Moyes i ka bërë këto komente derisa ka diskutuar mundësitë e Holandës në ndeshjen e sotme kundër Danimarkës në kuadër të grupit E të Kupës Botërore.
“Për pak sa nuk kam nënshkruar me Van Bommel për Evertonin disa vite më herët. Atij i mungon ritmi por është një mesfushor shumë efektiv, një lojtar inteligjent i cili ka ide të qarta për atë që bën”, ka thënë Moyes.