Agjenti i Balotellit kishte thënë të enjtën se marrëveshja do të arrihet brenda pak orëve, ndërsa tani sipas mediave angleze, City ka arritur marrëveshje me Interin dhe do të paguajë 24 milionë funte.
Interi i ka dhënë leje Balotellit që të udhëtojë në Angli për t’iu nënshtruar testit mjekësor dhe nëse gjithçka shkon sipas planit, sonte mbrëma më së largu nesër do të bëhet zyrtarizimi i transferimit të pestë të Manchester Cityt për këtë afat kalimtar veror.