Nga Harvey Klehr dhe John Earl Haynes (Weekly Stan Ja çfarë siguruan të dhënat e para të kundërzbulimit amerikan?
Arrestimet e kësaj jave të 10 spiunëve rusë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (një tjetër u kap në Qipro, i liruar me detyrim) kanë provokuar një vërshim historish të reja dhe komente nga më të ndryshmet, jo vetëm këtu, por edhe jashtë vendit.
Pakënaqësia e FBI përfshin skena (që dalin nga një roman i John LeCarre), me agjentë rusë me identitete false, që bëjnë një jetë normale, që arrijnë deri aty, sa të transmetojnë mesazhe duke përdorur steganografinë.
Teksa jeta e tyre dhe aktiviteti i përditshëm janë vënë nën mikroskopin mediatik, kemi për të mësuar shumë gjëra rreth të arrestuarve, padyshim.
Dy prej tyre jetonin në Nju Jork dhe ishin radikalë të krahut të majtë.
Asnjë prej të akuzuarve nuk ka qenë në gjendje të grumbullojë dhe të tejçojë ndonjë informacion të klasifikuar. Duke qenë se asnjë nuk është akuzuar për spiunazh, është e besueshme që dobia e tyre në Rusi deri para arrestimit, të ketë qenë minimale.
Përgjegjësia me të cilën do të përballen, pastrimi i parave dhe dështimi për t’u futur në listë si agjentë të huaj, mbart me vete ndëshkime themelore, por veçmas një mesazhi nga Moska që sugjeron se detyra e tyre e madhe ishte të afroheshin me forcën politike, kjo është një shenjë e vogël e asaj që donin të realizonin udhëzuesit e tyre.
Kjo ka çuar në një numër të madh komentesh për të larguar këtë grup agjentësh si një shembull i keq i burokracisë kaq të errët, saqë janë harxhuar shuma të mëdha parash për të formuar një arenë spiunësh, puna e të cilëve mund të jetë ndeshur nga dikush që ka pasur mundësi hyrjeje në internet.
Kjo përgjigje nuk ka qëlluar në shenjë. Inteligjenca ruse, SVR, ka bërë një investim jashtëzakonisht të madh duke futur këta “ilegalë” si agjentë pa mbulim diplomatik në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kanë kaluar shumë vite aty me identitete të rremë dhe duke u ndërfutur në “strofkullën” e shoqërisë amerikane.
Kthimi i borxhit në termat e detyrës së spiunazhit (edhe gjetjen e informacionit ose, ka të ngjarë, plotësimin e burimeve për informacione të prekshme) do të vinte vetëm pas 5, 10 apo më shumë vitesh nga një zhvillim i ngadalshëm.
Investimet afatgjata nuk paguhen plotësisht gjithmonë, madje as kjo.
Në bazë të asaj që është bërë publike lidhur me këtë argument, FBI ka monitoruar këta agjentë rusë prej vitesh dhe më pas ka ndërmjetësuar, është shfaqur befas, para se të kryenin ndonjë spiunazh të rëndësishëm.
FBI veproi me korrektësi. Qëllimi ishte të parandalohej humbja e informacionit të prekshëm dhe jo të prisnin, derisa të ndodhte ndonjë humbje serioze informacioni dhe më pas gjithçka të mbaronte me arrestimin e sipunëve.
Fakti që këto agjentë janë akuzuar vetëm për pastrim parash dhe për dështim në futjen në listë si agjentë të huaj, më shumë sesa për spiunazh është një sukses i kundërzbulimit amerikan dhe aspak një dështim.
Por, fakti që FBI ishte e aftë të përçante këtë rrjet, para se të ndodhnin dëme serioze, na bën të pyesim për diçka që nuk është adresuar ende në media: Si mundi FBI të binte në gjurmët e këtij grupi agjentësh, që ende nuk kishin ecur shumë në rrugën e tyre?
Disa prej tyre arritën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nga fundi i viteve 1990 dhe deri më 2002 FBI po i monitoronte aktivitetet e tyre, duke identifikuar gjithë rrjetin përmes takimeve që organizonin me njëri-tjetrin, komunikimet mes tyre në Moskë dhe takimet me zyrtarët “legalë” rusë.
Por çfarë siguruan të dhënat e para të kundërzbulimit amerikan?
Nuk ka asnjë të dhënë për dëshmitë me betim të FBI dhe ankesat legale lidhur me gjetjen e gjurmëve të këtyre agjentëve “gjumashë”.
Historikisht, FBI ka pasur njohuri mbi spiunët rusë dhe rrjetet e tyre nga një prej 4 teknikave. Së pari, dikush ka cenuar dhe ka ekspozuar një rrjet spiunazhi.
Në rastin klasik, humbja më shkatërrimtare për inteligjencën ruse në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndodhi me Elizabeth Bentley, një ndërlidhëse nga një rrjet spiunazhi rus, e acaruar nga përpjekjet e KGB për të dobësuar rolin e saj, shkoi te FBI në 1945 dhe “emërtoi” një dyzinë zyrtarësh qeveritarë si burime.
Ajo gjithashtu identifikoi mjaft zyrtarë të ndryshëm të KGB, me të cilët pati lidhje.
Mbretëresha bionde spiune Bentley nuk pati të dhëna të dokumentuara që mund të përdoreshin në gjyq.
E vetëdijshme për deponimin e saj (që ishte alkoolike, neurotike dhe e shthurur, nuk e ndihmoi aspak) qeveria refuzoi të padiste dikë, bazuar vetëm në dëshminë e saj.
Nuk kishte rëndësi për kundërzbulimin kjo gjë. Dëshmia e saj lejoi që FBI të identifikonte këta zyrtarë qeveritarë, që po spiunonin për rusët. Këtu përfundoi karriera e tyre si spiunë.
Teknika e dytë e përdorur për të ekspozuar spiunët, ishte sinjalizimi i zbulimit.
Duke nisur nga 1945, kriptoanalistët amerikanë nisën të lexonin komunikatat e KGB të dërguara midis Moskës dhe stacioneve në Amerikë.
Të nxjerra në publik më 1995, përshkrimet e Venonës e siguruan FBI se Bentley ka qenë korrekte dhe gjithashtu edhe qindra spiunë të tjerë rusë.
Kjo dëshmi, sidoqoftë, dukej shumë e brishtë për t’u përdorur në një gjyq të hapur, duke qenë se mund të demaskoheshin rusët dhe kodet e tyre tashmë të thyera.
Por, përsëri, kjo lejoi që FBI të identifikonte se kush kishte asistuar për rusët dhe t’i jepnin fund mundësisë së tyre për rrjedhje informacioni.
FBI gjithashtu iu drejtua shumë prej personave që quheshin Venona dhe gjatë kthimit të imunitetit, i bëri ata që të bashkëpunonin.
Teknika e tretë prej së cilës u ekspozuan spiunët, erdhi nga zyrtarët rusë të KGB, të pakënaqur.
Më 1943, J. Edgar Hoover mori një letër anonime në rusisht prej dikujt që pretendonte se ishte oficer i zbulimit rus. Në fillim ishte gjithçka e dyshimtë, FBI nxorri përfundimin se letra ishte korrekte; zbulimi amerikan më vonë mësoi se letrën e kishte dërguar një oficer mendërisht i sëmurë i KGB, që punonte në ambasadën e Uashingtonit.
FBI ra në gjurmë të disa prej tyre, njëri prej të cilëve quhej Semen Semenov. Dukej e pamundur të realizohej takim me agjentët e tij.
Vetëm njëri që ishte përmendur në letrën anonime, Boris Morros, ishte rekrutuar nga FBI si agjent i dyfishtë.
Pasi u vëzhgua një tjetër zyrtar i KGB, i përmendur në letër, FBI iu afrua këtyre amerikanëve dhe i ktheu ata në agjentë të dyfishtë, që “ushqenin” zbulimin rus të aviacionit, të mbikëqyrur nga FBI.
Teknika e katërt për të ekspozuar një rrjet spiunazhi është të mbledhësh ose dobitë e kolegut nga zyrtarë rus, ose nga agjentët amerikanë.
FBI identifikoi disa diplomatë rusë në konsullatën e San Franciskos, ashtu siç ndodhi edhe më 1942 nga zyrtarët e zbulimit rus dhe i vendosi ata nën vëzhgim.
Zyrtarët rusë nuk arritën ta kuptonin se ishin nën vëzhgim dhe FBI identifikoi disa fizikantë në Universitetin e Kalifornisë Berkeley, që mbanin lidhje me zbulimin rus.
Njëri prej tyre e humbi menjëherë punën prej projektit të bombës atomike në Manhatan dhe një tjetër u ndalua të bashkohej me ta.
Cila nga këto teknika çoi në ekspozimin e këtij rrjeti spiunazhi? Patjetër që SVR do të dëshirojë të mësojë se si u identifikuan agjentët.
Ka shumë të ngjarë, që për këtë arsye, FBI nuk do të dëshirojë të zbulojë se si ra në gjurmët e këtyre agjentëve “gjumashë” kaq shpejt.
Nëse këta spiunë rusë të akuzuar refuzonin të deklaroheshin fajtorë, ata mund të detyronin përfaqësuesit e tyre të mbrojtjes, të sfidonin përligjien që i bëri FBI.
A depërtuan këto sinjale të zbulimit deri te qeveria? Mos vallë ndonjë identitet fals e shkaktoi gjithë dyshimin? A mos ishte ndonjë prej manovruesve zyrtarë rusë, informator i FBI?
Nuk kemi marrë ende përgjigje se si triumfoi kundërzbulimi. Zbulimi rus ka mundësi që është më i shqetësuar për këtë çështje, sesa për fatin e spiunëve.
Ashtu si në romanet e LeCarre, dështimet e zbulimit gjithnjë hapin rrugën e dyshimit, që diçka është kalbur në organizatë. Diku në Moskë, padyshim që ka mjaft njerëz që përpiqen të kuptojnë se ku gabuan.
Përktheu: Rudina Dahri
Home »
» Spiunët rusë me synime kriminale





