Verë 2010! Kujdesi për lëkurën tuaj me metoda natyrale

image
Filloni me mjetin për pastrim të lëkurës së fytyrës, pas të cilit përdoret kremi

Në moshë të re, vajzat ndodh shpesh të kenë probleme me lëkurën, skuqje, me lëkurë të thatë... Ju ndihmojmë, prandaj, si t’i zbuloni shkaqet dhe si ta ndreqni dëmin e bërë. Të gjitha aknet në fytyrë duken njësoj, porse të gjitha nuk janë krijuar në të njëjtën mënyrë. Kur të jeni në fuqi të plotë, trupi juaj prodhon qeliza të cilat luftojnë me bakteret dhe viruset dhe nuk lejojnë që ta sulmojnë lëkurën tuaj. Prandaj, sasia e madhe e stresit dhe ulja e imunitetit ndikojnë dëmshëm në lëkurë. Prandaj, puçrra do të mbetet në lëkurë disa ditë ose, ndoshta, edhe disa muaj jeni përmbajtur të gjitha rregullave për mirëmbajtjen e lëkurës, rregullisht i keni bërë trajtimet kozmetike, keni harxhuar të holla për kremra të mira, mirëpo edhe më tej keni telashe me lëkurë problematike. Keni të drejtë të pyetni: Pse? Studimet më të fundit tregojnë se niveli i lartë i kortizolit - hormon i stresit, mund të jetë shkaktar për probleme të shumta dermatologjike. Kur jeni të tensionuara, trupi juaj prodhon hormone, ndërsa pasojat katastrofike nuk mund të fshihen, sepse shfaqen pikërisht atje ku shihen më së shumti, në lëkurë, e cila merr pamje të përhitur, të pajetë dhe pa shkëlqim. Për fat, psiko dermatologët (dermatologët të cilët për zgjidhjen e problemit të lëkurës nisen nga psikologjia), kanë zgjidhje. Ja disa këshilla që ndoshta është koha t'i përvetësoni.
Miteserët
Që moti keni mësuar leksionin e parë të bukurisë se 'pastërtia është gjysma e bukurisë', porse 'sulmet' monotone nuk pushojnë së rrënuari bukurinë e tenit tuaj.
Zgjidhja
Besoni ose jo, shëtitja në natyrë dhe shoqërimi me miq mund të jenë me shumë dobi për lëkurën tuaj. Tingëllon pabesueshëm, porse shkencëtarët këtë e sqarojnë kështu: Çdoherë kur ndiejmë kënaqësi, trupi ynë liron endorfinën, hormon ky i lumturisë, që është edhe arma më e mirë natyrale kundër stresit, përfundojnë psikodermatologët dhe propozojnë që nga të gjitha ritualet çdo ditore, më e mira është terapia antistresuese, përdorimi i preparateve kundër akneve, po kështu, është trajtim i cili do t'ju sjellë kënaqësi të shumëfishtë i eliminon sulmet e mërzitshme dhe ju ndihmon që të çliroheni. Filloni me mjetin për pastrim të lëkurës së fytyrës, pas të cilit përdoret kremi, duke bërë lëvizje të lehta rrethore, kjo është terapi e shkëlqyer kundër stresit.
Preparatet
Preparatet që përmbajnë thartirën salicine, janë armë e fuqishme në luftë kundër akneve dhe puçrrave. Në mëngjes dhe në mbrëmje pastrojeni fytyrën me locion që përmban këtë përbërje dhe përdoreni kremin me të njëjtën substancë.
Ushqimet
Disa lloje të ndryshme ushqimesh që mund të përmirësojnë lëkurën dhe flokët tuaj, por gjithashtu edhe për shëndetin në përgjithësi.
Portokajtë e kuq, qershitë, shega
Kolagjeni është një proteinë natyrale që gjendet tek lëkura dhe muskujt, por me rritjen e moshës fatkeqësisht ulet dhe prodhimi i tij në trup. Portokajtë e kuq, qershitë janë të pasura me antioksidantë të cilët ngadalësojnë plakjen dhe sëmundjen me anë të uljes së enjtes. Gjithashtu, ato nxisin prodhimin e kolagjenit dhe ju tregon të rinj dhe të shëndetshëm. Fruta të tjera që përmbajnë kolagjen janë edhe kivi, kumbullat, thanat.
Farat e lulediellit dhe sardelet
Farat e kungullit, arrat janë të pasura me acide yndyre, të cilat janë të rëndësishme për qelizat e trupit. Këto acide ndihmojnë në rrjedhjen natyrore të nutrientëve në qelizë si dhe në heqjen e materialeve që lënë mbeturinat. Me një fjalë ndihmojnë në pastrimin e mirëmbajtjen e qelizave të trupit.
Spinaqi dhe gjërat e tjera jeshile
Një mëlçi e pastër ndihmon që trupi i njeriut të funksionojë sa më mirë. Disa nga ushqimet që ndihmojnë në pastrimin e mëlçisë, janë spinaqi, brokoli. Duke ngrënë sa më shumë gjëra jeshile, ndihmon edhe në shije, e ul pak atë nepsin për të ngrënë gjëra të ëmbla. Sheqeri i tepërt nuk është mirë për trupin.
Majdanozi, rigoni
Në rast se i ke sytë e fryrë kur çohesh nga gjumi, atëherë kjo është një nga pasojat e kripës së tepërt. Doktorët rekomandojnë uljen e marrjes së kripës së tepërt. Në vend të kripës, provoni në ushqim rigon, majdanoz ose hudhër.
Perimet
Perime të freskëta dhe ndonjëherë të pagatuara janë shumë të shëndetshme. Janë të mira si për buzëqeshjen dhe për lëkurën tuaj. Karota, lulelakra, mashurkat ndihmojnë në zbardhjen e dhëmbëve duke hequr njollat e tyre. Në qoftë se keni konsumuar kafe, verë të kuqe apo diçka tjetër, ndiqeni pas me një dozë karotash apo ndonjë perim tjetër të preferuar. Kur janë të pagatuara, kanë efekt më të mirë në pastrimin e dhëmbëve.
Salmon, avokado, mango
Salmoni, avokadoja dhe mangoja janë të mira kundër plakjes. Sidomos salmoni i Alaskës është i pasur me omega-3, e cila ndihmon në qarkullimin e gjakut. Gjithashtu salmoni përmban dimethylaminoethanol (DMAE), i cili përmirëson muskujt e fytyrës dhe ul rrudhat. Mangoja dhe avokadoja përmbajnë vitaminë E dhe antioksidantë. Shtojini në sallatë të shoqëruar me salmon dhe përpara do të keni një pjatë të ushqyeshme dhe të shijshme.