Ganezët fitojnë nga 20 mijë dollarë

Stafi i kombëtares ganeze që ia ‘zbardhi fytyrën’ Afrikës në Botërorin, Afrika e Jugut 2010, do të shpërblehet me nga 20 mijë dollarë për kokë lojtari.
Sipas presidentit të Ganës, John Atta-Mills, gjithashtu secili anëtar i stafit teknik do të shpërblehet me nga 20 mijë dollarë. Gana ishte ekipi i vetëm afrikan që arriti deri në çerekfinale të Botërorit, ndërsa ishte shumë pranë kalimit historik në gjysmëfinale.
“Ju nuk e fituat Botërorin, por me anë të paraqitjeve tua, ju i mbajtët lartë flamujt, jo vetëm të Ganës, por edhe të gjithë Afrikës”, theksoi presidenti Mills.