“Nëse një sponsor hyn në zyrën tuaj para Botërorit dhe ju thotë: ‘Ne do t’iu japim një top të ri, më të rrumbullakëtin e të gjitha kohëve, por lojtarët nuk do ta duan, lojtarët nuk do ta pëlqejnë dhe aq, dhe do të ketë më shumë gabime se në Botërorët tjerë, do të ketë më pak gola të shënuar, më pak gola nga gjuajtjet e lira, më pak pasime të kompletuara, më pak kontroll nga lojtarët dhe plot 70% e harkimeve dhe goditjeve do të shkojnë larg dhe do të kalojnë mbi portë’. Pa më thoni, çfarë do të ishte përgjigja juaj?”.
“Unë jam duke e rrezikuar reputacionin tim dhe vullnetin e mirë në qarqet e ndryshme të futbollit me këtë letër të hapur drejtuar juve zotëri Blatter dhe të gjithë të tjerëve të cilët janë të interesuar në çështjen Jabulani, sepse ky lëshim i FIFA-s mund ta shkatërrojë futbollin”, theksohet në letrën e Johnston.
FIFA ka premtuar se do ta hetojë topin pas Botërorit duke pyetur trajnerët dhe lojtarët, ndërsa ky debat i hapur për Jabulanin pritet të zhvillohet në shtator.





