Serbët po kërkojnë përgjigje për një pyetje që s’ia bënë dot GJND-së

Nga Vladimir Gligorov

 

Po e lexuat shqyrtimin para gjykatës nga dhjetori i vitit të kaluar do të shihni se pala serbe ka qenë e vënë në dijeni se pyetjen e ka formuluar shumë ngushtë dhe ngapak të pakuptimtë (“A është deklarata e njëanshme e pavarësisë së institucioneve të përkohshme të vetadministrimit në Kosovë në përputhje me të drejtën ndërkombëtare?”). Në atë kohë, opinionit i thuhej me bindje se pikërisht kjo ishte mençuria, dhe sipas implikimit të zakonshëm, dinakëri e politikanëve serbë dhe e ekspertëve juridikë. Gjykata, pohohej, nuk mund të thotë se shpallja e pavarësisë është në përputhje me të drejtën ndërkombëtare, dhe pastaj kjo do të interpretohej edhe si mendim se edhe vetë pavarësia është në shpërputhje me të drejtën ndërkombëtare. Ata që kanë ndjekur shqyrtimin para Gjykatës së Drejtësisë kanë mundur të dinë se çfarë po pyetet saktësisht dhe çfarë do të jetë përgjigja. Ka qenë posaçërisht e qartë paraqitja e profesorit të Krawfordit, mendimit e të cilit gjykata në pjesën më të madhe i ka marrë parasysh. A duhej ta dinin këtë politikanët dhe juristët serbë? Përgjigja është pozitive. A e kanë ditur? Kjo në botën demokratike do të vërtetohej në ndonjë vend me politikë të përgjegjshme, meqë as autoritetet që respektojnë veten, as opinioni që respekton veten, nuk do të dëshironin të mos e shtronin çështjen e përgjegjësisë intelektuale e politike. Asgjë prej kësaj. Përgjigja e autoriteteve dhe e opinionit në Serbi, përafërsisht, nuk ka lidhje, shkojmë më tutje. Kjo kurrsesi nuk mund të pjellë të mirën. Presidenti i shtetit njofton opinionin kështu: “Gjykata ka shmangur të deklarohet rreth pyetjes thelbësore dhe ia ka lënë që për këtë dhe gjitha implikimet politike të diskutohet në organin më të lartë të Kombeve të Bashkuara – në Asamblenë e Përgjithshme. “Tibor Varadi, si ekspert është shprehur të jetë i dëshpëruar pse gjykata nuk u mor ‘me pyetjen thelbësore’. Po e lexuat shqyrtimin para Gjykatës nga dhjetori i vitit të kaluar do të shihni se pala serbe ka qenë e vënë në dijeni se pyetjen e ka formuluar shumë ngushtë dhe nga pak të pakuptimtë (“A është deklarata e njëanshme e pavarësisë së institucioneve të përkohshme të vetadministrimit në Kosovë në përputhje me të drejtën ndërkombëtare?”). Në atë kohë, opinionit i thuhej me bindje se pikërisht kjo ishte mençuria, dhe sipas implikimit të zakonshëm, dinakëri e politikanëve serbë dhe e ekspertëve juridikë. Gjykata, pohohej, nuk mund të thotë se shpallja e pavarësisë është në përputhje me të drejtën ndërkombëtare, dhe pastaj kjo do të interpretohej edhe si mendim se edhe vet pavarësia është në shpërputhje me të drejtën ndërkombëtare. Kjo ishte urtia, pohohej, sepse çfarë do të ndodhte sikur të shtrohej pyetja mbi të drejtën në secesion ose vetëvendosje. Gjykata do të mund të udhëhiqej nga arsye politike dhe jo me ato juridike. Kështu, gjykata është e detyruar të gjykojë sipas drejtësisë dhe jo sipas politikës. Prandaj, është e qartë se do të marr vendim se shpallja e pavarësisë është në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare.
Kjo është ajo që anglezët e quajnë “to be too clever by half” (të jesh më i mençur se gjysma). Pse? Sepse gjykata, cilado gjykatë nuk do të duhej të përgjigjej në pyetjen thelbësore, por në atë që i është bërë. Në bazë të kësaj nuk do të duhej të konkludohej, para se së paku të shpenzohej koha që të lexohen vendimet dhe arsyetimet se gjykata nuk është përgjigjur edhe në “pyetjen thelbësore”. Tadiq, Jeremiq dhe këshilltarët e tyre paraqesin qëndrime thua se askush nuk do t’i lexojë arsyetimet, por vetëm do të dëgjojë interpretimin e tyre. Është e mundur që opinioni serb do të sjellët ashtu, por jo edhe faktorët politikë ndërkombëtarë. Sepse ky vendim i gjykatës është shumë i rëndësishëm dhe përmbajtësor që thjeshtë të mund të hidhej poshtë si e parëndësishme “teknike” dhe politike. Gjykata, në fakt, është marrë me pyetjen thelbësore dhe kjo është se a është shpallja e pavarësisë në kundërshtim me të drejtën aktuale – të brendshme dhe ndërkombëtare. Në këtë mënyrë, dhe kjo nuk do të jetë e parëndësishme në shqyrtimet e ardhshme, është interpretuar edhe rezoluta 1244 dhe roli i Marti Ahtisarit si dhe të gjitha vendimet relevante të Këshillit të Sigurimit dhe motivimi i tyre. Pra, është interpretuar korniza reale juridike, ekzistuese brenda të cilës ka ndodhur shpallja e pavarësisë së Kosovës. Kjo është përgjigja në këtë pyetje thelbësore dhe me rëndësi është për të gjithë ata që do të bënin deklarata kudo në botë. Përgjigja në pyetjen thelbësore është, ashtu siç është theksuar se do të jetë në shqyrtimin e dhjetorit se instancat ndërkombëtare, siç është Këshilli i Sigurimit ose përfaqësuesit e tij, mund të deklarohen, që shpesh e kanë bërë, rreth ndonjë akti secesioni ose vetëvendosje ose shpallje të pavarësisë – pozitivisht ose negativisht. Gjykata, ndërkaq, ka gjetur se asgjë në kuadrin juridik dhe në vendimet e Këshillit të Sigurimit nuk sugjeron se ndalon ose shpallë jolegale shpalljen e pavarësisë së Kosovës dhe vetë pavarësinë e Kosovës. Kjo është përgjigja në pyetjen thelbësore juridike. Ajo për të cilën gjykata nuk ka dashur të merret është nëse një qëndrim i tillë i institucionit ndërkombëtar bie në kundërshtim me të drejtën për vetëvendosje ose të drejtën e secesionit, meqë kjo as që ka qenë pyetje. Nga arsyetimi, ndërkaq, mund të përfundohet, ashtu siç është thënë edhe gjatë shqyrtimit të dhjetorit, se përgjigja në këtë pyetje do të ishte negative. Por, gjykata ka refuzuar  me deklarimin rreth pyetjes që i është bërë, për implikimet dhe drejtpërdrejt të deklarohet edhe për “pyetjen thelbësore” që nuk i është bërë, përkatësisht se vetëzbulohet dhe formulohet se cila është ajo “pyetja thelbësore”. Përveç kësaj, gjykata po ashtu ka vendosur të merret me pyetjen rreth asaj nëse Kosova do të bëhet shtet apo jo. Meqë kjo është pyetje për vet Kosovën dhe për bashkësinë ndërkombëtare dhe nuk mund të zgjidhet me mendim gjyqësor. Gjykata, pra është përgjigjur në pyetjen që i është bërë, “thelbësore dhe teknike” dhe jo në pyetjen që nuk i është bërë. Përgjigja është mbështetur në drejtësi dhe jo politikë. Ajo është gjithëpërfshirëse dhe jo “thjesht teknike”. Dhe do të ketë peshë të rëndësishme politike e juridike. Autoritetet serbe dhe opinioni mund të thonë se e gjithë kjo “është palidhje”, por kjo është vetëm mënyra e shmangies së përgjegjësisë. Rrjedhja e mëtejshme e një politike të tillë varet nga sjellja e përgjegjshme e të tjerëve, mbi të gjitha e BE-së dhe SHBA-së. Ata duhet të kenë kujdes për interesat serbe më shumë se vet autoritetet serbe dhe opinioni politik serb. Nëse ekziston sistemi i përgjegjësisë intelektuale e politike, kjo nuk flet mirë.

Teksti është një shkrim autorial i Vladimir Gligorovit, përfaqësues i Institutit për Studime Ndërkombëtare Ekonomike në Vjenë

Posted via email from Shkupi Press extra