Zyrtare: Shkarkohet Dunga

Federata braziliane e Futbollit (CBF), ka shkarkuar nga detyra e përzgjedhësit të kombëtares braziliane Carlos Dungan, pas eliminimit zhgënjyes në çerekfinale të Kampionatit Botëror, Afrika e Jugut 2010.
Dunga kishte thënë edhe vetë se ka ndërmend të largohet nga posti i tij, pas humbjes prej 2-1 ndaj Holandës të shtunën, ndërsa tani CBF ka bërë të ditur me anë të një komunikate se ka shkarkuar ish-kapitenin e Brazilit.
“Pas ciklit të punës që filloi në gusht të vitit 2006 dhe përfundoi me eliminimin e Brazilit në Kampionatin Botëror, CBF ka ardhur në përfundim dhe bën të ditur se është shkarkuar i gjithë stafi teknik i ekipit kombëtar. Stafi i ri teknik do të prezantohet në fund të korrikut”, thuhet në komunikatë.
Ish-menaxheri i Chelseat, Luiz Felipe Scolari dhe ish-trajneri i Milanit, Leonardo, janë emrat e përfolur si kandidatë për pozitën e kryetrajnerit të kombëtares braziliane.

Related Posts: