La Repubblica shkruan se ekipi nga Bundesliga është në kërkim të përforcimeve në repartin e sulmit pas pasigurive rreth të ardhmes së Hugo Almeida dhe Markus Rosenberg, dhe trajneri Thomas Schaaf supozohet se e sheh Baptistan si opsion.
Ish-ylli i Sevillas dhe Arsenalit iu bashkua Romës nga Real Madridi në verën e vitit 2008, por dështoi të tregojë ndonjë sukses në kryeqytetin italian. Sulmuesi 28-vjeçari tash pritet të largohet nga klubi gjatë verës.
Ai më herët është lidhur me një kalim në Olympiacos dhe Galatasaray, por ka bërë të ditur se nuk është i interesuar të luajë në kampionatin grek ose turk. Një ofertë nga Bundesliga mund të ishte e mirëpritur nga lojtari.