Dos Santos kërkon kalimin në Serie A

Sulmuesi i ri meksikan, Giovani dos Santos, preferon një kalim në Serie A, gjithnjë sipas fjalëve të babait dhe agjentit të tij.
“Unë bisedova së fundmi me babain e tij, i cili u bë agjenti i ri i tij dhe ai më ka thënë se Giovani do të largohej vetëm nëse do të vinte ndonjë ofertë nga Italia”.
“Tottenhami kërkoi ta shiste atë, por tani Harry Redknapp e ka kuptuar se çfarë lojtar i mirë është ai. Tottenhami nuk ka probleme financiare dhe nuk do ta shqyrtonte një huazim, por mendoj se për 6 milionë euro, diçka mund të bëhet”, tha Lodovico Spinosi, agjent i FIFA-s.