“Le Soir”
Deklarata këshillimore mbi pavarësinë e Kosovës, e lëshuar prej Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, nuk do të përbëjë më befasi për asnjë. Prej andej, pritej tekst me më gjuhë të drunjtë, ku fjalët e fjalitë do të përzgjidheshin të tilla që të mos krijonin (pa)kënaqësi te asnjëra palë. Por në fakt, në këtë deklaratë, fjalët janë përzgjedhur në mënyrë të tillë që nuk lënë shteg për dykënaqësi: “Gjykata doli në përfundimin(...) se vendimi i shpalljes e pavarësisë së 17 shkurtit 2008 nuk ka shkelur (dhunuar apo nëpërkëmbur) të drejtën e përgjithshme ndërkombëtare(...) as edhe kuadrin kushtetues”. Sipas kësaj deklarate, kosovarët kanë vepruar në përputhje të plotë me të drejtën ndërkombëtare, kur shpallën njëanshmërisht pavarësinë e tyre. Ky veprim duket se kishte për qëllim t’i bënte me dije krahinës së dikurshme serbe se tashmë ajo gëzon të drejtën e plotë të shtetësisë. Por që njëherazi, ka edhe qëllim t’u bëjë me dije të gjitha shteteve të këtij planeti, se ka ardhur koha ta thonë me plotgojë qëndrimin e tyre ndaj ‘çështjes kosovare’, pas afro dhjetë vitesh të përfundimit të luftërave në ish-Jugosllavi. Sigurisht që SHBA-të ka qenë nga nxitëset kryesore që Prishtina të hidhte hapat e saj të sigurt në rrugën drejt pavarësisë. Këtu nuk ka asgjë për të fshehur. Është më se e qartë gjithçka e tillë, ngase, pak kohë pasi u bë publike një deklaratë kaq e rëndësishme, Uashingtoni nxitoi t’u bëjë thirrje të gjitha shteteve evropiane që të mbështesin këtë vendim, veçanërisht pesë vendeve të Bashkimit Evropian që nuk e kanë njohur(ende) pavarësinë e Kosovës. Pa paragjykuar aspak aftësinë e kësaj Gjykate për të provuar pavarësinë e kaqdebatuar deri më tash, vërehet qartë se pavarësinë e Kosovës e nënshkroi ‘një dorë politike”. Mund të thuhet se kjo pavarësi do të ketë pasoja të drejtpërdrejta: Së pari, Kosovës i është dhënë mbështetja maksimale për të udhëtuar drejt pavarësisë së saj; së dyti, ky zhvillim vjen si pasojë e vazhdimësie logjike të lirisë së mundësuar për kosovarët nga amerikanët dhe aleatët e tyre të vitit 1999, natyrisht kundër Serbisë, por që lë njëherazi të pakënaqur edhe Rusinë tashmë të dobësuar; së treti, Beogradi, që ka shpërfillur deri më tash GJND-në - organizmi kryesor juridik të OKB-së - tashmë po shijon pasojat. Është mposhtur. Sidoqoftë, nëse hedhim sytë më tej, kjo deklaratë ngjan të ketë qenë ilaçi i duhur për të vendosur rendin e gjërave në rajonin e Ballkanit, por efektet anësore të tij mund të ndihen në rajone të tjerë, po kaq problematike. Më konkretisht, bëhet fjalë për Abkazinë dhe Osetinë e Jugut, që kanë qenë zemra e konflikteve të armatosura ndaj Gjeorgjisë dhe Rusisë, në verën e vitit 2008: një sërë prirjesh drejt pavarësive të vendeve të tjera, të cilat mund edhe të rivendosin një ekuilibër të ri gjeopolitik të planetit. Sigurisht, jo më shumë se kaq. Së fundi, le t’i hedhim sytë në ‘rajonin’ tonë. Mundësitë e shthurjes (détricotage) së shumë shteteve anëtare të BE-së, të cilat mund të përballen edhe me prirje veçueshmërie të disa komuniteteve, një mundësi kjo që nuk duket se do t’u shpëtojë nga dora katalanasve dhe baskëve, në Spanjë. Por, le t’i kthejmë sytë edhe në vendin tonë, orvatjet separatiste të flamandëve....





