardës së Revolucionit,Khalil Sultan mbeti i vrarë në Damask në 16 mars.
Lajmi u mblodh nga shërbimi sekret francez në komunitetin mërgimtar sirian që kanë gjetur strehim në Paris.Sultani është hallka e lidhjes midis Teheranit dhe grupeve paraushtarake që operojnë në lindjen e mesme.Zyrtarisht ai ishte në Damask për të përfaqësuar Kordon,një mark automobilistike iraniane.Vrasja ndodhi në lagjen më të sigurtë të qytetit:një grup personash të armatosur arritën të infiltroheshin në banesën e tij ku morën me vete dokumenta dhe Lap-Top dhe më pas e vranë.Siria përdor avionë pa pilot izraelit
Izraeli i ka dhënë avion pa pilot Turqisë për ta ndihmuar atë në luftë kundër kurdëve.Nga ana tjetër Turqia i ka shitur disa avion të tillë Sirisë për të njëjtin motiv:luftën kundër kurdëve.Në këtë mënyrë teknologjia izraelite ka rënë në duart e regjimit të Damaskut i cili zyrtarisht është në luftë me Jeruzalemin dhe aleat me Teheranin.Provat e Hezbollahut
Lideri karizmatik i Hezbollahut, Hassan Nasrallah i ka dorëzuar gjykatës ndërkombëtare prova që fajësojnë autoritetit izraelite për vrasjen me autobombë të kryeministrit libanez Rafiq Hariri.Ky veprim u pa si një veprim i dëshpëruar sepse gjykata zotëronte disa përgjime telefonike që e lidhin ngjarjen me shërbimet sekrete siriane dhe me një grup ekstremistësh të Hezbollahut.Sot efekti i vetëm i akuzes ka qënë për të ndërprerë përpjekjet midis Izraelit dhe Rusisë për shitjen e avioneve pa pilot izraelit.Rusët nuk duan avion që mund të kapen nga radarët.Ngarkesa e armëve bie
Një ngarkesë e kompanisë gjermane Lufthansa ra në Riad në 28 korrik.Sipas autoriteteve saudite,piloti humbi kontrollin e avionit gjatë fazës së uljes.Dëshmitarët thonë se kanë parë avionin të merrte flakë para se të rrëzohej.Të dy pilotët mbetën të plagosur kurse skuadrat e emergjences e fikën zjarrin brënda tre orëve.Disa gazeta gjermane kanë shkruar se ngarkesa përbëhej prej tonelata armësh të cilat do të furnizonin sauditët dhe ushtrinë amerikane.Shkëmbim të burgosurish në Baku
Qeveria e Azerbaxhanit i ka dhënë amnisti tre personave të arrestuar në Baku një vit më parë.Nuk janë të burgosur si të tjerët:dy prej tyre Najm-Eddin dhe Ali Hossein e Mohammad janë libanez dhe i përkasin Hezbollahut,tjetri i njohur me ermin si “Fazil” ka pasaportë iraniane.Skuadra speciale kundra terrorizmit i kishte arrestuar në dimrin e 2009-ës gjatë një aksioni spektakolar në rrugët e kryeqytetit.Sipas akuzës ,kishin si qëllim të kryenin sulme kundra objektivëve strategjik si ambasada britanike,amerikane ,izraelite dhe kundra radarit të Gabalës në veri të vendit që kontrollohet nga ushtria ruse dhe që është i pari që mund të dalloj hedhjen e raketave nga ana e Iranit.Me këta të tre iu është dhënë liria dymbëdhjetë shtetasve të tjerë iranian të cilët u transferuan menjëherë në Teheran me një avion special.Azeritët morën në këmbim lirimin e Rashid Aliev,një inxhinier i cili u arrestua në Iran në vitin 2008 me akuzën se kanë i ka dhënë informacione të rezervuara disa agjencive të huaja të zbulimi (përfshirë ketu edhe Mossad).Iranianët akuzojnë Azerbaxhanin se ka pranuar vendosjen e ushtarëve amerikan në kufi.Flet këshilltari i ROSATOM
Për Emanuel Gout,themeluesi i një shoqërie këshilluese që punon për hesap të ROSATOM “Janë Evropa dhe SHBA-ja ato që po e transformojnë Bushehrin në një sukses për Iranin.Gout thotë se “një central atomik nuk është një bombë bërthamore,por është inaugurimi i një impianti të ri që realisht është diçka normale.Rusia..-thote eksperti “është vendi i fundit në botë që kërkon armë të shkatërrimit në masë nga Teherani.Por në raste të tilla ka dy mënyra të vepruari:Së pari të vijohen sanksionet,së dyti të bashkëpunohet që të mbahet proçesi nën kontroll”.Sjellja e komunitetit ndërkombëtar bëri të mundur hapjen e Bushehrit-një simbol gjigant nga pikëpamja mediatike e fuqisë së Iranit e cila do të rrisë konfuzionin midis përdorimit civil të fuqisë atomike dhe përdorimit ushtarak të saj.Gout argumenton se problemi mund të zgjidhej me krijimin e një banke për uraniumin me qendër në Rusi,një projekt i Kremlinit që do të zhvillonte programin atomik të Iranit.Për fat të keq, Franca dhe SHBA-ja nuk ndanë të njëjtin princip”.Përgatiti Redi Agolli
Home »
» Krizë nervore në Gjirin Persik





