Kështu ka komentuar një diplomat evropian për “Koha e Re” sjelljen e Qeverisë së kryeministrit Nikolla Gruevski gjatë viteve të kaluara që këtë muaj rezultoi me kritika gjithnjë e më të mëdha dhe më serioze nga Brukseli për përparimin e bërë. Kritikat edhe drejtpërdrejtë iu transmetuan Qeverisë në takimin e Brukselit të Këshillit për stabilizim dhe asociim “Veprojnë sikur vetëm u intereson si të grumbullojnë më shumë para nga njerëzit dhe firmat, se sa t’i zbatojnë reformat e domosdoshme në gjyqësi, administratë ose ta forcojnë luftën kundër kriminalitetit”, thotë një diplomat i cili donte të mbetej anonim. Ai thotë se Qeveria, veçanërisht në disa vite të kaluara në mënyrë konstante fshihet pas kontestit me emrin dhe e “fryn” popullin me patriotizëm me një qëllim të vetëm – të marrë sa më shumë para nga populli pa mos i kthyer ose të japë llogari ku janë shpenzuar saktësisht. Sipas llogarive të tij, gjatë katër viteve të kaluara pa pengesa janë marrë katër miliardë euro dhe nëse mbetet në pushtet deri në fund të mandati të vet në vitin 2012, këto janë edhe dy miliardë, ose gjithsej 6 miliardë euro. Në takimin në Bruksel Qeverisë direkt iu bë me dije lufta e pamjaftueshme me korrupsionin dhe çrregullimin serioz të dialogut politik i cili kulmoi me dramën e fundit. Siç mësojmë, në takimin ndërmjet komisionarit për zgjerim Shtefan File dhe shefit bel të diplomacisë, Stiven Vakanere me ministrin Antonio Milloshoski u theksua se Unioni nuk është i kënaqur se si punohet me plotësimin e vërejtjeve të cilat u bënë në raportin e fundit. Ata theksuan se këto mangësi doemos duhet të përmirësohen deri në tetor kur Komisioni Evropian do ta publikojë raportin e ri për përparimin e vendit. Përfaqësuesit evropianë theksuan se vërejtjet nga raporti i fundit lidhur me reformat gjyqësore dhe me administratën publike të partizuar zvarriten edhe më tej dhe ajo që tregohet si reforma të zbatuara, nuk mjafton. Përmendet se Gjykata Themelore 2, gjykatësit e apelit, si dhe Gjykata Administrative, nuk kanë sukses ta zvogëlojnë numrin e lëndëve të mbetura, si dhe ajo se pa nevojë është shtyrë afati për transferimin e lëndëve të kryera nga gjykatat te përmbaruesit.Afrim TANALLARI
Qeveria e Maqedonisë është më shumë e interesuar si t’ua marrë paratë qytetarëve, se sa të merret seriozisht me reformat e nevojshme me të cilat do të siguronte përparim pa pengesa drejt Unionit Evropian. Një diplomat evropian për “Koha e Re” kështu e ka komentuar sjelljen e Qeverisë së kryeministrit Nikolla Gruevski gjatë viteve të kaluara që këtë muaj rezultoi me kritika gjithnjë e më të mëdha dhe më serioze nga Brukseli për përparimin e bërë. Të mërkurën kritikat edhe drejtpërdrejtë iu transmetuan Qeverisë në takimin e Brukselit të Këshillit për stabilizim dhe asociim.
Konkretisht, nga Maqedonia në pjesën e administratës publike kërkohet që Agjencia për Nëpunës Shtetërorë të miratojë akte nënligjore me të cilët më lehtë do të mund të zbatohen dispozitat e Ligjit për nëpunës shtetërorë, që do të thoshte plotësisht të ndërpritet me ndikimin partiak mbi administratën dhe në të. Brukseli kërkon që me urgjencë të ndërpritet me punësimet e përkohshme dhe të zbatohen procedura transparente për punësim në pajtim me Ligjin për nëpunës shtetërorë.
Lidhur me reformat në sistemin gjyqësor, nën thjerrë janë tri fushat kryesore, e këto janë Prokuroria Publike, Këshilli Gjyqësor dhe Buxheti i Gjyqësisë.
Rekomandimet për Maqedoninë lidhur me reformat gjyqësore janë se gjyqësia doemos duhet të mbetet jashtë çdo ndikimi politik dhe se gjykatësve duhet t’u lihet t’i marrin vendimet pa çfarëdo qoftë presionesh nga jashtë.
“DR, ashtu siç mendon edhe shumica e qytetarëve, vlerëson se shteti po ecën në rrugë të gabueshme. Në vend që të na jepej sot data për bisedime me BE-në, ne përsëri jemi jashtë agjendës evropiane. Fatkeqësisht, edhe miqtë tanë të dëshmuar ndërkombëtarë dita-ditës janë të dëshpëruar nga politika e Qeverisë dhe ngecja në integrimet euro-atlantike”, ka thënë Selmani.
Ai kërkoi urgjentisht zgjidhjen e kontestit rreth emrit me Greqinë, si kusht kryesor për integrimet euro-atlantike. “Nëse ju duhet ndihmë, këtu jemi, sepse ky është interes i gjithë qytetarëve pa dallim kombi dhe feje”, u shpreh kreu i DR-së.
Përgjegjësia te të gjithëKryetari i Parlamentit, Trajko Veljanoski të martën deklaroi se është i kënaqur nga dialogu politik që u zhvillua mes grupeve parlamentare në njëzet ditët e fundit, që solli rezultate të caktuara, por se nuk është i kënaqur që nuk ishin shpallur ndryshimet e Rregullores parlamentare, me çka do të dërgohej sinjal pozitiv para takimit të së martës të shtatë të Këshillit për stabilitet dhe asociim mes Maqedonisë dhe Bashkimit Evropian (BE). Veljanoski pret që Brukseli ta notojë këtë dialog, por se "pa dyshim do të shënohet se nuk është votuar edhe Rregullorja".
"Nga ana ime do të insistohet të përfundohet edhe ky hap i fundit që të mund të tregohet, si dhe vitin e kaluar, se dialogu politik në Parlament është i mirë. Përderisa ka raport negativ do të ishin njëjtë përgjegjës edhe unë edhe opozita edhe pushteti", deklaroi Veljanoski. Ai tregoi gatishmëri në çdo kohë të caktojë seancë që të shpallen ndryshimet e Rregullores, por edhe për mbylljen e çështjes kontestuese mes pushtetit dhe opozitës për mekanizmin parlamentar për shpenzimin e parave të popullit.





