Inter 1-0 Juventus, Wesley Sneijder, diferenca mes palëve…
Në Trofeo Tim u zhvilluan tri ndeshje nga 45 minuta gjatë një mbrëmje në San Nicola të Barit. Ndeshja e parë që u zhvillua mes Interit dhe Juventusit, u takoi Nerazzurëve, të cilët me anë të një eurogoli fantastik nga 25 metra i Wesley Sneijder siguruan fitoren e parë.
Juventus 1-1 Milan (2-4 në penalti), Amauri dhe Pepe fajtorët për dështimin…
Rossonerët ishin më të mirët në këtë takim, ndërsa në epërsi kaluan pas një goli të bukur të Ronaldinhos në minutën e 21-të të sfidës. Diego barazoi rezultatin pas 34 mintuash lojë, por dështimet e Amaurit dhe Simone Pepes nga penaltia bënë që Milani t’i hynte ndeshjes së fundit me Interin sikurse një finaleje të vërtetë.
Inter 0–0 Milan (3-2 në penalti), Rossonerët më precizë në dështime…
Rossonerët patën rastet më të mira gjatë miniderbit lokal, por ishin Nerazzurët ata që u treguan më klinikë para portës në penalti. Dështimet e Flaminis, Inzaghit dhe Ronaldinhos, u reflektuan në rezultatin e ndeshjes, pasi që te Interi dështuan vetëm Mancini dhe Stankovic, e që bëri që në fund Interi ta fitojë trofeun e parë për këtë sezon, Trofeun Tim.