Që nga fillimet e saj në 1870, Standard Oil Company - një prej të parave shumëkombëshe amerikane dhe një trust i madh i sektorit të naftës - ka qenë objekt i investigimeve të përsëritur gazetareskë si dhe hetimeve të ndryshëm nga ana e komisioneve të kongresit. E vërteta është që veprimet e Standard Oil dhe themeluesit të saj të famshëm, John D. Rockerfeller dukej sikur mishëronin aspektet më të këqinj të kapitalizmit të madh që po lindte: indiferenca ndaj interesit të përgjithshëm, eliminimi i konkurencës me mjete të ndryshëm si dhe korruptimi i politikanëve më me influencë. Në fakt thuhej që, "mbreti i naftës" kishte në dorë të tij vetë Presidentin e Shteteve të Bashkuara. Kjo legjendë e Zeze e Standard oil është rivënë në diskutim sot nga shumë historianë bashkëkohorë, mes të cilëve Ron Chernow, autor i një biografie interesante të dinastisë. Në fillesë të gjithçkaje është një burrë i jashtëzakonshëm dhe enigmatik, John D. Rockerfeller, i lindur në 1839. Personi i tij mishëron formulën e Max Weberit mbi kapitalistët protestantë: "Njerëz të formuar në shkollën e vështirë të jetës, të guximshëm, përllogaritës dhe mbi të gjitha pragmatistë dhe konstantë, të dhënë tërësisht pas biznesit të tyre dhe parimet e të cilëve ishin ngushtësisht borgjezë". Megjithatë, biografia e tij ka elementë të mjaftueshëm për të ushqyer legjendën. Rockerfeller i futet biznesit që në moshën 16 vjeç, investon të ardhurat e tij të para në një rafineri në Cleveland në vitin 1863, ndërsa katër vjet më vonë kryen shpimin e parë të naftës nga koloneli Drake në Titusville, Pensilvani. Rockerfeller, kuptoi me shpejtësi që nëse donte të ia dilte në aktivitetin e përpunimit dhe shpimit ishte e domosdoshme të vinte rregull në sistemin prodhues dhe të sforcohej për të kontrolluar çmimet. Në vitin 1870, krijoi Standard Oil, me një kapital rekord prej 1 milion dollarë dhe firmosi një marrëveshje me kompanitë hekurudhore për të shpërndarë naftën me kosto të ulët. Në atë kohë, Standard Oil nuk ishte një kompani e madhe. Megjithatë, ajo ishte ura lidhëse eficiente e një karteli të naftës, një lloj federate që bashkonte operatorët kryesorë në fushën e përpunimit për kontrollin e çmimeve. I prezantuar nga Rockerfeller si një sistem i domosdoshëm bashkëpunimi në një panoramë industriale pa rregulla dhe pa ligje, apo më saktë si një antidot i darvinizmit ekonomiko-social, karteli denoncoi në mënyrë të përsëritur nga bashkëkohësit, të indinjuar prej metodave kanosëse dhe intimiduese të përdorura nga biznesmeni për të arritur qëllimet e tij. Eshtë e sigurtë që, Rockerfeller nuk përdorte diplomacinë për të bindur konkurentët e tij që të aderonin në federatë nën flamurin e Standrad Oil. Nuk hezitonte as të përdorte kërcënimet apo sabotimet për të detyruar të pabindurit. Eshtë fakt, që në 1880 karteli kontrollonte tashmë 90% të kapaciteteve përpunues të vendit. Etapa e dytë e ndërtimit të perandorisë nis në vitin 1882, me krijimin e trustit. Trusti ia jepte fuqinë e drejtuesve të kompanive të federatës një autoriteti qendror të formuar nga administratorë të besuar. Ky transformim motivohej prej ndryshimeve teknikë: vagonët cisternë të viteve 1870 tashmë zëvendësoheshin prej naftësjellësve, të cilët furnizonin në mënyrë të vazhdueshme rafineritë, gjë që nga ana tjetër detyronin zmadhimin dhe instalimin e rafinerive pranë qyteteve të mëdhenj, si Nju Jorku apo Fiadelfia. Në këtë pikë, nuk bëhej më fjalë vetëm për federim, por të gjendej një formë e përshtatshme menaxhimi për një organziatë shumë të madhe, me dimensione kontinentalë dhe perspektivë botërore, e përbërë nga një rrjet filialësh përgjegjës për naftësjellësit dhe rafineri gjigante, të cilave do t'u shtoheshn shpejt instalimet e nxjerrjes së naftës dhe për komercializimin e naftës për ndriçim të llampave dhe produkte të tjerë të përpunuar. 100 mijë të punësuar, 20 mijë puse nafte, 6500 kilometra naftësjellës, 50 mijë fuçi naftë të eksportuara përditë drejt Europës, 80-90 përqind të kapaciteteve amerikane të shpimit dhe shpërndarjes së naftës: janë këto shifrat e Standard Oil në 1890, kompania më e madhe, më e pasur, më e admiruar dhe më e "frikshme" në botë! Rockerfeller kuptoi edhe që përqendrimi horizontal (ai i kompanive të të njëjtit sektor) bëhej bindës vetëm nëse vihej në veprim menjëherë pas një strategjie integrimi vertikal (ai i zinxhirit të naftës, nxjerrjes dhe shpërndarjes, tregtimit të produkteve të rafinuar). Kjo rrugë e rritjes së një kompanie përbën një klasik të historisë së ekonomisë. Të tjera kompani u nisën në rrugë të ndryshme, por leksioni i Rockerfeller u ndoq nga të gjithë në agimin e shekullit XX: prodhimi i vazhdueshëm masiv është forca shtytëse e kapitalizmit të madh industrial. Rockerfeller u dha edhe një tjetër leksion amerikanëve, këtë herë kundër vullnetit të tij: kapitalizmi nuk është domosdoshmërisht dhe për natyrë konkurues; pa rregulla, sektorët më kapitalistë të ekonomisë dominohen pashmangshmërisht nga monopole që, nga ana e tyre përpiqen me çdo mjet të pengojnë konkurencën, deri në atë pikë sa që loja e kërkesës dhe ofertës përfundon në një shtirje të pastër. Vetëm në 15 maj të vitit 1915, pas një vendimi të parë të 1911, sëpata e Gjykatës së Lartë ra mbi kompaninë e madhe të naftës. Standard Oil u detyrua të shpërbëhet në 34 kompani të pavarura, që u bënë Standard Oil i Nju Xhersit (Exxon), Standard Oil i Nju Jorkut (Mobil), Standard Oil i Indianës (Amoco), standard Oil i Kalifornisë (Chevron), ose më mirë disa prej kompanive që kanë dominuar industrinë e naftës deri sot. Shpërbërja e Standard Oilit të madh ka qenë në avantazh të aksionerëve, pikësëpari për Rockerfeller dhe familjen e tij. Me prishjen e monopolit absolut dhe rivendosjen e një konkurence të pjesshme, secila kompani duhej të synonte zbulimin e tregjeve të rinj në vend të eliminimit sistematik të konkurencës. Në vitet '60 dhe '70, tregu i naftës do të dominohej sërish nga karteli i të mëdhenjve, me shtatë motrat e famshme: Exxon, SHBA; Royal Dutch Shell, Mbretëri e Bashkuar dhe Holandë; Mobil Oil, SHBA; Texaco, SHBA; Gulf Oil, SHBA; BP British Petroleum, Britani; Chevron, SHBA. Në çdo rast, historia e Standard Oil të John D. Rockerfellerit është emblematike për përqendrimin e industrisë amerikane në fundin e shekullit XIX: më shumë se kudo tjetër një fenomen i tillë evoluoi me metoda kaq brutale dhe makute, saqë skandalizoi opinionin publik dhe nxiti ndërhyrjen e shtetit.
Home »
» Perandoria e ROCKEFELLER





