“Është e drejtë që ne të shkojmë në shtëpi. Sllovakia dhe Zelanda e Re janë ekipe që duhen respektuar, asgjë më shumë. Dhe nëse nuk jemi në gjendje t’i mposhtim këto skuadra, atëherë zgjidhja e vetme është të shkojmë në shtëpi”, ka thënë Buffon i frustruar pas eliminimit.
Italia u eliminua nga Kampionati Botëror pas disfatës turpëruese nga Sllovakia me rezultat 3-2 në Johannesburg Ellis Park.