Farefuturo Magazine Çfarë është deti? Një pengesë, një mjet, një kërcënim, një kufi i dobët apo një mundësi e madhe? Deti i madh që na rrethon, Mesdheu, është i një rëndësie themelore për kulturën tonë politike. Ky det është identifikuar si një kufi i madh, duke filluar qysh nga Luftërat Persiane, që për herë të parë e ndanë Perëndimin demokratik prej despotizmit oriental. Elementi diskriminues midis Lindjes dhe Perëndimit - që atëherë - ka qenë gjithmonë shkalla e lirisë në dispozicion të qeverive ndaj sistemeve të ndryshme politike. Historia, të gjithë e dimë, e ka qejf të përsëritet në forma të reja: kurse substanca mbetet e pandryshuar. Reconquista spanjolle (Ripushtimi i tokave spanjolle) është themeluar pikërisht mbi temën e lirisë fetare: pushtimi i Granadës më 1492 solli në dritë ekuilibra të rinj, me lindjen e një pushteti të madh në bregun veriperëndimor të Mesdheut. Beteja e Lepantos më 1571 ndali përparimin e turqve në Mesdheun perëndimor, edhe pse dominimi i tyre mbeti i pakundërshtueshëm në Lindje: Mesdheu shihej në atë kohë pra, si një rrezik i madh, si një kufi i shkrifët.
Sistemet politike të kohës e rritën masivisht kontrollit e kulturës politike dominante, sidomos me përhapjen e konceptit të gjakut të pastër (limpieza de sangre) të mbretërve katolikë, që u rrit në mënyrë eksponenciale me Inkuizicionin.
Sistemet politike perëndimore, duke parë një armik kaq të fuqishëm në Lindje, u mbyllën në mënyrë progresive, duke u barrikaduar në ekstremizmin më të zymtë kulturor e fetar të kundër-reformës. Kufij të lëngshëm që shkaktonin gjithmonë konflikte e kërcënime të lirisë individuale, ku në anën tjetër krijonin një tjetër konflikt social. Sot po përsëritet e njëjta histori: kufijtë e lëngshëm në epokën e globalizimit kanë zbuluar dallime dhe konflikte që kishin mbetur në gjumë nga prania e kufijve të mëdhenj gjeopolitike Perëndim-Lindje e perdes së hekurt: jo se nuk ka pasur kriza më parë, por vetëm se paraqiteshin me dimensione të vogla dhe të përmbajtura në nivel rajonal.
Shpërthimi i konfliktit mes kulturave, politike-fetare në nivel global ka çuar në një rivendosje të aktorëve edhe në Mesdhe. Ky det, si një mundësi e madhe për bizneset, takimet, shkëmbimet kulturore, shërben si kufi i brishtë i lëvizjes së peizazheve të përhershme të njeriut: sot është fushë-beteja ku është rihapur konfliktin i vjetër mes lirisë dhe diktaturës. Fondamentalizmi islamik, aktet e terrorizmit dhe integralizmi i disa grupeve të caktuara të emigrantëve në (që ekzekutojnë krimet barbare për çështje “nderi" që ne Perëndimorët i kemi varrosur në kujtime si të turpshme) janë vetëm disa nga elementet e konfliktit socio-politik të dukshëm.
Këta faktorë gjithashtu të shkaktojnë mungesë vizioni ndërkombëtar të politikës së jashtme dhe politikën europiane të sigurisë: nuk ka ende strategji rajonale që trajton temën e Mesdheut me shikime largpamëse. Paqëndrueshmëria politike në Lindjen e Mesme është gjithashtu për shkak të një dëshirë të papërcaktuar që ka Bashkimi Europian për t’iu mos u hapur aktorëve më të rëndësishëm rajonal, të cilët kanë qenë historikisht aleatë të perëndimorëve. Izraeli, dhe sidomos Turqia, duke parë mbylljen nga ana europiane ndaj tyre, dhe po mbyllen në vetvete. Rreziku se Izraeli po bën politikat më pak të përgjegjshme, sepse është në rrethim dhe ha grushte në stomak nga Hamas-i, është kaq evidente.
Ndër të tjera është e qartë se mbyllja nga ana e Bashkimit Europian e ka çuar Ankaranë të besojë se ajo pjesë turke europiane si një përcaktim origjinal në kontekstin turk, që sot po përkufizohet si "aziatike”.
Mbyllja jonë në një përcaktim të saktë të kufijve gjeopolitik të Europës që përfshin të gjithë Mesdheun (nga Gjibraltari deri në Detin e Zi), në arenën e rëndësisë tonë është duke prodhuar kufij të shkrifët, që nga ana tjetër janë duke shkatërruar çdo shpresë për paqe.
Home »
» Mesdheu, me kufij të shkrifët dhe peizazhe në lëvizje





