PETRO MARKO - Dashuria ne ditarin e burgut

E shikoj me atë mall që unë vetëm e kam
ndjerë dhe ajo lëvis tani, lëvis krah’ e këmbë
e sy e flokë e trup... dhe sikur kërkon të hajë
hekurat me dhëmbë, të futet brenda, të më
përqafojë fort e të më rrëmbejë e duke më
thënë “eja Petrolino im, se goçja jote është
vetëm dhe...” të ikim bashkë që të dy e t’i
thërrasim qiellit dhe tokës dhe erës... “mjaft
më!”. Neve jemi të pafajshëm! Lërnani të
numërojmë rrezet e diellit! Lërnani të
vazhdojmë se numëruari yjt e jetës! Lërnani
të lozim me ngjyart e ylverit dhe me tingujt e
Lumturisë, se ne dashurohemi, se ne duam
Jetën, e duam Lirin’ e jetës, lirin e të
gjallëve...”



Sjell ndër mend ardhjen e berberit, e cili “më
rrojti me të shpejtë”, tek i sollën një xhaketë
dhe po “e stolisnin”. Kujton hapat në korridoret
e ftohta, që ka matur me lot e gjak. Shkallët
që ka ngjitur dhe derën me dy palë
hekura. Dy palë hekura me distancën 2 metra
në mes. Matanë hekurave e priste Safo.
Pranë tyre 5-6 roja. Njëri prej tyre u thotë të
flasin. Por çfarë mund t’i thotë ai asaj? Një
lëmsh i është mbledhur në grykë. Çfarë
thanë? Mundën të thoshin vetëm: “Si je? A
je mirë? Mirë! Po ti si je? Mirë, fare mirë…”
Sa gjëra kishte ai për t’i thënë? Mijëra fjali
që kishte endur me mend, në kushtet e mungesës
së saj. Mijëra prekje që kishte ëndërruar,
mijëra puthje që s’mund t’ia jepte.
***
Ky është takimi i tyre i vetëm. Njëkohësisht,
është boshti i këtij ditari, i këtij rrëfimi
intim, ku monologët dhe përshkrimi i
ndjesive mbretërojnë deri në faqet e fundit.
Aty ku ai shënon: “E shkruajta për ty Safolina
ime. Petro yt. 5 Maj 1950”. Dhjetë ditë më
vonë do të dilte nga burgu. Rrethanat e kishin
shpëtuar nga dënimi kapital. I kishte
shpëtuar fundit tragjik, fundit që s’mundën
t’i shpëtojnë shumë miq të tij. Ditët më pas?
I përjashtuar dhe i lënë krejtësisht në harresë.
Për shumë kohë. I papunë. I
refuzuar...Por ishte në liri dhe pranë gruas
së jetës së tij. Pranë Safolinës.
***
Safo është veshur bukur. Është një prej
ditëve të para të nëntorit 2008. Nga takimi i
tyre i parë në burg, kanë kaluar plot 60 vjet.
Ajo e kujton si sot...
Më pret bashkë me Arianitën, vajzën e saj.
Kanë nxjerrë nga arkivi i familjes këtë bllok
të vogël, ku ai takim i para 60 viteve përshkruhet
me imtësi. Ma tregojnë. Kur e marr në
duar, Safo lëviz nga vendi. Mjekra e vogël i
dridhet. Edhe zëri. “Kujdes, më thotë. Është
e Petros. Mos ma humb….!” Pastaj afrohet
dhe tregon me gisht inicialet e tyre me të
kuqe në kapakun prej kartoni të bllokut.
“Jam unë me Petron”, - thotë. Dhe hesht.
Pastaj me zërin që i dridhet sikur vajton:
“Petro im… Ku është Petro? Petro ka vdekur…
Është nën dhe…”. Dhe sytë i mbushen
me lot të mëdhenj. Dhe kujton sa ka vuajtur.
Sa kanë vuajtur të dy. Përhumbet, me vështrimin
ngulur në një pikë të padukshme. Dhe
mandej… Duket sikur i përkëdhelet sedra,
kur nis të lexoj me zë një pasazh nga dorëshkrimi
ditar. “E ka shkruar për mua. E ka
shkruar në burg. Atëherë kur s’mund të më
takonte, të më fliste…”
***
Nëntori i këtij viti, shënon dhe një përvjetor
tjetër për shkrimtarin Petro Marko. 95-
vjetorin e lindjes së tij. Bashkë me këtë bllok
që duket është kujtimi më i shtrenjtë që Safo
ruan nga thesaret Petros, përzgjedhim dhe
disa nga kujtimet e fëmijërisë. Janë kujtime
që ai ka hedhur në letër vite më vonë, e
mandej iu është rikthyer sërish, e sërish, sa
herë ka ndjerë se ai “fluturim” në të shkuarën
mund ta largonte sado pakëz nga disfatat
që i solli jeta. Pas këtij dorëshkrimi në
formë ditari, “Milosao” do të botoje dhe disa
shënime të tjera që shkrimtari ia kushton
Safos si dhe një varg kujtimesh nga fëmijëria
e hershme e shkrimtarit.


Në arkivin e familjes së shkrimtarit kemi zgjedhur këtë dorëshkrim në formë ditari
kushtuar gruas së jetës së tij, Safo Markos. Në të janë ndjesitë, përjetimet, ëndrrat, kujtimet,
brengat, ndonjëherë dyshimet e paqëllimta, një mall i pazakontë që shtrin krahët përgjatë gjithë rrëfimit...
Në të janë shkrimtari dhe artistja. Petro dhe Safo, si të ishin një person i vetëm.

ADMIRINA PEÇI

Një bllok i vogël që fsheh brenda
një himn dashurie. Një rrëfim
i pazakontë. Rrëqethës. I shkru
ar nga Petro Marko në vitet
1947-1950, në një prej qelive të
burgut të Tiranës. Fatmirësisht ky dorëshkrim
i rrallë i ka shpëtuar zhdukjes, siç
ndodhte rëndom në burgjet e diktaturës shqiptare.
Në të janë ndjesitë, përjetimet, ëndrrat,
kujtimet, brengat, ndonjëherë dyshimet
e paqëllimta, një mall i pazakontë që
shtrin krahët përgjatë gjithë rrëfimit... Në të
janë shkrimtari dhe artistja. Petro Marko
dhe Safo Marko, gruaja e jetës së tij. Si të ishin
një person i vetëm. Nuk është publikuar
kurrë i plotë. Dhe nuk ka dalë asnjëherë nga
shtëpia e shkrimtarit, ku sot, vajza e tij Arianita
dhe Safo, e ruajnë me fanatizëm.
Kapaku i trashë prej kartoni, i zverdhur
e me njollat e kohës mbi të, mban përsipër
inicialet e emrave të tyre. P.S. (Petro dhe Safo)
shkruar me të kuqe. Dy shkronja që
ndërthuren me njëra-tjetrën, e që e ftojnë lexuesin
që ka fatin ta marrë nëpër duar këtë
bllok, tek faqja e parë brenda tij. Në faqen e
parë, në krye dallon emri i shkrimtarit. Poshtë
tij një titull brenda thonjëzave: “Bisedime
me Safolinën”, dhe pak më poshtë Petro Marko
vizaton hekurat e burgut, për të vendosur
më pas në mes tyre titullin e këtij dorëshkrimi
“Takimi i parë”. Në të vërtetë ai ishte
takimi i vetëm që ata patën në burg...
***
Më 15 maj 1947, Petro Marko u burgos me
akuzën për spiunazh tek të huajt. Atë natë
ndodhej në shtëpinë e Safos dhe nënës së saj.
Ishte mesnatë kur trokitën. Të atilla ishin
arrestimet e intelektualëve atëkohë. Thuajse
të gjitha në mesnatë. Një kontroll i imët e
me ritme të çmendura në gjithë shtëpinë e
vogël dhe mandej hekurat në duart e shkrimtarit.
Atëkohë kur e arrestuan ai ishte kryeredaktor
i gazetës “Bashkimi”.
Sapo kishte ardhur nga Spanja, kishte
qenë partizan, ndërkohë miqtë e tij ishin futur
tashmë në burg. Safo e kujton ende tronditjen
e thellë të asaj nata. Nuk mundën të
shkëmbejnë asnjë fjalë. Vetëm Petro mundi
t’i thoshte: “Më beso se jam i pastër si kristali”.
Iku nëpër natë dhe Safo nuk mundi ta
shohë më. Prej asaj nate, nisën mungesat,
vuajtjet, akuzat e pafund dhe torturat çnjerëzore.
Safo shkonte çdo ditë atje. E kërkonte,
por askush nuk e ndihmonte, qoftë edhe për
ta parë një herë të vetme. I çonte ushqimin
që e përgatiste nëna e saj. Merrte rrobat e
Petros, të cilat nëna nuk e lejonte t’i shihte.
E ç’të shihte? Ishin mbuluar në gjak, prej
torturave. Por sërish ajo ngulmonte. Kalonte
portën e burgut me ushqimet në dorë,
pyeste në mund të takohej me të, sërish
pyeste e pyeste… Nga ana tjetër në qelitë e
burgut, shkrimtari nuk dinte asgjë për të
dashurën e tij. Nuk dinte sa e lënduar ish, sa
e trembur, sa po vuante… Derisa një ditë, nga
një cep i një dritareje përkundruall, prapa
hekurave ai mundi të shquante siluetën e saj.
E pa tek kapërceu portën e burgut dhe u fut
në oborr. Në trup ndjeu gjakun të rendë me
shpejtësi drejt zemrës. Nuk mundi t’i fliste.
Nuk mund ta prekte. Mundte veç ta kundronte
nga ai cep prapa hekurave. Ishte data 23
prill 1948. Një datë që ai do ta mbante mend
gjithë jetën.
Prej asaj dite, ai e ndjente, e dinte, kur ajo
do të shfaqej në portën e burgut me ushqimet
në dorë. Dhe niste mandej një rrugëtim të
gjatë në kujtime, në ëndrra. Dhe fliste me
Safon, pa qenë ajo aty. Edhe pse në burg, në
mungesën e plotë të lirisë, ai mund të “arratisej”
përmes kujtimeve e të rendte në
rrugët ku kishin ecur bashkë, në zyrën e
gazetës “Bashkimi” ku u panë për herë të
parë, në atë takimin e paharruar kur e pyeti;
“Je e fejuar?”, – Jo, i tha Safo. Pastaj ai e
pyeti sërish: “Je e dashuruar”? Sërish jo.
Atëherë ai i tha; “do bëhesh gruaja ime”. Ai
kujton atje në qeli, i lodhur e i dërrmuar të
qeshurën e saj. Kujton se si u takuan sërish,
kur Safo i tha të njihte nënën e saj, e kur ai
pa e zgjatur ia behu në derën e shtëpisë, i
ngarkuar plot me dhurata…
***
Është fundi i vjeshtës 1948. 3 nëntor. Atë
ditë ai mundi të takohej për herë të parë me
gruan e jetës së tij, atje në burg me hekurat
që i ndanin. As e kishte menduar se ai takim
do të ndodhte. Ishte takimi i tyre i vetëm në
ato tre vite burg. Kujton momentin kur i
thanë: “Do të takohesh me shoqen tënde”.

Sjell ndër mend ardhjen e berberit, e cili “më
rrojti me të shpejtë”, tek i sollën një xhaketë
dhe po “e stolisnin”. Kujton hapat në korridoret
e ftohta, që ka matur me lot e gjak. Shkallët
që ka ngjitur dhe derën me dy palë
hekura. Dy palë hekura me distancën 2 metra
në mes. Matanë hekurave e priste Safo.
Pranë tyre 5-6 roja. Njëri prej tyre u thotë të
flasin. Por çfarë mund t’i thotë ai asaj? Një
lëmsh i është mbledhur në grykë. Çfarë
thanë? Mundën të thoshin vetëm: “Si je? A
je mirë? Mirë! Po ti si je? Mirë, fare mirë…”
Sa gjëra kishte ai për t’i thënë? Mijëra fjali
që kishte endur me mend, në kushtet e mungesës
së saj. Mijëra prekje që kishte ëndërruar,
mijëra puthje që s’mund t’ia jepte.
***
Ky është takimi i tyre i vetëm. Njëkohësisht,
është boshti i këtij ditari, i këtij rrëfimi
intim, ku monologët dhe përshkrimi i
ndjesive mbretërojnë deri në faqet e fundit.
Aty ku ai shënon: “E shkruajta për ty Safolina
ime. Petro yt. 5 Maj 1950”. Dhjetë ditë më
vonë do të dilte nga burgu. Rrethanat e kishin
shpëtuar nga dënimi kapital. I kishte
shpëtuar fundit tragjik, fundit që s’mundën
t’i shpëtojnë shumë miq të tij. Ditët më pas?
I përjashtuar dhe i lënë krejtësisht në harresë.
Për shumë kohë. I papunë. I
refuzuar...Por ishte në liri dhe pranë gruas
së jetës së tij. Pranë Safolinës.
***
Safo është veshur bukur. Është një prej
ditëve të para të nëntorit 2008. Nga takimi i
tyre i parë në burg, kanë kaluar plot 60 vjet.
Ajo e kujton si sot...
Më pret bashkë me Arianitën, vajzën e saj.
Kanë nxjerrë nga arkivi i familjes këtë bllok
të vogël, ku ai takim i para 60 viteve përshkruhet
me imtësi. Ma tregojnë. Kur e marr në
duar, Safo lëviz nga vendi. Mjekra e vogël i
dridhet. Edhe zëri. “Kujdes, më thotë. Është
e Petros. Mos ma humb….!” Pastaj afrohet
dhe tregon me gisht inicialet e tyre me të
kuqe në kapakun prej kartoni të bllokut.
“Jam unë me Petron”, - thotë. Dhe hesht.
Pastaj me zërin që i dridhet sikur vajton:
“Petro im… Ku është Petro? Petro ka vdekur…
Është nën dhe…”. Dhe sytë i mbushen
me lot të mëdhenj. Dhe kujton sa ka vuajtur.
Sa kanë vuajtur të dy. Përhumbet, me vështrimin
ngulur në një pikë të padukshme. Dhe
mandej… Duket sikur i përkëdhelet sedra,
kur nis të lexoj me zë një pasazh nga dorëshkrimi
ditar. “E ka shkruar për mua. E ka
shkruar në burg. Atëherë kur s’mund të më
takonte, të më fliste…”
***
Nëntori i këtij viti, shënon dhe një përvjetor
tjetër për shkrimtarin Petro Marko. 95-
vjetorin e lindjes së tij. Bashkë me këtë bllok
që duket është kujtimi më i shtrenjtë që Safo
ruan nga thesaret Petros, përzgjedhim dhe
disa nga kujtimet e fëmijërisë. Janë kujtime
që ai ka hedhur në letër vite më vonë, e
mandej iu është rikthyer sërish, e sërish, sa
herë ka ndjerë se ai “fluturim” në të shkuarën
mund ta largonte sado pakëz nga disfatat
që i solli jeta. Pas këtij dorëshkrimi në
formë ditari, “Milosao” do të botoje dhe disa
shënime të tjera që shkrimtari ia kushton
Safos si dhe një varg kujtimesh nga fëmijëria
e hershme e shkrimtarit.



Njohja e Petros me Safon
Safo e kujton si sot njohjen e tyre. Ajo
thotë se janë parë për herë të parë në
redaksinë e gazetës “Bashkimi”, ku
Petroja punonte atë kohë. Ka qenë viti
1945. Safo thotë se atë kohë kishin
dërguar një letër rekomandimi, për të
gjetur një punë për të, duke u nisur nga
prirjet e saj artistike. Atë letër shkrimtari e
ka ruajtur deri në vdekje. Safo e kujton
Petron si një djalosh shumë simpatik dhe
i veshur bukur. E kishte parë edhe herë të
tjera në bulevard, në shëtitjet e famshme
të saj kohe. Safo kujton se që në momentin
e parë kur janë parë ai e ka pyetur: Je
e fejuar? Dhe Safo i ka thënë, “Jo”. Pastaj
ai ka bërë një tjetër pyetje: “Je e dashuruar”.
Dhe Safo sërish i ka thënë “Jo”. Dhe
Petro Marko ka bërë një deklaratë të
guximshme: “Atëherë ti do të bëhesh
gruaja ime”.

Safo: Takimi në burg
Safo e kujton si sot takimin e vetëm
që ata patën në burg. Ndryshe nga
Petro, ajo ka pasur të tjera përjetime.
Ishte në ankth. E dinte se e torturonin,
E dinte se rrobat e tij gjithmonë
ishin të gjakosura. Kishte kaluar një
vit e gjysmë dhe nuk e kishte parë
asnjëherë. Ditën e 3 nëntorit 1948,
Safo pa që djaloshi i saj i bukur ishte
krejtësisht i shkatërruar, i dobësuar, i
torturuar. Kishte frikë mos i kishin
thyer këmbët a duart. Ndaj i thoshte
që të lëvizte pak sa për ta parë. “Kur
e pashë u tmerrova. Nga gjithë ai
çun i bukur, i pashëm, ishte kthyer në
një skelet që i dukeshin vetëm
dhëmbët... Kishte hyrë njeri dhe ishte
shndërruar në kufomë...”




Dorëshkrimi
i panjohur

Petro
MARKO

“Bisedime me Safolinën”



Takimi i parë
Shekuj a çaste kanë kaluar, këtë nuk ësht’ e mundur
ta përcaktoj!Po vetëm një gjë është e vërtetë: që unë
digjem nga malli, sa them shumë herë “mor po ta
shoh një herë, pastaj le të vdesë!” se merre me ment:
or’ e çast, për kaqë shekuj të qaj e të qesh me ty dhe
tërë këjo jetë lark teje, vetëm në fantazi, vetëm duke përsëritur
e ripërsëritur çapat që këmbët tona linin në hapësirën e
bardhë të një lumturie që jetonim, po që nuk çmonim! “Ta shoh
një çikë, pakëz ti shohë syt e saj për së gjalli! A do ta kem këtë
fat? “- Se tërë forca e dëshirave të mia, e ëndrrave të mia të
fundit përsërisnin or’ e çast.
“Ta shikoj edhe një herë para se të vdesë!”.
…Unë dua të të shoh një herë, vetëm një herë – me kusht që
ti të mos më shikosh mua se e di që duke të parë ty do të kuptoj
më mirë se sa e dhëmbshur është jeta, sa e shtrenjtë është jeta,
sa e shenjtë, madhështore, hyjnore… është jeta! Sa fuqi dhe
ç’burim është Jeta! Se vetëm në syt e tu shkruhen dhe llamburitin
ligjet e fuqishme të jetës… Dhe këtë ta them duke u
betuar në llahtarin’ e ëmbël dhe të tmerrshme të valles që zemra
ime kërcen në hapësirën e kësaj ndarje tragjike- që vetëm
syt e tu, forca e tyre dhe kushtrimi i tyre më thoshin: “Jeto!”…
Po ç’e do! Të jetosh me shekuj lark syve të tu, thoshin disa se
me distancën e kohës humbiste dhe fuqia magjike që kërcënon
dëshpërimin dhe mortjen! Dhe ja ku po ta them: këjo nuk është
e vërtetë!
E vërteta është se duke u ndritur me shekuj prej syve të tu,
drita e tyre përdita shtohet e shtohet sa arrin që të shkrijë hekura
dhe errësirë dhe çdo gjë që prek e shoh të më duket: Jetë!
Mjerë ata që nuk drejtohen nga sy të tillë!
Dhe isha i lumtur e isha i mjerë!
Se unë nuk desha të çkëputesha nga syt e tu! Syt e tu më
kanë puthur me ëmbëlsinë dhe nanuritjen e syve të tu! Po unë
desha ti shikoja edhe një herë! Edhe një herë! Çdo njeri para se
të shuhet nga lista e të gjallëvet, ka të drejtë të kërkojë
diçka...(Është një traditë që meriton të përmendet) Po si?...
Kalonin dit’ e netë! Çaste dhe shekuj!
“Ah ta shihja edhe njëherë! Ta shikoja pakëz...!”
...Dhë nëse do të ketë njerëz - dhe ka që thonë: E ç’kuptim ka
të plotësosh një dëshirë, kurse çdo gjë të marrë funt?!” Unë
këtyre u përgjigjem: “E ç’kuptim ka për ju jeta kurse nuk jetoni?”
Ose edhe: “Ç’kuptim ka për ju vdekja, kurse nuk kini jetuar?”
E di: kalojnë ditë dhe kalojnë netë dhe gjithënjë digjem e
përvëlohem të dëgjoj një herë zërin tënt! Se zëri yt është kënga
e jetës, është simfonia e ëndrrave të mia! Po ç’e do! Kalojnë
muaj dhe vjetë dhe shekuj! Ti tani flet, e sheh, e punon, e ëndërron
... Siç flasin burimet e maleve, siç shohin yjt’ e qiellit, siç
punon zëmëra e kohës, siç ëndërron agimi i Jetës... dhe unë
këtu mas pulsin e frymës sate, se nën rithmin e tij akoma e
mbaj lart flamurin e Jetës!
“Të të shoh edhe njëherë, pa pastaj le të vdes!... Se kam frikë
që nuk do të tretem po s’të pashë edhe një herë.
E di o Safolina ime, se forca e Dashurisë s’matet as me lotët,
as me këngët, as me trimërit’ e rrëmbimeve ... po me numrin
dhe gradën e lenteve të syve që dashurohen, bile edhe me
ngjyrën e tyre. Ja, për shembull, se ç’janë për mua syt e tu: ato
smadhojnë edhe rrudhat më të holla të ballit të Jetës dhe
ndriçojnë edhe pallcën e errësirës, ato sbukurojnë dhe trevat
ku ra çkatërrimi, ato çdo gjëje i japin ngjyrën e krijimit... ato
zbusin, pajtojnë, e nderojnë... të bëjnë të jeç krenar që je njeri
dhe të drejtojnë për në brigjet e Triumfit të Jetës! Me ato sy
pash horizonte të pakufishme mijra-ngjyrash, mijra-agimesh,
mijra-shpresash, mijra-tingujsh! ... Ah, dhe për këtë unë sa
dëshiroj t’i shoh edhe njëherë, se me to unë do të shoh bukurin’
e fundit të kësaj toke të bukur, me to unë do të shohë për
herën e fundit ngjyrat e Jetës që thonë: “Sa yj fshihen akoma,
sa lule fshihen akoma! Dhe ti sa gjurmë të bukura mund të lije
në këtë arenë të pasosur të krijimit!”
... Dhe ja! Një ditë prilli- pas afro një vit. - Ti me sefer-taset
në dorë ishe në derën e burgut dhe unë nga një cep, nga një cep
i vogël i dritares përkundruall
derës së oborrit, të
PASH! TË PASH! TË
PASH! ... PASH SAFOLINËN
TIME!
Dhe gjaku, dhe fryma,
dhe JETA nisi të marrë
mijra tinguj e mijra
ngjyra! Tinguj që këndonin
hymne malli e dëshire, gëzimi e dëshpërimi,
tinguj Dashurie! Ngjyra që hekurat i bënin lule,
muret i bënin qiej te pa funt dhe çimenton oqeane! Ngjyra që
çdo gjëje i veshnin petkun e ëmbël të Dashurisë!
Dhe unë TË PASH!
Ti qëndroje kokë-ulur! Ti shikoje brenda dhe syt e tu depërtonin
mure dhe hekura dhe unë nëpërmjet tyre NISA PRAPË
TË SHIKOJA JETËN!
Dhe kështu 23 Prilli 1948 u bë edhe këjo një datë e shënuar e
Jetës sime! Dhe pastaj përditë ... përditë ... ah si e prisja unë
atë orë, aty nga një cep i dritares përkundruall derës së oborrit
që hapej pak centimetra, unë SHIKOJA SAFOLINËN TIME!
Dhe sa i lumtur dhe sa i mjerë isha!
... Dhe qeshja dhe qaja – jetoja - me ty! Ti vije! Qëndroje aty
para derës (herë e veshur si parëverë, herë si verë, herë si vjeshtë)
dhe stinët unë i shikoja në veshjen tënde. Se në fytyrën tënde
shprehej një agoni që vetëm sy që dashurojnë munt të kupëtojnë!
Të flisja! Më përgjigjeshe: “Duro për mua! Jeto për mua! Unë,
Goçja jote jam aty me ty, se të dua fort unë! Dashuria jonë është
e drejtë prandaj dhe do të trimfoj! Ti je i pastërt dhe Drejtësia
do të triumfojë! Unë do të pres! Rroj vetëm për ty! ... Dhe
këto fjalë më bënin krenar dhe me të drejtë thosha se lumturia
e njeriut gjendet edhe në konditat e mija...!
Dhe kështu më shikoje e të shikoja nga një vrim’ e vogël
e dritares përkundruall derës së oborrit që hapej pak centimetra-
në shi e në borë, në vap’ e në të ftohtë dhe malli më
shtohej: “Ah, kur do të takohemi!”
“Të takohem një herë, të flas me të, pastaj le të vdesë!
Po kur? Kalonin dit’ e muaj dhe ti mbete në dyert e burgjeve!
Kur?
Imagjinata ime nuk la horizont pa shkelur me syt e tu!. Çdo
çast e çdo dit’ e çdo natë, fluturoja me ty atje ku s’ka shkelur
këmbë njeriu! Po kur të shikoja pakëz aty përpara derës me
ushqimet në dorë, thoshja : “Gjer kur?”
Dhe kështu kalonin muaj të tëra!
Monotonia e pritjes qëllonte fort si një vare në daullen e
agonisë!
Gjer kur?
Ah! Vetëm një çast të takoheshim! Të flisnim! Të çmalleshim!
T’i thoshja: “Si je? Safolina ime, si jeton pa mua?” Dhe
të dëgjoja zërin e saj! Të dëgjoja vetëm një herë të më thoshte:
“Goçja jote është e fortë! Ajo të pret!...
Ti thoshja vetëm dy fjalë: “Safolina ime! Jam ashtu siç më
njeh! S’të kam fshehur asgjë! Jam i pafajshëm! Të dua si poeti
të bukurën e dheut, si unë Safolinën dhe Lirinë!...
Dhe çdo gjë që të ngjasë ... ti jeto!” (Po unë jam i krisur! Ç’vete
e mejtoj! Po
nuk dihet! A ti them:
“Dashurove një fatkeq? – Mos vallë të pengoj
lumturinë dhë rrugën tënde? Ti je e lirë! Mos humb
të rit’ e tu! ...sa i marë që jam! Ajo më dashuron, dhe unë...? Po
ç’të them! Vuaj, sepse ajo vuan! Ajo vuan më shumë se unë, se
nuk është mësuar në të tilla dallgë të egëra! Po Ajo është forcuar
dhe e di se ku vete se ka Dashurinë Yll Polar! Ajo bën atë
që i thotë zemëra! Ajo është goçja ime! Ajo më pret, se është e
sigurt se do të triumfoj Drejtësia!)
Dhe kështu u mësuam në këtë jetë.. të kënaqur se kishim
fatin e mirë të shikoheshim çdo drekë: Ajo përjashta derës
s’oborrit me sefër-taset në dorë, me zemrën gur dhe me shpirtin
e saj në qeli pranë meje - dhe unë prapa hekurave të dritares,
në vetminë time plot tinguj lëngate po me sytë e zemërës
sime pranë Safolinës sime që e ndiqja çap për çap me një
llahtarë dhe një ëmbëlsi, me një dëshpërim dhe lumturi të
pathënë.
Ngjarjet historike, duke dënuar sistemin që na ndau dhe
na largoi, bënë kthesën e famëshme që ngrohu zemërat e viktimave
të gjalla ... Syt e Safolinës sime çkëlqenin nga kënga e
shpresës së triumfit të Drejtësisë. Zemëra e saj e ngrirë, u ngroh
nga dielli i besimit mi Drejtësinë dhe një këngë e re na
lajmëronte: “Së shpejti do të BASHKOHENI!” Çudi! Lum ata
që janë të pastërt si kristali dhe që trembin mortjen me sinqeritetin
e besimit të tyre! Lum ata që trumbetojnë iden’ e tyre
edhe nga varri!
... Po si ta them tani ditën e shënuar të takimit tonë të parë?
Më mirë është që të flas ashtu siç ngjau: Vetëm këtë mbaj
mënt”
Kur e pash – si gjithënjë, jashtë derës më fliste me sy, me
këmb’ e me duar! Ishte e dehur nga një gëzim i pa shembëlltë!
Po çdo jetë? Mos vallë do të lirohem?” dhe unë - si ajo mënt
fluturoja nga gëzimi! Po pse? (Ah kush ka ndjerë çaste të tilla,
s’ka mbajtur mënt asgjë, se të tilla çaste janë kulme dehjesh
sublime dhe s’kanë të bëjnë aspak me gëzimet dhe lumturitë e
rralla!) Po megjithatë skalisen thellë në arenën e kristalt të
kujtesës dhe bëhen rezervë forcash gjallërie, bëhen të përjetshme...
Pastaj mu bë sikur erdhi roja “më buzëqeshje - çudi!” dhe
sikur më tha “ Eja! Do të ta-ko-hesh me shoqen tënde!” dhe
pastaj sikur erdhi berberi, ky më rrojti me të shpejtë! Më prunë
një xhaketë! Më stolisnin! (Çudi! ) Dhe unë mënt po çmendesha!
Mejtimet e mia përziheshin dhe përqafonin Safolinën time!
DO TË TAKOHEMI! (Gjëra që duken çudi e përrallë. Po thonë
se do TË TAKOHEM ME SAFOLINËN). Bëj atë që më thonë!
Ato rojet dhe berberi i ynë-ah... gjithënjë më flasin! E ç’më
thonë?
Unë vloj në mejtime: “Po a ësht’ e vërtetë? Po ç’do ti
them? Po si do të jetë vallë?.. sa kohë kaloi qysh nga 15 maji
1947? Sa jemi sot? Po sikur të na linin pak çaste pranë e
pranë? Ku do ta puth më parë? Në sy! Pastaj në buzë, pastaj
në SY dhe do ta shtrëngoj fortë, fortë duke i thënë: merrmë
me vetë! Mos më lë këtu më! Po pastaj ...”
... Dhe kështu si i ndezur nga diçka që të shpie në majat më
të larta të një dehje të lumtur ... më shpien nëpër korridoret –
ah këto korridore që janë matur me lot’ e gjak – më hypin nëpër
shkallë e më shpien drejt derës lart – aty ku janë dy palë hekura,
aty ku këmbët e mia sa mijra herë kanë shkelur, aty ku
duart e mia sa mijra herë janë mbajtur (kur në kohërat e çdo
regjimi vinin e më vizitonin ...) dhe ku një herë motra ime më
tha: “E pse s’u vrave në Spanjë, ose në ndonjë kënd tjetër? Kështu
do të kishim qarë njëherë e përgjithënjë, kurse tani ne të
qajmë për ditë!... (Po unë nuk u vrava në asnjë kënd të dheut,
se në një kënd të dheut më priste SAFOLINA ime!)... Aty në
hekurat, mu parakalua tërë e kaluara ime dhe nuk dëgjoja gjë
dhe nuk shikoja gjë! Mu bë sikur përpara meje- në hekurat e
matanshme, nja dy metra lark hekurave të këtejshme- qëndronte
silhueta e SAFOLINËS. Kishte zënë hekurat me të dy duart,
kishte shtrënguar kryet e saj në hekurat, sikur kërkonte ti lakonte
e ti shkrinte dhe të futej brënda! ... Ajo ishte! Ishte SAFOLINA,
se cdo gjë: era e ëmbël e saj, silueta e ëmbël e saj... Po
SYTË? Ku ishin sytë e saj? Po unë nuk shoh gjë?
Po çdo gjë që shoh është Safolina!... Dhe nyja në fyt bëhej
më e trashë dhe silhueta gjithënjë bëhej më SAFOLINA ose
më silhuetë që binte erë SAFOLINA, që kishte SY, e ball, e flokë,
e këmbë e duar... SAFOLINA. Vetëm një harmoni ngjyrash
SAFOLINA! Vetëm një ishte jeta që më shikonte! (Aty ishin
grumbulluar pesë a gjashtë roje) dhe nyja në fyt bëhej më e
madhe! Dhe veshët më trumbetonin ... Kurse një zë “ë de folni,
pse nuk flisni?” më bëri që të mblidhja veten dhe diçka desha
të thosha, desha të thosha atë fjalë që or’ e çast –dit e natë- e
kam përmendur, desha të thoshja “SAFOLINA IME!”...po AJO
lëvizi dhe pa pritur dëgjova zërin e saj: “Petrolino im”!...
...Pastaj mu bë sikur dëgjova : “Si je?”. Ishte zëri i saj! “Si je
Petro im!”...
Dhe nyja e fytit ç’u bë! Ajo më mirrte frymën! Po zëri i Safos
sime prapë pyeste me ankim e me lumturi, me dëshpërim e
me krenari “Jam una goçja tate!”
Une besoj se edhe i vdekur po t’isha do të përgjigjesha: “Unë
jam poeti tat” ... po çudi! E shikoja dhe gjithënjë më dukej një
silhuetë që humbiste që shkrihej vetëm në një: SAFOLINA.
Pastaj mu bë sikur pash hekurat më të trasha e më të dendura
dhe u shkunda: “Safo, po ti si je?” e pashë që buzëqeshi
dhe zemra nisi të rrihte me ritmin e pulsit të saj. “Unë jam
fare mirë! - Edhe unë! Po ti si je? –Fare mirë, mirë! Po ti si je? –
Mirë, mirë! Si je ti? – Fare mirë! Mirë! Po si je nga shëndeti? –
Fare mirë, mirë, mirë, fare mirë! – A je mirë? – Mirë, mirë! Po
ti?...”
Pastaj mu bë sikur ajo më tha: “Pa ec pak! Lëviz pak! Pak
sa të të shoh...” Dhe unë pa dashur lëvizja krah e këmbë dhe
kur u ktheva prapë në vend të parë, pash SYT e SAFOLINËS
SIME që çkëlqenin nga gëzimi! “Je mirë? Unë jam fare mirë!
Po si je Petro? A je mirë?” Po dale pak! Dua të flas! Ajo siluetë
eshtë safolina ime! Është goçja ime! Ay zë, ajo këngë plot harmoni
lëngimi, del nga shpirti i Safolinës sime!...Ja ku është!
Ja... ja... zgjat duart...nuk arrijnë! ( Ah këta hekura!)... Po ç’ti
them? “A je mirë?...Mirë!...Mirë!”
Dhe pastaj mbaj mënt se gjaku im i pakët nisi të vlonte kudo
si fjalët që kërkonin të dilnin më vrull tufani po që ah, s’dilte
asnjë, se njëri mejtim mundte tjetrin me shpejtësinë e nje mejtimi
si ay imi që kërkonte të bënte me gjuhë bilbili, edhe hekurat
e kryqëzuara! Dhe tërë ato fjalë që për kaqë shekuj i kisha
përsëritur me miliona herë...as që më vinin nër mënt!
Dhe sa para vlenin fjalët? Përpara meje qëndronte SAFOLINA
ime! Më shikonte dhe e shikoja. Dhe kjo ishte SAFOLINA
ime të cilën kaq shumë e kisha idealizuar, kaqë me densitet
kisha rrojtur me të gjatë shekujve të ndarjes, sa tani duke
qenë para saj-ja ku ishte dy metra lark meje!- S’di ç’ti them!
E shikoj me atë mall që unë vetëm e kam ndjerë dhe ajo
lëvis tani, lëvis krah’ e këmbë e sy e flokë e trup... dhe sikur
kërkon të hajë hekurat me dhëmbë, të futet brenda, të më
përqafojë fort e të më rrëmbejë e duke më thënë “eja Petrolino
im, se goçja jote është vetëm dhe...” të ikim bashkë që të dy
e t’i thërrasim qiellit dhe tokës dhe erës... “mjaft më!”. Neve
jemi të pafajshëm! Lërnani të numërojmë rrezet e diellit! Lërnani
të vazhdojmë se numëruari yjt e jetës! Lërnani të lozim
me ngjyart e ylverit dhe me tingujt e Lumturisë, se ne dashurohemi,
se ne duam Jetën, e duam Lirin’ e jetës, lirin e të
gjallëve...”
Po... në këto çaste kushtrimi kundër padrejtësisë buçiti zëri
i Safolinës sime: “Të pres! Ti je i pafajshëm! Ti djal’ i lirisë
dhe i Revolucionit! Të pres! Ti je njeriu im! Ti je i
drejtë...prandaj të pres me orë pranë meje!...” e dëgjoja si nëj
njeri që dëgjon vendimin e gjykatës së lartë të ndjenjës dhe të
dhimbjes! Dhe ato çaste isha më i lumturi i botës, se ky vendim
që dilte nga Drejtësia e Dashurisë ishte vendimi i prerë i
një jetë që ëndërroi dhe që luftoi nën flamuj të një Dielli të Ri,
ku kënga, krijimi, dashuria-Liria, t’ishin nenet e përjetshme
të kushtetutës njerëzore! “Të pres! Jemi të pafajshëm!” ...Dhe
e pash që buzëqeshi! Pash më në funt edhe SYT’e saj që më
flisnin me një krenari duke më thënë: “Këjo ishte Prova e
Madhe e Dashurisë sonë! Neve bashkë- se jemi një- do të shkelim
në gjurmët e shtigjeve të reja! Bashkë...gjer në funt, se
Dashurohemi!”
Unë s’mbaj mënt tjetër gjë! Vetëm kur roja tha “Mjaftë më!
Shkoni!”. Atëherë vura re, se Safolina ime nuk ndahej nga hekurat!
Ishte mbërthyer aty dhe më shikonte! “Shkoni tani”-
përsëriste roja...Edhe unë nuk çkulesha dot! E ku të veja? E
pse të ndaheshim? Ajo të shkonte rrugëve e vetme dhe unë në
qelin time i vetëm? E pse? “Dëgjuat? Shkoni?!- na urdhëronte
roja!
(Epo të mendoç tani dhe të thuash: “Pse nuk largoheshit
nga hekurat, po rrinit aty që të dy si të ngrirë?” Unë të
përgjigjem: “Nuk ishim të ngrirë! Përkundrazi ishim ndezur!
Çdo gjë ishte në flakë: edhe hekurat, edhe padrejtësia! Dhe të
betohem se atë çast një revoltim i pa shembëllt, po i
ndërgjegjshëm më nxiste të thërrisja: “Mjaft më! Nuk u
kënaqët në shekujt e ndarjes sonë? Nuk u kënaqët me lëngatën
tonë? Eja SAFOLINA ime! Mermmë!Mos më lër këtu!...” Po
atë çast duart e forta të rojeve me çkulën nga hekurat dhe unë
duke pasur gjithënjë syt e ngulura në silhuetën e SAFOLINËS
sime po largohesha...Ajo fliste: “shko, shko ti i pari, dua të të
shoh nëse ecën...po mos u mërzit se unë jam jotja, jam goçja
jote besnike, të pres...se je i drejtë...se jemi të pafajshëm!...”
***


Kur roja hapi prapë qelinë time, isha i hutuar! Mbaj mënt
vetëm këtë: e pyeta me zë të shuar: “Sa kemi sot? “Dhe ay:-
TRE NËNTOR 1948!
Domethënë ishte dita (nuk e pyeta rojën se ç’ditë e javës
ishte...po do ta gjej ndonjë ditë në kalendar) TRE NËNTORIT,
dita e takimit të parë me Safolinën time...
Tani pyes veten: “A do ta harroj kurrë këtë ditë? Dhe a mbaj
mënt gjë mi Takimin e Asaj Dite? ...Çdo gjë e Asaj dite ishte
skalisur thellë e thellë me skarpellon e dhimbjes dhe të mallit,
me çekiçin e lëngatës dhe të shpresës...dhe a ka në shekuj
tufane dhe thellime që të shuajnë gërmat e thella të çasteve të
tilla-çaste gas-lëngate dhe çqetësimi që kompozojnë Sinfoninë
e një Dashurie të pashembëlltë?

(E shkrova për ty o Safolina ime)
Burg më 5 maj 1950
Petro yt

Milosao