Home »
Shendeti
» Shëndeti Këshillat e mjekëve dhe recetat popullore për të kuruar sëmundjet reumatizmale
Shëndeti Këshillat e mjekëve dhe recetat popullore për të kuruar sëmundjet reumatizmale
Me kalimin e moshës, pikërisht atëherë kur ndjen se trupi ka rënë e nuk mund të përballosh dot sëmundjet si më parë, bëhen më evidente edhe shqetësimet që sjell reumatizma. Personat që ndjejnë këto shqetësime i drejtohen gjithnjë e më shpesh mjekut për të lehtësuar dhimbjet. Por si mund të përmirësoni gjendjen tuaj në kushtet e shtëpisë, cilat janë rekomandimet e mjekëve popullore, por edhe atyre modernë për të luftuar simptomat e reumatizmës dhe për ta parandaluar e luftuar atë. Megjithëse artriti reumatik mund të jetë që tradicionalisht një nga llojet e artriteve me problematike, ju mund të çuditeni kur të merrni vesh se sa gjëra të reja janë zbuluar kohët e fundit për të. Çfarë është artriti reumatik? Sëmundja mund të kapë çdo njeri, burrë, grua, i ri, i vjetër pa dallim race apo vendi ku jeton. Meqenëse sëmundja është sistematike ajo mund të prekë edhe pjesë të tjera të trupit përveç kyçeve. Vitet e fundit janë zbuluar mjekime të reja që nuk ekzistonin më parë. Reumatizma është cilësuar ndryshe edhe si sëmundja e moshës së tretë. Sipas specialistëve, kjo sëmundje në vendin tonë është shumë e përhapur, për shkak të klimës dhe kushteve të punës dhe banimit. Kurat më të mira, sipas mjekëve specialistë, janë barishtet. Në suplementin e sotëm, “Tirana Observer” sjell një paketë këshillash dhe recetash të mjekësisë popullore për të parandaluar dhe kuruar sëmundjet reumatizmale. Çfarë rekomandojnë mjekët për të luftuar artritin reumatik? Cilat janë simptomat dhe të cilat shfaqen? Si t’i njohim dhe t’i shmangin faktorët e riskut? A është e trashëgueshme kjo sëmundje. Mjekët rekomandojnë 30 ditë plazh në vit për të gjithë personat që kanë probleme me reumatizëm. Të gjithë pacientët që vuajnë nga reumatizma, nuk duhet ta pinë asnjëherë çajin në një enë metali, por vetëm plastike ose prej druri. Këto e shumë të tjera në një speciale prej katër faqesh për të parandaluar dhe kuruar sëmundjet reumatizmale.
Farat e zeza kurojnë reumatizmin. Cilat janë efektet e rigonit, hithrës, peshkut dhe qershisë. Cilat janë ushqimet që duhet të jenë pjesë e dietës tuaj të përditshme dhe cilat duhet t’i shmangni.
Cilat janë grupmoshat dhe gjinia më e prekur nga reumatizma. Si ndikon mbipesha në shfaqjen e sëmundjeve reumatizmale. Efektet pozitivë të rërës dhe plazhit në kurimin e artritit reumatik.
Recetat popullore dhe këshillat e mjekëve për të parandaluar sëmundjet reumatizmale. Analgjetikët kurojnë sëmundjen, aktiviteti fizik largon dhimbjet. Si t’i largojmë dhimbjet e shpinës.
Gjithçka në numrin e sotëm në një suplement prej pesë faqesh. Specialja e fundjavës me një paketë këshillash për të parandaluar dhe kuruar reumatizmin.
Më shumë se gjysma e popullsisë në Shqipëri vuan nga sëmundja e reumatizmit. Shkaqet sipas mjekeve janë të ndryshme duke filluar nga kushtet klimaterike lagështia e ajrit në ambientin rrethues. Ndërsa një kurë shumë e efektshme për kurimin e reumatizmit është ekspozimi i njeriut në rrezet e diellit në rërën apo ujin e detit. Zhvillimi i aktiviteteve sportive ndihmon në mbajtjen larg të pasojave që lënë sëmundjet reumatizmale. Kështu, mjekët këshillojnë që të paktën dy herë në javë të zhvillohen aktivitete sportive. Shkalla e të bërit të këtyre ushtrimeve sportive përcaktohet në bazë të ecurisë së sëmundjes. Nuk duhet të bëjnë ushtrime të rënduara ata persona, që përveç kësaj sëmundjeje mund të kenë edhe probleme me zemrën e të tjera të ngjashme. Ndërkohë që përveç aktiviteteve të tilla këshillohet dhe bërja e plazhit dhe frekuentimi i rërës gjatë orëve të para të ditës. Kjo sipas tyre ndihmon në shpërndarjen e dhimbjes dhe forcimin e kockave dhe në shmangien e problemeve shëndetësore.
Sëmundjet reumatizmale, si t‘i dallojmë?
Sëmundjet reumatizmale përfshijnë një grup sëmundjesh, në përgjithësi kronike, të karakterizuara nga dhembjet e kyçeve dhe muskujve. Me këtë term kuptohen shqetësime shumë të ndryshme nga njëri-tjetri për sa i përket shkaqeve, mekanizmave të shfaqjes, etj. E kemi thënë vazhdimisht se vjeshta është koha kur njerëzit ndihen të lodhur, në depresion e shumë të tjerë akoma sëmuren në mënyrë të pashpjegueshme dhe të përsëritur. Shirat, era dhe lagështira, tipike të sezonit të vjeshtës, në fakt mund të shkaktojnë apo përkeqësojnë edhe shqetësimet e shumta reumatizmale. Mund të ndërhyhet te dieta, në stilin tonë të jetesës apo në ritmet e përditshme për të shmangur këto lloj shqetësimesh? Ja se çfarë këshillojë mjekët. Para së gjithash është i nevojshëm një sqarim, duke qenë se shumë flasim për reumatizëm, por pak e dinë se çfarë kuptohet vërtet me këtë fjalë: “Reumatizmat janë një grup sëmundjesh, në përgjithësi kronike, të karakterizuara nga dhembje në kyçe dhe muskuj. Me këtë term kuptohen shqetësime shumë të ndryshëm nga njëri-tjetri për sa i përket shkaqeve, mekanizmave të shfaqjes, zhvillimit, prognozës dhe terapisë”. Simptomat e sëmundjes ndryshojnë nga një njeri te tjetri. Megjithatë ka disa shenja të përgjithshme të saj. Sa më shumë që sëmundja avancon, aq më tepër enjten, deformohen dhe dhembin kyçet, kufizohet lëvizja dhe shtohet dhembja. Për sa i përket shkaqeve të përgjithshme, mjekët përmendin moshën, ku artroza sa vjen e theksohet. Po ashtu klima e ftohtë ndikon shumë në rëndimin e artrozës poliartikulare. Nëse vuani nga artrit reumatik, ju mund të humbni edhe oreksin, të ndjeheni të dobët dhe të pafuqishëm. Por, për t‘i mos lejuar simptomat që të përparojnë, ju duhet të mbani një dietë ushqimore të balancuar dhe të bëni ushtrime të lehta. Hani shumë fruta dhe perime. Ju duhet të merrni rregullisht vitamina, sepse sëmundja juaj ju bën deficitar në disa lloj vitaminash si p.sh: Vitamina D, që është shumë e rëndësishme për kockat. Gjithashtu duhet të merrni edhe kalcium. Ndryshe nga çmendohej, sëmundjet reumatizmale nuk janë tipike të plakjes, apo moshës së tretë, përkundrazi shumë të rinj (sipas disa vlerësimeve një në dhjetë evropianë) kanë sëmundje reumatizmale.
Si t‘i dallojmë?
“Nëse format degjenerative të lidhura me osteoatrozën dhe ostoporozën tentojnë të prekin një pjesë të popullsisë më të madhe në moshë, artriti reumatik mund të prekë njerëz më të rinj në moshë. Një nga karakteristikat më të rëndësishme të reumatologjisë është mungesa, e një analize patognomonike në gjendje të konfirmojë me siguri diagnozën e një sëmundjeje specifike. Çdo sëmundje kërkon kritere specifike për ta diagnostikuar, për këtë arsye bëhet e domosdoshme vizita te një specialist i këtyre sëmundjeve.
Reumatizëm apo artrozë, cili është ndryshimi?
Me fjalën reumatizëm kuptohen të gjitha sëmundjet reumatike. Artroza, ose më mirë osteoartroza, është një formë e veçantë e reumatizmit që karakterizohet nga brerja me kalimin e viteve e kërcit që ndodhet në zonën ku bashkohen kockat midis tyre.
A mund të shmangë lloji i ushqimeve shqetësimet akute?
Në të kaluarën, i jepej shumë rëndësi, parandalimit përmes dietës, të ashtuquajturave reumatizma dismetabolike si për shembull përdhesi. Sot për shkak të informacioneve të shumta që disponojmë roli i dietës në këto lloj sëmundjesh është reduktuar shumë. Megjithatë duhet të theksoja atë që të gjithë mjekët thonë: një ushqyerje e shëndetshme dhe e ekuilibruar, si për nga sasia ashtu edhe për nga cilësia, është një lloj ilaçi parandalues për të gjitha sëmundjet në përgjithësi.
Si ndikon lagështia?
Shtimi i dhembjeve në prani të lagështisë nuk është i lidhur shumë me lagështinë se sa me ndryshimet barometrike që shoqërojnë ndryshimet klimatike.
Këshilla në kushtet e shtëpisë
Nëse bëhet fjalë për dhembje të lokalizuara vetëm në një ditë është mirë të bëjmë dush me ujë të nxehtë, të vishemi mirë dhe gjithashtu të bëjmë gjimnastikë. Ndryshe është puna nëse dhembja zgjat sepse atëherë bëhet e nevojshme një konsultë me mjekun specialist në gjendje të na orientojë drejt diagnozës së saktë. Sot, në fakt, diagnostikimi i hershëm është bërë shtylla e trajtimit të çdo sëmundjeje, duke qenë se vetëm ndërhyrja fillestare mund të shmangë dëmtimet e mëvonshme që mund të jenë shumë të rënda dhe me pasoja të pakthyeshme. Shëndeti është një gjendje që kërkon ndërgjegjësim dhe angazhim. Duhet të ushqehemi me ushqime të sezonit, mbi të gjitha biologjikë, që nuk janë të pasur vetëm me kalori, por me të gjithë elementët e nevojshëm për një funksionim korrekt të organizmit tonë. Shpesh në vendet perëndimore janë vënë re episode të kequshqyerjes, për shembull për sa i përket disa vitaminave ose mineraleve të veçanta, për shembull te personat mbi peshë. Pastaj shumë i rëndësishëm është edhe aktiviteti fizik. Duhet të nisim ecjen dhe të riorganizojmë ditët tona kaotike në qytetet e mëdha, duke lënë shpesh makinat dhe duke ju kthyer zakoneve të vjetra. Vetëm kështu do të jemi në gjendje të zgjasim jetën dhe t‘i japim jetë viteve, d.m.th t‘i bëjmë ata sa më të mirë.
Shkaqet e sëmundjeve reumatizmale, këshilla
Reumatizma e cilësuar ndryshe edhe si sëmundja e moshës së tretë, ka lidhje të ngushtë me vendbanimin e personave të prekur. Sipas specialistëve, kjo sëmundje në vendin tonë është shumë e përhapur, kjo për shkak të klimës dhe kushteve të punës dhe banimit. Kurat më të mira, sipas mjekëve specialistë janë barishtet. Në farmacitë bimore, ekzistojnë bimë të perëndimit që janë të shumta për sa i përket llojeve. Përzierje e bimëve që tregtohet është tretur në alkool bimësh 39 gradë dhe quhet Schenden Bitter dhe bashkë me të edhe një lloj kremi i quajtur Calendula Saslbe dhe është e përbërë nga yndyra dhe lulja e quajtur Calendula Officinalis që, ndryshe në gjuhën e popullit quhet lule duhani, sepse i ka gjethet të ngjashme me të.
Shkaqet
Shkaqet e sëmundjeve reumatizmale janë të përgjithshme dhe lokale, shpjegojnë reumatologët duke pohuar se shkaqet lokale, pra të pjesëve të ndryshme të trupit, janë të shpeshta gjatë artrozës. Sipas tyre, sa herë që sforcohet një nyjë, duhet të mendohet për rrezikun e dëmtimit të saj, sidomos ato me natyrë sportive dhe profesionale nga mikrotraumat, kjo mundësi shtohet në rast se kemi të bëjmë me një anomali anatomike të fituar apo të lindur, e cila ndikon fuqishëm mbi artrozë. Ndërsa ndër shkaqet e përgjithshme, specialistët përmendin moshën, e cila përbën një faktor etiologjik ku artroza sa vjen e theksohet. Ndërkohë, faktori gjenetik, pra trashëgimia, sipas mjekëve ndikon sidomos në formën e artrozës së gishtave të këmbëve dhe të duarve, ku viktimë e kësaj, sipas tij, janë sidomos femrat. Po ashtu klima e ftohë ndikon shumë në rëndimin e artrozës poliartikulare, e cila prek duart dhe viktimë janë sidomos gratë pas të 50-ve, kur kjo kombinohet me perimenofrazën, por te gratë edhe mbipesha është faktor negativ për sëmundjet reumatizmale.
Këshillat
Kremrat që janë të përbërë me këto lloj bimësh, kanë një përdorim shumë të lehtë, me to lyen lëkurën, në pjesën ku ke dhimbje para se të vesh kompresën e lagur me Scheden Bitter. Për kompresë merret një garzë në madhësi të vendit ku e ke dhimbjen dhe e lag me këtë lloj tretjeje bimësh, më pas e vendos në vendin e dëshiruar dhe e mbështjell me qese najloni dhe e shtrin mirë në mënyrë që të mos depërtojë ajri e as të lagen apo ndoten rrobat, por për më tepër kjo mënyrë përdoret për të mbajtur nxehtësinë, sepse po depërtoi të ftohtit, atëherë kompresa duhet të hiqet sepse në vend të kurojë, ajo shkakton dëme. Për të ruajtur ngrohtësinë dhe për të mos lëvizur kompresa, duhet ta mbështjellësh garzën me qese najloni edhe me një copë të leshit apo të pambuktë dy apo tre fish dhe ta lidhësh me ndonjë shami apo diçka elastike që të mos lëvizi kompresa.
Plazhi
Rëra, e në veçanti, rëra e pastër është tepër efikase për kurimin e reumatizmit. Këshilla numër një e specialistëve është që të gjithë personat që kanë probleme me këtë sëmundje, duhet të shfrytëzojnë në maksimum, rërën gjatë orëve të mëngjesit dhe të pasdites, pasi në drekë temperatura është shumë e lartë dhe është e pamundur që trupi ta durojë atë. Ndërkohë, pas një studimi të kryer me 200 atlete, për 2 vjet studiuesit kanë dalë në një rezultat: sporti i bën mirë kockave. Disa ushtrimeve të kombinuara kanë treguar se sporti i bën mirë forcimit dhe kalcifikimit të kockave. Vihet re që njerëzit që nuk merren me sport kanë një shkallë të lartë plogështie e cila vjen si shkak i mos-marrjes me sport. Ndërkohë që këta persona shpesh vuajnë nga sëmundje të kategorisë reumatizmale, duke sjellë probleme të dukshme për shëndetin.
Disa këshilla si ta kurojmë reumatizmin
1- Bëni dy herë në javë ushtime gjimnastikore
2- Merrni herë pas herë, (një herë në dy ose tre muaj) tableta multivitaminë
3- Jetoni në ambiente që nuk janë të ftohta
4- Bëni plazh çdo vit dhe e rëndësishme është që të shtriheni në rërën e mëngjesit dhe pasdites
5- Pini sa më shumë çarja me bimë jeshile
6- Përdorni ujë mineral
7- Hani sa më shumë fruta më vitaminë C dhe A
8- Sa herë që ndjeheni të lodhur përdorni paracetamol, ose medikamente të tjera për përmbajtje paracetamoli.
Sporti mban larg reumatizmin
Specialistët këshillojnë që duke u marrë me sport të paktën dy herë në javë, i bën mirë kockave, jo vetëm duke i forcuar ato, por edhe duke ndihmuar procesin e kalcifikimit, mjaft i domosdoshëm për njeriun. Madje kjo është një ndër mënyrat kryesore për të mbajtur sa më larg vetes, reumatizmin. Jo pak, por tridhjetë ditë në vit, mjekët rekomandojnë plazh, për të gjithë personat që kanë probleme me reumatizmin. Sipas tyre, është shumë e rëndësishme, që ato të shtrihen në rërën e plazhit në mëngjes dhe në darkë. Ndërkohë që përdorimi i bimëve jeshile është shumë i këshillueshëm. Ato duhet të zihen për rreth 20 minuta dhe më pas do të pihen për të lehtësuar dhimbjet reumatizmale. çaji duhet të zihet në një enë porcelani dhe jo metalike.
Analgjetikët, ilaçet që kurojnë sëmundjen
Analgjetikët janë ilaçe që lehtësojnë dhimbjen pa e ulur inflamacionin. Ato janë shumë efektive në uljen e dhimbjeve të lehta dhe jo shumë të forta, të ngjashme me atë të dhimbjes së kokës ose të dhëmbit. Ato nuk kanë efekte anësore si ilaçet e tjera . Analgjetikët japin efekt shpejt zakonisht brenda një ore. çlirimi nga dhimbja zgjat zakonisht nga 4 deri në 8 orë. Këto ilaçe funksionojnë duke penguar dërgimin e sinjaleve dhe dhimbjes në tru ose duke penguar vetë trurin që të marrë sinjale. Acetaminophen përbërësi aktiv që ndodhet tek analgjetikët më të përdorur. Përfshi ato që nuk kanë aspirinë në përbërjen e tyre si: Anacin, Execedrin, dhe Tylenol. Dy vitamina janë shumë të rëndësishme për trupin e njeriut dhe ndihmojnë në shmangien e problemeve reumatizmale, ato janë vitamina C dhe A.
Problemet që sjell artriti reumatik
Pezmatimi reumatik i nyjeve trupore (kyçeve) ose ndryshe artriti reumatik është një sëmundje malcuese, që shpesh nis në nyjet e vogla, në duar dhe këmbë. Kyçet ënjten, të dhembin dhe në rastin e malcimit të madh ato bëhen të nxehta. Malcimi çon në sertësi në kyçe, sidomos kur njeriu çohet në mëngjes apo ka qëndruar në një vend për një kohë të gjatë. Më e zakonshmja është që kyçet preken po aq shumë në të dyja anët e trupit. Malcimi nis në indet e kupës së kyçit. Nëse malcimi vazhdon për një kohë të gjatë mund të dëmtojë pjesë të ndryshme në kyç dhe rreth tij si kërcet e kyçit, kockat, gilcat dhe ligamentet. Lëvizshmëria në kyçe keqësohet dhe kyçi në disa raste mundet të keqvendoset. Në raste të rralla mundet që edhe organe të tjera në trup të malcohen, si për shembull pleura, cipa e zemrës, enët e gjakut dhe sytë.
Faktorët që ndikojnë në shfaqjen e artritit
Studiuesit nuk kanë arritur akoma të sqarojnë shkaqet që çojnë në artritin reumatik. Me sa duket ka shumë faktorë që marrin pjesë. është konstatuar se ka disa prirje të trashëgueshme që përbëjnë një rrezik më të madh për t'u kapur nga artriti reumatik. Rreziku për t'u kapur nga një variant më i rëndë i sëmundjes mund të jetë gjithashtu i trashëgueshëm. Tek dikush që ka prirje për t'u kapur nga kjo sëmundje mundet që disa lloj infektimesh të bëjnë që ajo të shpërthejë. Faktorët hormonalë, por edhe tuhatja mund të ndikojnë në të. Gratë preken në më tepër se dyfishin e rasteve sesa burrat. Artriti reumatik mund të shfaqet në të gjitha moshat, por mosha mesatare tek ata që sëmuren është 55 vjeç. Kjo sëmundje gjendet në të gjithë botën dhe është pothuajse njëlloj e zakonshme në të gjitha anët e botës.
Këshillat për të luftuar sëmundjen
Të gjithë pacientët që vuajnë nga reumatizma nuk duhet ta pinë asnjëherë çajin në një enë metali, por vetëm në enë plastike ose prej druri. Madje, mjekët rekomandojnë që edhe vetë çaji të mos zihet në një enë metali, por qelqi apo porcelani. Në këtë rast, sapo të keni pirë as gjysmën e gotës, dhembjet kanë tendencë për të pushuar. Kompresa në vendin e dhembjeve është në të shumtën e rasteve qetësuesi numër një që ndalon dhembjen. Por për reumatizëm afatgjatë, mjekët rekomandojnë pirjen e produkteve bimore si dhe kompresat në vendet më të theksuara me reumatizëm. Gjithashtu, dy vitamina janë shumë të rëndësishme për trupin e njeriut dhe ndihmojnë shumë në shmangien e problemeve reumatizmale, ato janë Vitamina C dhe A.
Duhet treguar kujdes në përdorimin e medikamenteve
Ndryshimi i kushteve klimaterike ka bërë që me shtimin e lagështisë në ajër të shfaqen në masë dhe sëmundjet e problemet reumatizmale te moshat e mesme dhe ato të mëdhatë. Shfaqja e sëmundjeve reumatizmale zhvillohet në forma të ndryshme dhe shfaqet në pjesë të ndryshme të trupit duke dëmtuar kockat dhe duke dhënë dhimbje të vazhdueshme në zonat përreth tyre. Sipas mjekëve, këto sëmundje mbeten problematike nëse nuk kapen në kohë, pasi ndikojnë në dobësimin e aktiviteteve të përditshme që duhet të kryejnë kjo kategori pacientësh. Në masë këto sëmundje prekin femrat, kjo sidomos pas menopauzës. Përveç medikamenteve këshillohet që të frekuentohet plazhi, të mbahet kujdes në regjimin ushqimor dhe të zhvillohen në masë aktivitetet sportive. Por çelësi i trajtimit të sëmundjes qëndron në rregullsinë e bërjes së vizitave mjekësore.
Simptomat e sëmundjeve reumatizmale
Sëmundjet reumatizmale mund të jenë të formave nga më të ndryshmet, duke filluar që nga dhimbjet e gjunjëve, të nyjeve të duarve, bërrylave, që njihen si artrite, të shtyllës kurrizore, të mesit e me radhë. Një ndër format më të përhapura është ajo e artritit reumatik e cila prek në masë nyjet e bërrylave gjunjëve, duarve, nofullave e të tjera. Ndërkohë që simptoma me të cilat shfaqen ka të bëjë dhe me transmetimin e dhimbjes nga njëra zonë në tjetrën. Megjithatë, të shumta janë dhe rastet e spondiliartrozës, e cila shfaqet te moshat e mëdha. Në fazat fillestare sëmundja mund të shfaqet me dhimbjen e fortë që ndjehet përreth zonave kockore, ku tipar dallues është kërcitja e kockave. Por mund të shfaqet dhe me çrregullime të tjera, si dhimbje të forta therëse, humbje e ekuilibrit, debulesa trupore, paqëndrueshmëri etj. Simptoma dalluese e sëmundjeve reumatizmale, përveç dhimbjes, është enjtja, fryra dhe deformimi i kyçeve dhe zonave ku ndjehet dhimbja, e cila me kalimin e kohës bëhet gjithnjë e më shumë problematike. Ndërsa për rastet e dhimbjeve të mesit këshillohet bërja e banjave termale, të cilat sjellin qetësimin e dhimbjes.
Faktorët që ndikojnë në shfaqjen e sëmundjeve reumatizmale
Janë të shumtë faktorët që ndikojnë në shfaqjen e këtyre sëmundjeve, që mund të jenë të kategorive të ndryshme, që nga format më të lehta tek ato më të rënda. Zakonisht shfaqja e tyre bëhet evidente gjatë kësaj stine si pasojë e faktorëve ambientalë dhe shtimit të lagështisë. Megjithatë, ato mund të shfaqen dhe si pasojë e sforcimit të nyjeve e pjesëve të ndryshme trupore. Ndërsa faktor është dhe mosha, ku tek ato të mëdhatë, këto shfaqen më shumë. Megjithatë, shkak i përhapjes së sëmundjes mund të jetë dhe faktori gjenetik që ndikon sidomos në artrozën e gishtave të këmbës apo të dorës, ku më shumë viktima janë femrat. Ndërsa klima mund të bëhet faktor nga ana tjetër, që shfaq artrozën poliatrikulare, si dhe mbipesha bëhet shkak për rëndimin e saj.
Kontrollet tek mjeku
Ecuria e ndjekjes së situatës dhe sëmundjes hap pas hapi është një ndër trajtimet më të mira për shëndetin. Kështu, pacientët duhet të bëjnë kujdes në paraqitjen e rregullta te mjeku, në mënyrë të tillë që të shmangin në kohën e duhur efektet e saj negative që lë në shëndet. Këshillohet që për kurën e parë dhe të dytë ata të paraqiten çdo dy javë. Në këtë mënyrë ndiqet hap pas hapi dhe ecuria e sëmundjes. Në bazë të kësaj bëhet dhe mjekimi në bazë të preparateve që japin sipas ecurisë së sëmundjes. Për t’i zbuluar këto sëmundje dhe shkallën e rëndimit të tyre, këshillohet bërja e analizave të gjakut, e grafisë, ku shihet dëmtimi që është bërë etj.
Këshilla mbi trajtimin e sëmundjes
Kombinimi i gjithë faktorëve, si përdorimi i ilaçeve të duhura, bërja e ushtrimeve fizike, mbajtja nën kontroll e peshës trupore, shmangia e ambienteve të ftohta, përdorimi i ushqimeve të pasura me vitamina, mund të shërbejnë për mbajtjen e sëmundjes nën kontroll. Këshillohet përdorimi i kremrave të ndryshme, të cilat ndikojnë në lehtësimin e dhimbjeve. Një rol pozitiv në trajtimin e kësaj sëmundjeje luajnë dhe kompresat. Kështu, këshillohet që një person herë pas herë të vërë kompresa në nyjet ku ndjejnë dhimbje. Kjo duke vendosur gjëra të ngrohta, megjithatë në këtë rast duhet bërë kujdes që të mos depërtojë lagështira apo ftohtësia në vendin ku ka dhimbje, sepse në këtë mënyrë kjo edhe mund të rëndohet më shumë si gjendje. Nga ana tjetër, dhe mënyra e të ushqyerit është një tjetër faktor i rëndësishëm kurues. Pacientët duhet të bëjnë kujdes që në tavolinat e tyre të mos mungojnë dy vitaminat C dhe A, të cilat ndikojnë në shmangien e vetive reumatizmale të trupit për shkak të vetive që kanë.
Këshillat e specialistëve
Kremrat që janë të përbërë prej bimësh kanë një përdorim shumë të lehtë, me to lyen lëkurën në pjesën ku ke dhimbje para se të vësh kompresën e lagur me Scheden Bitter. Për kompresë merret një garzë në madhësi të vendit ku e ke dhimbjen dhe e lag me këtë lloj tretjeje bimësh, më pas e vendos në vendin e dëshiruar dhe e mbështjell me qese najloni dhe e shtrin mirë në mënyrë që të mos depërtojë ajri e as të lagen apo ndoten rrobat, por për më tepër kjo mënyrë përdoret për të mbajtur nxehtësinë, sepse po depërtoi i ftohti atëherë kompresa duhet të hiqet se në vend të kurojë, ajo shkakton dëme. Për të ruajtur ngrohtësinë dhe për të mos lëvizur kompresa, duhet ta mbështjellësh garzën me qese najloni edhe me një copë të leshtë apo të pambuktë dy apo trefish dhe ta lidhësh me ndonjë shami apo diçka elastike që të mos lëvizë kompresa.
Pezmatimi (artriti) reumatik i kyçeve
Pezmatimi reumatik i nyjeve trupore (kyçeve) ose ndryshe artriti reumatik (angl. rheumatoid arthritis) është një sëmundje malcuese që shpesh nis në nyjet e vogla, në duar dhe këmbë. Kyçet ënjten, të dhembin dhe në rastin e malcimit të madh ato bëhen të nxehta. Malcimi çon në sertësi në kyçe, sidomos kur njeriu çohet në mëngjes apo ka ndenjur në vend për një kohë të gjatë. Më e zakonshmja është që kyçet preken po aq shumë në të dyja anët e trupit. Malcimi nis në indet e kupës së kyçit. Nëse malcimi vazhdon për një kohë të gjatë mund të dëmtojë pjesë të ndryshme në kyç dhe rreth tij si kërcet e kyçit, kockat, gilcat dhe ligamentet. Lëvizshmëria në kyçe keqësohet dhe kyçi në disa raste mundet të keqvendoset. Në raste të rralla mundet që edhe organe të tjera në trup të malcohen, si për shembull pleura, cipa e zemrës, enët e gjakut dhe sytë.
Më të prekurit
Gratë preken në më tepër se dyfishin e rasteve sesa burrat. Artriti reumatik mund të shfaqet në të gjitha moshat, por mosha mesatare tek ata që sëmuren është 55 vjeç. Kjo sëmundje gjendet në të gjithë botën dhe është pothuajse njëlloj e zakonshme në të gjitha anët e botës. Studiuesit nuk kanë arritur akoma të sqarojnë shkaqet që çojnë në artritin reumatik. Me sa duket ka shumë faktorë që marrin pjesë. Është konstatuar se ka disa prirje të trashëgueshme që përbëjnë një rrezik më të madh për t'u kapur nga artriti reumatik. Rreziku për t'u kapur nga një variant më i rëndë i sëmundjes mund të jetë gjithashtu i trashëgueshëm. Tek dikush që ka prirje për t'u kapur nga kjo sëmundje mundet që disa lloj infektimesh të bëjnë që ajo të shpërthejë. Faktorët hormonalë, por edhe tuhatja mund të ndikojnë në të. Sot për sot nuk është i mundur parandalimi i kësaj sëmundjeje. Rrjedha mund të ngadalësohet dhe në disa raste ndalohet me ndihmën e ilaçeve.
Gratë më të rrezikuara
Gratë preken në më tepër se dyfishin e rasteve sesa burrat. Artriti reumatik mund të shfaqet në të gjitha moshat, por mosha mesatare tek ata që sëmuren është 55 vjeç. Kjo sëmundje gjendet në të gjithë botën dhe është pothuajse njëlloj e zakonshme në të gjitha anët e botës. Studiuesit nuk kanë arritur akoma të sqarojnë shkaqet që çojnë në artritin reumatik. Me sa duket ka shumë faktorë që marrin pjesë. Është konstatuar se ka disa prirje të trashëgueshme që përbëjnë një rrezik më të madh për t'u kapur nga artriti reumatik. Rreziku për t'u kapur nga një variant më i rëndë i sëmundjes mund të jetë gjithashtu i trashëgueshëm. Tek dikush që ka prirje për t'u kapur nga kjo sëmundje mundet që disa lloj infektimesh të bëjnë që ajo të shpërthejë. Faktorët hormonalë, por edhe tuhatja mund të ndikojnë në të.
Sa zgjat sëmundja
Sipas mjekësisë, artriti reumatik mund të vazhdoje gjatë gjithë jetës, por edhe mund të fshihet nga një kohë në tjetrën. Mjekët përpiqen qe t'u pakësojnë dhembjet pacientëve të tyre, si dhe të parandalojnë ndonjë paralizë të mundshme. Zakonisht, ata përdorin barna anti-malcim, si aspirina, etj; ushtrime fizike dhe deri në operim të kyçeve të deformuara për rregullimin apo edhe zëvendësimin e tyre me kyçe artificiale plastike apo prej ndonjë lënde tjetër. Për përcaktimin e sëmundjes kthehesh te doktori specialist reumatolog, dhe ai të përshkruan ilaçet dhe këshillat e nevojshme, të cilat nëse përdoren përkrah kurave popullore të mëposhtme.
Bimë mjekësore dhe këshilla të posaçme për artritin reumatik
Hithra
Bimë e egër barishtore që në kërcellin e në gjethet e saj të dhëmbëzuara ka një push të imët djegës dhe që përdoret si bimë mjekësore e për ushqim. Hithra përmban sasira të konsiderueshme të vitaminës A dhe C, vitaminë K, amin si histamina, serotoninë dhe minerale siç është hekuri shumë i rëndësishëm për organizmin e njeriut. Pra, për shkak të vlerave të shumta që ajo përmban dhe efektet e saj janë të menjëhershme. Në mjekësinë popullore hithra njihet si mbretëresha e bimëve mjekësore, për shkak të efekteve të saj pozitive në shërimin e disa sëmundjeve. Përdorimi i kësaj bime gjatë periudhës së pranverës ndihmon në pastrimin e gjakut dhe te të sëmurët me anemi. Këshillohet që gjatë kësaj kohe të konsumohet sa më shpesh bima e hithrës në formë sallate ose dhe e gatuar në supë ose byrek. Gjithashtu, mund të pihen 3 gota çaj në ditë nga kjo bimë. Për të përgatitur çajin nevojitet një lugë nga bima e tharë dhe e grimcuar. Kjo masë hidhet në një gotë me ujë të nxehtë dhe lihet në qetësi për 15 minuta. Më pas kullohet dhe pihet 3 herë në ditë nga një gotë. Një tjetër mënyrë për të shëruar dhimbjet e reumatizmës është edhe vendosja e bimës së freskët në kontakt të drejtpërdrejtë me lëkurën. Vendi i dhimbjes rrihet me bimën e freskët derisa te dallohet një si pullë gjaku. Efektet anësore të hithrës janë ende të panjohura. Por është thelbësisht e dëmshme të përdoret te personat, që kanë akumulime ujore si pasojë e aktivitetit të kufizuar të zemrës dhe veshkave, pasi është një çaj që nxit largimin e ujërave nga trupi.
Rigoni
Të gjithë i njohin vlerat e rigonit në gatim. Jo vetëm kaq, përveç shijes aq të mirë që u jep ushqimeve, është dhe mrekullia që bën kjo bimë edhe në mjekësinë popullore. Pjesa që ndihmon në kurimin e sëmundjeve është e gjithë bima, por mund të përdoren edhe gjethet e saj, të mbledhura gjatë kohës së lulëzimit nga qershori deri në shtator. Gjethet të jenë tharë në mjedis të mbyllur dhe të jenë grimcuar, pasi në këtë mënyrë vlerat e bimës nuk humbasin. Gjatë mbledhjes duhet pasur kujdes, pasi bima rritet e fshehur mes ferrave dhe pyjeve. Bima aromatike shpesh është me nuancë të kuqe të dobët. Gjethet i ka të holla dhe në formë vezake. Kërcelli i rigonit ka gjithmonë ngjyrë të gjelbër. Bima lulëzon nga muaji qershor deri në shtator dhe ka një lartësi deri në 15 centimetra. Gjendet në ferra e pyje. Për përgatitjen e çajit të rigonit, merr një lugë gjelle nga gjethet e tij të thara dhe i hedh në një gotë, pastaj në atë gotë hedh ujë të vluar dhe e lë 15 min. Pastaj e kullon dhe e pi, dy herë në ditë.
Farat e lulediellit
Farat e lules se diellit, për vetë përmbajtjen e tyre, kanë veti anti-malcuese të kyçeve, më të fortë se ilaçi i njohur me emrin "Ibuprofen". Përvetësimi i 250 gramë fara lule dielli është e barabartë me efektin e ilaçit më të mire anti-malcues të kyçeve.
Qershia
Qershia përmban magnezium dhe botacium, i pari konsiderohet asgjësues dhimbjesh, ndërsa i dyti zvogëlues malcimi. Ngrënia e disa kokrrave në ditë do të mjaftonte, qoftë edhe të konservuara.
Peshku
Ngrënia e peshkut dhe e vajit të peshkut bën dobi në kurimin e malcimit të kyçeve.
Lule fieri
Gjethet dhe degët i "fierit" përdoren gjithashtu për kurimin e përdhesit (cermës) dhe reumatizmës. Pasi i pret degët e fierit në copa të vogla, i vendos mbi vendin e dhembjes dhe i lidh me një copë apo fasho. Në fillim dhembjet do të shtohen, por për një kohë të shkurtër ato do të eliminohen totalisht. Duhet pasur parasysh se fieri është dy llojesh: mashkull dhe femër. Fieri mashkull nuk ka gjethe, as degë, as lule dhe as kokrra, ndërsa fieri femër i ka këto dhe ky është për qëllim në këtë kurë.
Lëvizjet
Elimino lëvizjet apo qëndrimet që i shtojnë lodhjet kyçeve. Mos qëndro gjatë dhe pa lëvizur në një pozicion. Planifiko që më parë për shëtitjet dhe aktivitet e ndryshme dhe bëjë jetën sa më të thjeshtë që të mundesh, sepse tensionet ndikojnë negativisht në sëmundjen tënde. Mos e lodh trupin dhe aq më tepër kyçet.
Çaji
Të gjithë pacientët që vuajnë nga reumatizma, nuk duhet ta pinë asnjëherë çajin në një enë metali, por vetëm qelqi ose prej druri. Madje mjekët rekomandojnë që edhe vetë çaji të mos zihet në një enë metali, por qelqi apo porcelani.
Dieta dhe ushtrimet
Nëse keni artrit reumatik ju mund të humbni edhe oreksin ndoshta. Mund të ndjeheni të dobët dhe të pafuqishëm. Por për të ruajtur shëndetin tuaj dhe për t’i mos lejuar simptomat që të përparojnë, ju duhet të mbani një dietë ushqimore të balancuar dhe të bëni ushtrime të lehta. Përpiquni të hani shumë fruta dhe perime. Përpiquni të shmangni dhjamëra, gjalpë, qumësht të paskremuar, mish vici, derri, lope, qengji. Por duhet të hani me shumë peshk. Gjithashtu mund të hani pule dhe gjeldeti. Përpiquni të konsumoni ushqime me pak kalori sepse kështu do të bini nga pesha që në fakt bën që të ulet pesha që duhet të përballojnë kyçet tuaja. Ju duhet të merrni rregullisht vitamina sepse sëmundja juaj ju bën deficitar në disa lloj vitaminash si për shembull: Vitamina D, që është shumë e rëndësishme për kockat. Gjithashtu duhet të merrni edhe kalcium.
Artriti reumatik edhe i trashëguar
Rreziku për t’u kapur nga një variant më i rëndë i sëmundjes mund të jetë gjithashtu i trashëgueshëm. Tek dikush që ka prirje për t’u kapur nga kjo sëmundje mundet që disa lloj infektimesh të bëjnë që ajo të shpërthejë. Faktorët hormonalë mund të ndikojnë në të. Sot për sot nuk është i mundur parandalimi i kësaj sëmundjeje. Rrjedha mund të ngadalësohet dhe në disa raste ndalohet me ndihmën e ilaçeve. Dy ditë në javë, specialistët e shëndetësisë rekomandojnë që njerëzit të merren me ushtrime gjimnastikore, kryesisht për këmbët, kyçet e duarve. Studiuesit nuk kanë arritur akoma të sqarojnë shkaqet që çojnë në artritin reumatik. Me sa duket ka shumë faktorë që marrin pjesë. Është konstatuar se ka disa prirje të trashëgueshme që përbëjnë një rrezik për t’u kapur nga artriti reumatik.
Periudhat aktive dhe të qeta të sëmundjes
Ai që ka artritin reumatik mund të përjetojë periudha të qeta të kësaj sëmundjeje, por ndonjëherë vijnë disa periudha kur sëmundja është më aktive. Gjatë kësaj kohe njeriu ndjehet edhe më i lodhur. Vështirësitë qëndrojnë shpesh tek veprimet praktike në shtëpi, në punë dhe në kohën e lirë. Për të zgjidhur disa andralla të përditshme ka mjete të ndryshme ndihmëse. Tetë këshilla rekomandojë specialistët, për të lehtësuar dhimbjet reumatizmale për të gjithë njerëzit, kjo sëmundje është shumë e përhapur në vendin tonë, për shkak të klimës dhe kushteve të jetesës. Faktorët hormonalë, por edhe tuhatja mund të ndikojnë në të. Malcimi çon në mpirje në kyçe, sidomos kur njeriu çohet në mëngjes apo ka qëndruar në vend për një kohë të gjatë.
Grupmoshat ku shfaqet artriti reumatik
Gratë preken në më tepër se dyfishin e rasteve sesa burrat. Artriti reumatik mund të shfaqet në të gjitha moshat, por mosha mesatare tek ata që sëmuren është 55 vjeç. Kjo sëmundje gjendet në të gjithë botën dhe është pothuajse njëlloj e zakonshme në të gjitha anët e botës. Studiuesit nuk kanë arritur akoma të sqarojnë shkaqet që çojnë në artritin reumatik. Me sa duket ka shumë faktorë që marrin pjesë. Është konstatuar se ka disa prirje të trashëgueshme që përbëjnë një rrezik më të madh për t’u kapur nga artriti reumatik. Rreziku për t’u kapur nga një variant më i rëndë i sëmundjes mund të jetë gjithashtu i trashëgueshëm. Tek dikush që ka prirje për t’u kapur nga kjo sëmundje mundet që disa lloj infektimesh të bëjnë që ajo të shpërthejë.