“Nuk mund t’i krahasoj lojtarët e mi me spanjollët, sikurse Klosen me David Villën. Ata janë që të dy lojtarë të cilësisë së lartë, shumë të rrezikshëm. Personalisht, mendoj se Villa është më i mirë se Klose. Ndryshe si Klose, ai shpesh thellohet në lojë dhe mundohet shumë për posedim. Ai është një top golashënues”.
“Spanja nuk ka ndryshuar dhe aq nga finalja e Euro 2008. Ata kanë Sergio Busquets për Marcos Senna dhe përgjithësisht ekipi duket i njëjtë. Ne kemi të rinj të tjerë, të cilët sidoqoftë kanë treguar karakter”, u shpreh Loew.





