Ferguson: Tentuam ta transferojmë David Villan

Bosi i Manchester United, Sir Alex Ferguson, ka pranuar se ai ishte duke shqyrtuar transferimin e sulmuesit të Barcelonës, David Villa.
Ferguson ka thënë se ai është shumë i frustruar me zhvillimet e deritanishme në tregun e transferimeve.
“Ne kemi shikuar disa opsione. Ne e kemi shqyrtuar dhe David Villan, por ai gjithmonë kërkoi të kalonte te Barcelona. Nuk besoj se tani ka vlera në tregun e transferimeve. Jam shumë i kënaqur me fuqinë e skuadrës kështu si është”, theksoi Fergie.