Mesfushori qendror gjerman dhe njëri prej futbollistëve kyçë, ka pësuar një dëmtim në kofshë gjatë ndeshjes ndaj Ganës, sfidë në të cilën Gjermania siguroi kualifikimin.
Stafi mjekësor i Gjermanisë është në luftë me kohën që ta ketë sa më shpejtë në gjendje gatishmërie superyllin e Bayernit.
“Ai ka pësuar një dëmtim në kofshë. Mjekët thonë se koha është duke kaluar, por ne shpresojmë që ai të luajë sepse është një lojtar i rëndësishëm”, ka precizuar zëvendëstrajneri Hansi Flick.