“Rrethanat janë kështu si janë për këtë ndeshje dhe nuk do të ankohemi për to. Ne do të luajmë me lojtarët që i kemi në mënyrë që ata të shfaqin paraqitje të mirë. Unë kam besim të madh në këta djem të rinj, sepse unë i njoh ata dhe unë i kam parë ata, kjo është arsyeja se pse e di që do të na ndihmojnë”.
“Është nder që të marrim pjesë në Superkupën e Spanjës, kjo tregon se bëmë mirë sezonin e kaluar. Ne po e marrim sfidën shumë seriozisht dhe nuk ka arsyetime. Mendoj se do të bëjmë diçka të veçantë këtë vit. Unë kam disa lojtarë të cilët kanë treguar me vite se çfarë mund të bëjnë, por edhe disa lojtarë të rinj”, tha Guardiola.





