Shenjat dhe simptomat:
1. Sistemi tretës: anoreksi, pështjellim, të vjella.
2. Gjaku: hemoragji si pasojë e keqfunksionimit të trombociteve.
3. Çrregullime të volumit intravaskular që janë pasojë e humbjes të aftësisë të veshkave për të rregulluar përqëndrimin e urinës.
4- Anemia është pasojë e mosprodhimit të eritropoetinës.
5-Djersitje e vazhdueshme
6-Fryrje e trupit
7-Ethe
8-Dobësi
9-Urinë e turbullt me erë të keqe
10-Temperaturë
Bimët mjekësore
1-Trëndafil I egër
2-Kamomil,
3-Lëng kumbullash
Roli i veshkave për organizmin
Veshkat tuaja luajnë një sërë funksionesh të rëndësishme: rregullojnë ujin në trup dhe përbërës të tjerë kimikë në gjak si: sodiumin, potasin, fosforin dhe kalciumin; largojnë mjekimet dhe helmimet nga trupi juaj; çlirojnë hormonet në gjak për të ndihmuar trupin; rregullojnë presionin e gjakut; krijojnë qelizat e kuqe; nxisin kockat e forta. Pjesa më e madhe e gurëve në veshka mund të trajtohet duke rritur sasinë e marrë të lëngjeve, ndryshime në dietë dhe mjekime. Rreth 90% e gurëve, kalojnë vetë brenda 3 deri 6 javëve. Disa tipa gurash mund të shpërbëhen me anë të mjekimeve; megjithatë, gurët me përbërje kalciumi (tipi më i zakonshëm), nuk mund të shpërbëhet. Gurët gjithmonë duhet të hiqen kur ka infeksione, bllokime dhe dëmtime në veshka. Kur heqja e tyre bëhet e domosdoshme, ekzistojnë disa metoda të ndryshme për ta bërë këtë.
Metodat për heqjen e gurëve
Metoda më e mirë varet nga masa, vendndodhja dhe tipi i gurit. Disa gurë hiqen duke kaluar një instrument teleskopik tek fshikëza apo tek veshka, për ta nxjerrë gurin ose për ta copëtuar në fragmente të vogla me rreze lazeri apo valë tronditëse. Instrumenti teleskopik mund të futet drejtpërdrejtë në veshkë përmes një çarje të vogël në anën e pacientit për ta nxjerrë gurin të tërë ose atëherë kur duhet thyer në fragmente të vogla. Metoda më e re për ta hequr quhet “litotripsia e valëve të goditjes jashtë trupit (ESËL). Në këtë teknikë, gurët thyhen në fragmente të vogla me anë të tronditjes me energji të lartë nga një mekanizëm jashtë trupit.
Meshkujt më shumë veshka me gurë
Gurët në veshka janë më të zakonshme tek burrat, dhe më saktësisht, katër në pesë raste, kanë gurë në veshka. Normalisht, urina përmban substanca që parandalojnë formimin e kristaleve. Megjithatë, kjo nuk funksionon për të gjithë. Disa nga faktorët që kontribuojnë në formimin e gurëve tek njerëzit e prekshëm janë: marrja e pakët e lëngjeve, infeksione kronike në rrugët urinare. Rreth 80% e kacereve te veshkës janë karcinoma qelizore renale, ky tip kanceri mendohet te kete lidhje me moshen, pasi haset tepër rralle nen 40 vjeçare. Tumoret beninje te veshkave mund te rrinë ne trup si te pandashëm. Tumoret malinje shpesh janë ne stad te avancuar kur ne i zbulojmë e ne përgjithësi nuk i përgjigjen mire trajtimit mjekësor. Për kete arsye, veshka e semure zakonisht hiqet, ne një nefroektomi.
Rrezet X, e identifikojnë kristalet dhe gurët
Prezencën e gurëve në veshka e identifikojnë rrezet X. Teknikat e specializuara të rrezeve X (ndonjëherë edhe me injeksione me ngjyrë) apo me ultratinguj, mund të përdoren për të identifikuar më me saktësi masën dhe vendndodhjen e gurëve dhe për të identifikuar funksionimin e veshkëve. Testet e gjakut dhe urinës mund ta ndihmojnë një doktor për të gjetur se çfarë po e shkakton gurin dhe të planifikojë trajtimin më të mire Pjesa më e madhe e personave që kanë probleme me veshkat dhe kresyshit me gurët në veshka, vijnë nga prindër që kurrë nuk i kanë ndjerë shqetësimit, madje pavarësisht moshës në të ciolën ndodhen veshkën e kanë organin më të shëndetshëm. Ajo çfarë specialistët u rekomandojnë të gjithë prindërve në këtë rast është një dietë e ekuilibruar që në ditët e para të lindjes së fëmijës, madje ajo duhet të nisë që në barkun e nënës.
DENISA SPAHO