“Farefuturo Magazine” Vizita zyrtare e presidentit pakistanez Asif Ali Zardari në Kinë, e cila filloi më 6 korrik dhe zgjati pesë ditë, nuk mund të kalonte pa u vënë re nga observatorët gjeo-strategjikë. Duke nënshkruar një marrëveshje parimore për projekte bashkëpunimi, forcimin e miqësisë midis dy vendeve dhe promovimin e pikëpamjeve të përbashkëta mbi çështjet ndërkombëtare dhe rajonale, në fakt vizita ngjan se është në interes të dy vendeve. Pekini zyrtar tashmë është bërë partneri më i madh tregtar i Islamabadit, duke tejkaluar kështu SHBA-në dhe BE-në, dhe në të njëjtën kohë, po kompensohet deficiti i tij me rritjen e investimeve dhe të eksporteve të produkteve. Për më tepër, ndërtimi i rrugëve, digave, portet dhe industritë, sigurisht që ndihmojnë për të rritur produktivitetin. Me këtë takim, megjithatë, Presidenti kinez Hu Jintao e ka siguruar Pakistanin për gatishmërinë dhe mbështetjen në vendimet politike ndërkombëtare, por edhe në rritjen e investimeve kineze. Në të vërtetë, ky veprim u përshtatet mirë qëllimeve gjeopolitike të qeverisë kineze, e cila është duke u përpjekur për të krijuar aleanca të forta me rajonin e Azisë Qendrore, një zonë shumë strategjike, pasi gjendet në nyjën tregtare dhe të burimeve të mëdha të energjisë. Marrëveshja bërthamore nuk është e vetmja marrëveshje ekonomike e nënshkruar nga të dy vendet. Disa ditë pas sanksioneve të Këshillit të Sigurimit të OKB-së kundër Teheranit, Irani dhe Pakistani nënshkruan një marrëveshje për ndërtimin e një tubacioni gazsjellës që do të lidhë vendet kryesore aziatike, duke përfshirë Indinë dhe Kinën. Projekti siguron financimin iranian të 7 miliardë dollarëve dhe, që në viti 2014, do të eksportojë gaz natyror drejt Pakistanit. Dhe në këtë çeshtje Kina, që është e uritur për burime energjetike për të ruajtur normën e rritjes, nuk pranon të tërhiqet dhe po e përkrah hapur marrëveshjen. Në këtë kontekst, bashkëpunimi kino-pakistanez mund të ketë gjithsesi defekte, por Pakistani duhet të zgjidhë së pari problemet që ka me sigurinë e stabilitetin e brendshëm, si dhe me integritetin kombëtar. Përfundimisht, të dyja vendet duhet gjithashtu të flasin rreth asaj se si do të bashkëpunojnë në përpjekjen e përbashkët për të luftuar terrorizmin.
Zhvillimi i energjisë bërthamore është një nga projektet më të mëdha të bashkëpunimit mes dy vendeve. Në fillim të qershorit, dy kompanitë kineze nënshkruan kontrata për ndërtimin e dy reaktorëve bërthamorë me fuqi prej 650 megavatë secili, për një limit kohor shtatëvjeçar, në kompleksin e Chasma-s, në krahinën e Punjabit. Ky lajm sigurisht ka ngjallur menjëherë shqetësimin e Shteteve të Bashkuara, që edhe në muajt e fundit ka pasur pikëamje kontradiktore me Pekin në aplikimin e sanksioneve kundër Iranit për çështjen bërthamore.
Megjithatë, Pakistani menjëherë ka përsëritur se zhvillimi i teknologjisë bërthamore është paqësor, duke theksuar se në këtë sektor bashkëpunimi me Kinën daton herët në të kaluarën. Në fakt, në vitet ‘90 korporata kineze “China National Nuclear Corporation” kontribuoi në përpjekjet e Pakistanit për të rritur pasurimin e uraniumit, duke ofruar mbështetje teknike dhe me furnizimin e materialit. Pavarësisht nga sigurimet, India dhe vende të tjera perëndimore kanë bërë ankesa dhe kanë kërkuar që të ndërpriten këto projekte atomike, duke i gjetur ato si shumë të rrezikshme për të lejuar zhvillimin e energjisë atomike që mund të përdoren nga ekstremistët islamikë dhe nga një vend që tani po tregon paqëndrueshmëri serioze.
Home »
» Lidhja e re Pakistan-Kinë: çfarë fshihet pas kësaj miqësie?





