Më të dobëtit kanë paguar për më të fortët

 Ban Ki Moon * (La Stampa)

 

Javën e ardhshme, liderët e ekonomive më të mëdha globale do të takohen në Kanada. Shumë nga çështjet në tryezën e takimeve pasqyrojnë shqetësimet që janë ndjerë në shtëpitë e familjeve në mbarë botën. 
E gjithë bota është e destinuar të rrëzohet për shkak të problemeve të Eurozonë-s, në një rënie e cila ka gjasa të jetë recidive? A mundet të shërohet ekonomia botërore nga tregjet e reja duke kompensuar kështu rëniet? Më në fund po ri-dalim në sipërfaqe si të mbijetuarit e një stuhie, duke vlerësuar dëmet dhe nevojat e fqinjëve tanë? Ose jemi ende në syrin e stuhisë? Në fakt, përgjigjet e këtyre pyetjeve varen nga ne dhe se si do të menaxhojnë ekonominë botërore në periudhën e pritshme. Një shenjë inkurajuese, është fakti se, gjithnjë e më shumë, udhëheqësit e botës po njohin nevojën për një  përgjegjësi më të madhe. Tani më shumë se kurrë, duhet të jemi të përgjegjshëm ndaj atyre që janë më të prekur nga kjo krizë. Argumenti moral në mbështetje të kësaj iniciative është më se e  qartë. Në fund të fundit, ata që janë më së paku përgjegjës në mesin e të gjithë krizës ekonomike globale kanë paguar çmimin më të lartë: humbje të vendeve të punës, rritjen e kostos së jetesës, rritjen e tensioneve sociale, familje që përpiqen të mbijetojnë. 
Por logjika ekonomike është po kaq bindëse. Si kurrë më parë, rimëkëmbja ekonomike globale varet nga rritja ekonomike e vendeve në zhvillim. Ata që janë goditur më shumë janë edhe shpresa jonë më e mirë për të pasur një perspektivë për të ardhmen në prosperitet. Përkundër stimujve të konsiderueshme që kanë injektuar shumë vende, prova tregon se ata nuk janë gjithmonë  në drejtimin për të plotësuar nevojat e menjëhershme të vendeve të varfra dhe atyre më të prekura. Ne jemi dëshmitarë të dinamikave të ekonomive në zhvillim, por edhe dëshmitarë të vuajtjeve të mëdha. Shumë njerëz janë lënë në harresë. Në vendet në zhvillim, shumë punëtorë janë qenë të shtyrë në punë të pambrojtur, pa sigurime. Radhët papunëve më botë janë rritur nga 34 milionë në 215 milionë si  burrat ashtu dhe gratë janë bërë punëtorë më të varfër. Dhe është hera e parë në histori, më shumë se një miliard njerëz në mbarë botën do të vuajnë nga uria. 
Shërimi nuk është i rëndësishëm nëse njerëzit e mësojnë këtë vetëm nëpërmjet gazetave. Gratë dhe burrat që punojnë duhet të kuptojnë atë në jetën e përditshme dhe në kompensim ekonomik. Me pak fjalë: një rikthim i vërtetë duhet të arrijë të prekë ekonominë reale. Në të ardhmen, çfarë do të thotë kjo për njerëzit në praktikë, detyrimi për përgjegjësi? Së pari, ne duhet të jetë përgjegjës për të siguruar punë cilësore. Kriza globale e punës ka ngadalësuar si shërim po ashtu dhe progresin drejt reduktimit të varfërisë në vendet në zhvillim. 
Ka ardhur koha që të përqendrohemi në zhvillimin e njerëzor dhe një pune më të mirë, mbi të gjitha investime të veçanta në punë të gjelbër. Shumë thjesht, rimëkëmbja ekonomike nuk mund të jetë e qëndrueshme pa një rifillim të punës. Së dyti, duhet të jemi të përgjegjshëm ndaj shtresave më të prekura nga goditja e krizës, sidomos femrat. Në mbarë botën, gratë janë të lidhja sociale që mban familjen dhe komunitetin. Një nga investimet më efektive që ne mund të bëjë është të kemi vëmendje ndaj shëndetit të nënës dhe fëmijës. Takimi në Kanada mund të japi përkrahje në përpjekjen tonë globale për të miratuar dhe për të dhënë burime financiare për një plan gjithëpërfshirës për shëndetin e grave dhe fëmijëve. 
Së fundi, ne duhet të mbajmë premtimet tona. Ekonomitë udhëheqëse botërore janë angazhuar të dyfishojnë ndihmën për zhvillim në Afrikë dhe për të përshpejtuar progresin drejt arritjeve në “Objektivat e Zhvillimit të Mijëvjeçarit” brenda vitit 2015. Më shumë burime do të thotë  të transformosh jetë në një shoqëri. Ne e dimë se çka punon: të investosh në Fondin Global për të mundur SIDA-n, tuberkulozin dhe malarien; për të përfunduar angazhimet e bëra vitin e kaluar dhe për të siguruar  më shumë sigurinë e ushqimit, si dhe për të ndihmuar më shumë fermerët e vegjël për të rritur produktivitetin e tyre dhe planet për të hyrë në treg përmes mbështetjes kombëtare dhe sigurimin që çdo fëmijë të ketë akses në arsimin fillor. 
Kohët e fundit kam vizituar projektit “Fshati Mijëvjeçarit" në shtetin e Malavi, ku pashë me sytë e mi se si investime precize dhe të integruara në shëndetësisë, të arsimit dhe teknologjisë mund të stimulojnë një rritje spektakolare. Vetëm tre vjet më parë, shumë njerëz të fshatit jetonin në prag të urisë. Kurse sot ata shesin prodhimet e tyre në tregjet e drithërave në të gjithë rajonin. Investime inteligjente të goditura mund të krijojë më shumë vende pune, si dhe mundësi për të përhapur mirëqenie në të ardhmen. 
Pasiguria ekonomike nuk mund të jetë një justifikim për të shtyrë këto përpjekje. Bile është një arsye  më shumë për t’i forcuar ato. Në një kohë të kursimit, ne duhet të jemi të urtë me burimet e kufizuara që kemi. Përgjegjësia nuk do të thotë të bëjmë bamirësi. Kjo është një koncept themelor për një plan të shërimit ekonomik të koordinuar globale. 
Sot, të përqendrohesh në nevojat më të ndjeshme mund të nxisë rritjen ekonomike dhe të vendosë themelet për ndërtimin e një nesërme më të qëndrueshme dhe të begatë. Në ekonominë tonë globale të ndërlidhur është treguar që të jesh përgjegjës për atë që ndodh në botë do të thotë të jesh përgjegjës për atë që ndodh në shtëpi tënde.

* Sekretar i Përgjithshëm i OKB-së

Posted via web from Shkupi Press extra