500 mijë euro bast për fitore të Gjermanisë

Një tifoz i flaktë gjerman ka vënë mbi 500 mijë euro bast për fitoren e Gjermanisë ndaj Spanjës, që përbën njëherit një nga shumat më të mëdha të vëna ndonjëherë për një ndeshje të vetme të Kampionatit Botëror.
Ky bast ishte vënë me anë të telefonit në një nga bastoret më të mëdha në Britani, ndërsa ky tifoz do të fitojë në rast të kualifikimit gjerman hiç më pak se 954 mijë euro.
Sipas njoftimeve të fundit nga bastoret më të mëdha evropiane, thuhet se është një numër i jashtëzakonshëm i personave që kanë vënë bast mbi fitoren e Gjermanisë, pas demolimeve të bëra ndaj Argjentinës dhe Anglisë.