Alba Kepi
Dy pyetjet e fundit kanë sigurisht përgjigje interesante tek kushdo që nudon, erosin, seksin e kanë kthyer në filozofi të jetës
Gati për pushime? Për të apasionuarit e leximit, por dhe për "dembelët" që nuk arrijnë ta përfundojnë një libër, ky është momenti më i përshtatshëm i vitit për t'iu dedikuar shkencës më të dashur të njerëzimit të të gjitha kohërave, letërsisë. Po, sepse magjia e leximit u pëlqen pothuajse të gjithëve. Kush e ka të pamundur ta kuptojnë ekzistencën e tyre pa të pamungueshmin libër në dorë, dikush e ka zbuluar këtë pasion gjatë rrugës së tij të jetës e të tjerë adhurojnë artin e leximit, por nuk u mjafton kurrë koha për t’iu kënaqur atij. E pra, ardhja e pushimeve, qetësia, dispozicioni i kohës të ofron "modën" që nuk perëndon kurrë, leximin. Statistikisht në çdo shtet të botës, stina e verës shënon përpikmërisht dyfishimin vjetor të shitjes së numrit të librave e larminë e tematikës së zgjedhjeve të tyre. Libra historikë, monografi, bestsellerë, romane "perla" të letërsisë botërore, vëllime poetike, tematikë sportive, muzikore, shkencore, fotografike e pra ka për të gjitha shijet. E si çdo "modë" me tendencën e saj më cool, edhe arti i leximit sjell surprizat e tij të përvitshme. Do jetë ndoshta jeta e shfrenuar profesionale, stresi apo lodhja e përditshme, dëshira për të harruar rëndesën e problemeve personale e për ta marrë jetën më "easy" apo arsye psiko-sociale që në duart e profesionistëve mund të trajtohen më mirë, e rëndësishme është se arti letrar ka shënuar një rritje numerike të letërsisë "rozë", në lexues e shkrimtarë. Gjithmonë më i madh është numri i shkrimtarëve që devotshmërisht praktikojnë denjësisht këtë lloj letrar duke tërhequr e apasionuar lexues të çdo lloj moshe e tipologjie sociale në intrigat e erosit, seksit, nudizmit të gërshetuara nën infinitet joshëse të dashurisë. Letërsia rozë ka ekzistuar në çdo epokë, antike e moderne, është pëlqyer gjithmonë e ka influencuar me të drejta të barabarta me letërsinë klasike në shndërrimet sociale të shoqërisë. Dikush e quan letërsi feministe apo femërore, por jo i pakët është edhe numri i meshkujve që fshehurazi ose jo e preferojnë duke shprehur njerëzisht për shoqërinë moderne shenjën e një dëshire lirie që kapërcen kufijtë e erosit.
Botuesit e letërsisë erotike, rozë, pornografike kanë potencialin e tyre në merkatë dhe e kanë pasur përherë edhe kur represioni fetar i shpërblente me turrën e druve të djegur.
"Ti papritur lajmëron me një manifest se javën e ardhshme të enjten apo të premten në teatrin “Berg” apo në një lokal të përgatitur përkatësisht do të shfaqesh nudo, madje me të gjitha veçantitë e spektaklit. Besoj se gjenden njerëz që do të të vijnë të të shohin, spektakël si ky tërheqin në mënyrë të veçantë shoqërinë moderne. Besoj se do vijnë njerëz, madje një numër i madh; mos ndoshta për të demonstruar respekt? E se është kështu ku konsiston triumfi yt?", - vite e vite më parë shkruante Dostojevski tek "Ditari i një shkrimtari".
Dy pyetjet e fundit kanë sigurisht përgjigje interesante tek kushdo që nudon, erosin, seksin e kanë kthyer në filozofi të jetës. Për disa është biznes, për shumë një argëtim sensual e për të tjerë një normalitet që e gjen kudo në literaturë, art, në gossip politik e atë metropolitan. Letërsia rozë pëlqehet, shitet, blihet e në qoftë se dikur dikush kish turp ta pranonte, tashmë nuk është më problem, numri i lexuesve të apasionuar është i madh e shkrimtarët e saj shpesh me vota të plota rendisin shumë libra në bestsellerë të vitit. Erosi si tematikë apo frymëzim letrar nuk është diçka e re, mjafton të kujtosh se një nga temat erotike më të bukura që është shkruar ndonjëherë gjendet te "Kënga e këngëve" tek Bibla. Sigurisht, sipas epokave e rrymave letrare, ka fituar shprehje e tipologji të ndryshme e shpesh dhe një simbologji specifike. Ka shënuar mbarimin e një epoke apo ndryshueshmërinë e kostumit dhe mentalitetit të saj si erotizmi i mohuar i "Markeza O" shkruar nga Heinrich von Kleist, rast i plotfuqishëm për emancipimin e protagonistit apo i ngarkuar me negativitet si tek "Madame Bovary", shenja të dukshme të epokës kur këta libra janë shkruar, siç qe erotizmi natyral e i lirë i D. B. Lawrence, autori i famshëm i "Dashnori i Lady Chatterleey".
Çfarë raporti ka midis seksit e letërsisë, midis dashurisë e letërsisë? Mund të imagjinohet një rrugë përshkrimi e kënaqësisë së mishit me atë të fjalës së shkruar? Dikur, për të zhveshur dashurinë, ishin vetëm filozofët, poetët, shkrimtarët. Koha e përrallës Dashuri e Psiko ka kaluar, morali i saj mbi natyrën hyjnore të dashurisë, sekreti i të cilës nuk mund të zbulohej nga humbja, ndarja e nacionalitetit ka ndryshuar. Koncepti i dashurisë së shenjtë e plot mistere ka influencuar letërsinë narrative deri në fund të romantizmit, deri sa ideja e një pasioni absolut e të dhimbshëm i ka lënë vendin prezantimit të vështirësive të një raporti dashuror të ndihmuar nga psikanalistë e sociologë. Në tregimet dhe romanet e '800-s dashuria e madhe pushtonte qendrën e jetës së protagonistëve, shkrimtarët përfaqësonin ndjenjat e pasionin në atë çka u ndodhte, ndërsa në '900-n letërsia tregon një eksperiencë më individuale e më të brendshme të çiftit, një dimension vetmie e kurthi ku seksualiteti dominon pasionin. Filli erotik ka qenë përherë i pranishëm, ka ushqyer imagjinatën dashurore humane e kanë influencuar kulturën e kostumin bashkëkohor. Por edhe pse transformimet apo ndryshimet kanë influencuar shekullin tonë, zbulimet shkencore, luftërat, ëndrrat kolektive, falimentimet, psikanaliza e teknologjia e re kanë devijuar zbulimin e krizës së identitetit të njeriut të sotëm, letërsia e dashurisë reziston e neve na takon ta vazhdojmë e ta bëjmë atë të jetojë. Fuqia e imagjinatës, erotizmi i fantazisë, shumë më mirë sesa një film, letërsia mund të investigojë në universin e dëshirave tona e të krijojë tek ne emocione të forta.
Udhëtimi i gjatë i fjalës erotikë, duke nominuar botën e një seksualiteti të ndarë, të ngritur e qeverisur nga fuqia e marrëdhënieve midis sekseve, duke projektuar rrugë lirie të energjisë e inteligjencë humane, nis me historinë e letërsisë orale e të shkruar. Qysh në letrat më antike mund të gjejmë referime erotike apo një dashuri sensuale si në tekstin e edukimit seksual “Kamasutra” ashtu dhe në përrallat "Një mijë e një net". Erotizmi qe kërthiza ku pati lindje formulimi i një sërë mitesh greke, eksponentë të spikatur të letërsisë erotike greke me përfaqësuesen ekzemplare të saj, poeteshën Safo.
Në kulturën klasike greke ashtu siç tregon “Diotima në Simposio” e Platonit, Erosi është i biri i Poros (blerja) e Penia (varfëria) dëshira e dënuar nga tepria e pangopshmëria. Mbi këtë linjë u animua në Greqinë Klasike një traditë interesante letrare me poetë si Safo, shek. VII-VI p.e.s, në vargjet e së cilës i këndohej pasionit të dëshirës, Sotade shek. IV p.e.s, autor i epigrameve trasgresive e të dhunshme, Meleagro autor i antologjisë së parë të licencuar "Ghirlanda", e shkrimtarë si Luciano di Samosata shek. II p.e.s, autor i librit "Dialogu i prostitutave" me të cilin zë fill origjina e letërsisë pornografike. Kjo traditë e erotizmit formuar filozofikisht zhvillohet në zonën latine në shek. I-II e.s. me anë të poezisë filozofike të Lucrezios, Catullos, Orazios, Ovidios, autorë të një arti dashuror që influencon thellësisht humanizmin mesjetar e rilindas.
Afirmimi në Perëndim i kulturës hebreo-kristiane sjell një proces të shpejtë të represionit të ritmit erotik; fjala erotikë përjashtohet nga skena dhe merr funksione të reja si një instrument transgresioni femëror e lirie seksuale. Fetë monoteiste, feja e Librit, ndërtojnë një traditë të gjatë të dyfishtë trup e shpirt, të fajshmërisë së dëshirës si një devijim i detyrimeve e riprodhimit familjar e të një mashkullizmi mizor. Eva lind nga një brinjë e Adamit e i jep origjinë mallkimit të saj.
Është thellësisht, po mashkullore e gjithë periudha e Mesjetës. Seksualiteti është një skandal i natyrës immonde të grave; i janë rezervuar turpe të ekzagjeruara e tregime. Nga shek. XII-XIV e.s. letërsia përshkohet nga nota transgresive, të dhunshme, nga një linjë e sublimit idealist të kënaqësisë e finalizuar me joshjen e grave të martuara e fitimin e dashurisë së tyre. Një erotizëm kompleks e intrigant prezantohet me “Dekameronin” e Giovani Boccacio e në “Tregimet e Canterbury” të Geoffrey Chaucer, autori më i madh anglez i shekullit XIV.e.s.
Me humanizmin e Rilindjes, me shpikjen e shtypit e me hovin e ri që mori letërsia dhe autorët e saj klasikë, tema letrare e erotizmit shënoi një fazë të re në historinë e saj. E është Franca ku fjala erotizëm nis një jetë të saj si një leksik i ri poetik e narrativ. E gjejmë në vargjet e "poetëve të Plejadës" nga Pierre de Ronsard tek Regner e deri tek novelat licensioze 1558 të Bonaventure Der Periers. Letërsia erotike mbi të cilën bie represioni më i fortë i periudhës së Reformave e luftës së feve në fillim të shek. XVII e.s. gjen në Francë një zhvillim të ri të saj. Intelektualët janë në luftë kundër moralizmit të errët fetar dhe krijojnë një nocion të ri të erotizmit: natyra, kënaqësia, dëshira duhet në çdo mënyrë t'u përshtaten personave e shoqërisë së mbyllur nga injoranca e represioni fetar. Poeti Theophile de Viau, autori i vargjeve të lira erotike, persekutohet e dënohet në Paris e po të njëjtin fat pati dhe autori i "Bordello e Muzeve" 1662 Claude le Petit i konsideruar dhunësisht antifetar. Letërsia erotike rozë shpërndahet në mënyrë klandestine e me një merkatë të pasur e të rëndësishme editoriale. Publikohet një libër i parë e vërtet skandaloz në shek. XVII "L'ecolle de filles ou la Philosophi des damas", 1655, që me gjithë sekuestrimin e tij pati një shpërndarje të madhe në të gjithë botën duke përuruar një traktat erotik me të dhëna praktike e filozofike. Mbi po këtë rrugë do vijojnë një shekull më pas autorët Boyer d'Argens e Sade respektivisht me librat e tyre "Theres filosof" 1748 e "Filozofia në Boudoire" 1795.
Në shek. XVIII narrativa erotike do të përhapet në të gjithë Evropën si një lloj letërsi e konsoliduar duke ruajtur një marrëdhënie të ngushtë me kritikën politike e filozofike e me një prodhim të pasur romanesh, tregimesh, poezish me një përhapje të respektueshme e me merkatën e saj. Shkrimtarët francezë si Diderot, Jean Charles Gervaise de Latouche, Laclos, Restif de la Brentone me librat e tyre do sjellin shpërndarjen e këtij lloji letrar në nivel internacional me një shembull tipik si libri me tematikën e kujtimeve të një prostitute "Memoria e Fanny Hill", publikuar më 1794 në Angli nga John Cleland. Letërsia rozë krijon në këto vite një censurë të re brenda saj midis erotizmit dhe pornografisë.
Letërsia erotike e '900-s ka përfaqësuesit e saj të jashtëzakonshëm e të papërsëritshëm si Stendal, Verlaine, Baudelaire, Chatterley me një ngritje të merkatës editoriale e me një letërsi pornografike të një shoqërie borgjezo- perëndimore shkruar nga meshkujt për një publik mashkullor e me tendenca shpesh moderniste. Të tillë qenë librat "Supermashkulli" i Andy Jarry i botuar më 1902 e "11 mijë fshikullimet" e Apolliniare më 1907 me riprodhimin e stereotipave të shoqërisë së asaj kohe. Në këto vite tematika e erotizmit takohet me kulturën psikoanalizmit të Frojdit, seksi i shfrenuar, dëshira, rrahjet e jetës dhe vdekjes krijojnë një leksik të ri referues edhe për letërsinë erotike. Fusha semantike e kënaqësisë bëhet gjithnjë e më komplekse. Hapet një stinë e madhe mbi të gjitha në Evropë e SHBA, e një kërkimi të lirë, e praktikave të reja që nxisin skandalin kundër moralizmit borgjez të '800-s e puritanizmit të shoqërisë së re amerikane si tek "Lolita" e Vladimir Nabokovit e "Tropiku i Gaforres" Henry Miller 1934.
Në këtë klimë kulturale, literatura erotike shndërrohet mbi të gjitha femërore orientuar nga mendimi kritik i Judith Bluter e Donna Haraway; për të çliruar fjalën erotizëm nga paragjykimet sociale të sekseve, duke nominuar kushte të reja subjektiviteti, me autore si Anais Nin e Djuna Bames; takime të fekonduara të fjalës e mendimit që diferencojnë rënien e dominimit mashkullor në fjalën erotizëm e çlirojnë fuqi të paparashikuara. Pasi fjala erotizëm josh mishin, fjalën, përgatit gjestin dhe prodhon fate...