Arjan Th. KALLÇO
Rradha e njerëzve që po pris
nin jashtë derës së Konsul
latës ishte disi e gjatë atë
mëngjes. Mbërrijnë nga e gjithë Shqipëria
ose të paktën nga qytetet që nuk
mund ta kërkojnë vizën, veçse në Tiranë.
Në sytë e tyre lexohej qartë ndrojtja
e përzjerrë me ankth, sepse kërkesa e
tyre mund të refuzohej aty brenda. Po
më pas çfarë të bënin? Pritja do t’i ngjante
një ndërtese që të bie në shpinë
papritur dhe pandyer, në momentin kur
nuk e pret. Kursimet e tua ikin kot ose
më keq kur këto janë të huajtura. Jeta
kthehet përnjëherë në ferr, sidomos kur
je i varfër. Por edhe sikur të jesh i pasur,
të lë një shijë të hidhur në gojë, se je një
person non grata. Me paratë që ke edhe
mund të blesh një vizë, ashtu siç ble çdo
ditë dëfrimet që për të tjerët është e pamundur.
Si të pasurit dhe të varfërit do të
gjendeshin në të njëjtin udhëkryq që ndan
jetën tonë në dy pjesë.
Dielli përvëlonte dhe njerëzit ishin
të paduruar para derës së madhe hyrëse.
Gratë tundin në duar erashkat për të
bërë pak freski apo mbanin umbrela prej
letre me vizatime të çuditshme dhe plot
ngjyra. Ndoshta vinin nga Kina e
largët. Tregu është i mbushur me prodhime
të tilla kineze, pjesa më e madhe-
thonë se është kontrabandë. Ndërsa
burrat mbanin kapele ose shami të lagura
me ujë. Si kudo nëpër konsullata të
binte në sy rregulli që mbretëronte brenda
: policët italianë dhe rojet shqiptare
survejonin gjithë ecurinë e kontrolleve
rutinë brenda. Frika për ndonjë
kërcënim të mundshëm, prej kohësh ka
pushtuar të gjitha përfaqësitë diplomatike.
Është një efekt zinxhirr pas vitit
të tmerrshëm 2001 dhe sulmeve në
Bagdat, në një ditë marsi. Kujdesi nuk
është kurrë i tepërt. Nga kujdesi s’të
vjen asgjë e keqe. Kujdesi është për të
mençurit, kokëkrisja për budallenjtë -
është jehona që përsëritet në mënyrë frenetike
në jetën e përditshme dhe në
mendjen e njerëzve. Një tingëllimë shurdhuese
që të kall datën vetëm kur e mendon
luftën globale apo atë atomike. Lufta
është paqe - oshëtinte shpesh zëri i liderve
botërorë që duhet të ishin kujtuar
për zemërimin që po i pushtonte të gjithë
tokësorët dhe që i ngjante një dallge të
madhe që ishte gati të përmbytte gjithçka,
një tsunami të vërtetë, por me dimensione
shumë herë më të mëdha dhe
me pasoja shkatërruese.
Duhej ta kishin kuptuar - oshëtinte
si goditje alarmi edhe për ata që në
momente pushimi qëndronin në transhe
dhe prisnin ecurinë e ngjarjeve. E
njëjta skenë edhe brenda Konsullatës,
por larg nga zurmat e shpërthimeve të
bombave në fushën e betejës. Rradha
zgjaste dhe për pak çaste do të
gjendeshim para metadetektorëve. Sapo
kalonin kontrollin, njerëzit vraponin në
sallat e pritjes, duke ndjekur zërin çjerrës
të altoparlantëve që vinte nga prapa
vetratave. Minutat kalonin dhe njerëzit
prisnin, qëndronin pafolur dhe ndoshta
dikush edhe lutej në heshtje. Të luteshe
që çdo gjë të shkonte mirë, ishte i vetmi
ngushëllim, kështu që askush s’të dëgjonte.
Thonë se dhe muret kanë veshë
brenda tyre. E dija se çfarë ndodhte.
Por bashkëudhëtari im vlonjat do të ma
rikujtonte në bisedën që filluam. Ishte
një njeri i shkurtër, me flokët të rralluar
para. Dukej i lodhur nga jeta dhe
nga problemet e shumta që lindin njëri
pas tjetrit, duke u alternuar me energji
vetëm negative. Në atë moment kjo energji
nuk na duhej.
Është hera e dytë që nuk ma japin -
tha me zë të ulët dhe dyshues gati i dorëzuar.
Kohë më parë kam punuar në një
nga ndërtesat e konsullatave në Shkodër
dhe nuk ishte e drejtë të tregonin mosbesim
ndaj meje apo më keq akoma të
ma refuzojnë vizën. Por në mendje kishte
halle të tjera - biznesmeni i mirë vlonjat.
Zyra e taksave e kishte në shënjestër
kohët e fundit. Është historia e perit
tërhiq e mos e këput që herë e shtrëngonin,
herë e lironin. I kërkonin para për
të mos denoncuar kush e di se çfarë
prapësie. Korrupsion me thënë të drejtën.
Nuk na lejojnë të punojmë të qetë -
tha i nxehur. Dhe kishte të drejtë, sepse
më kishin folur edhe sipërmarrës të tjerë.
Njerëzit në pritje të emrit, një e nga një,
po e zbraznin sallën. Zëri i përkthyeses i
ftonte të afroheshin tek vetrata sipas
listës. Afroheshin pasi e dëgjonin atë,
paraqisnin dokumentat e kërkuara dhe
prisnin përgjigjen e nëpunësit për ditën
dhe datën e marrjes së vizës.
Shkoni të paguani aty, kioska ndodhej
në korridor, lini numërin e telefonit dhe
me postë do t’ju vijë pasaporta juaj - shpjegonte
nëpunësi.
Përkthyesja duhej të përkthente për
njerëzit që nuk e kuptonin gjuhën dhe
gjithë kohë ishin në dispozicion tëb
punëdhënësve. Ndërsa prisnim, kush
ulur, kush në këmbë, më afrohet biznesmeni
dhe më thotë nëse kisha bërë
kërkesë herë tjetër për vizë. Iu përgjigja
po, por herën e fundit pasaporta më
mbërriti me vonesë dhe nuk arrita të
shkoja dot në një nga qytetet më të bukura
jugore italiane, me ftesë të një mikeshe
dhe kolege profesore. Më pyeti nëse e kishte
plotësuar mirë formularin për
kërkesën. Vura re se ndonjë gabim në
shkrim kishte dhe i këshillova të plotësonte
një tjetër, se nuk do të bënte figurë
të mirë po ta kishte dorëzuar kështu.
Kush i vë re këto gjëra - m’u përgjigj
me ndrojtje dhe pak i hutuar. Kush e di
sesa mendime kishte në kokë : një familje
për ta mbajtur; investime të mëdha,
por që nëse nuk punonte, rrëzikonte falimentimin.
M’u dhembs tek e shihja
ashtu me moral përtokë.
Mori një formular tjetër dhe bashkë
filluam ta plotësonim. Edhe këtë herë
fati nuk na ndihu. Kur i bën punët,
duhen kontrolluar të gjitha, që të jenë
përfekte dhe nuk duhet t’i kapësh kur të
kesh filluar. Kontrolli nuk është një
nevojë që lind nga mosbesimi, por nga
harxhimi i kotë i kohës. Të paktën kur
nuk ke kohë në dispozicion. Kur mbërritëm
në faqen e tretë, e pa se fleta ishte
e gruisur. Sa keq që duhej të fillonte
çdo gjë nga e para. Durimi është një
virtyt, por bëhet një zakon tepër i ekzagjeruar,
që në vend të të nxitë, të lë pa
lëvizur dhe ditësia ta pengon, nga frika
e prishjes së staus kuosë që ke me paqen
brenda vetes. Kur arrin ta dominosh,
je guximtar. Mrekullohesh kaq shumë
sa të duket se nuk e njeh mirë veten
tënde. Janë anë të errëta të personalitetit
të fshehura deri më tash? Apo komoditeti
i jetës ta pengon? Për të parën
ndoshta janë të pakët ata që kanë dyshime.
Për të dytën do të thoshte të hiqje
dorë nga protestat ndaj padrejtësive. Dhe
je i detyruar pastaj të pësosh shumë prej
tyre. Heshtja ndoshta e kënaq atë shpirt
të ndrojtur brenda teje, nuk e prish
shumë qetësinë, por e di shumë mirë se
humb dinjitetin dhe shkel, ti i pari, të
drejtat e tua, duke i bërë një favor të
madh atij që nuk meriton më shumë se
ty. Nuk e ke kurajon të thuash mjaft.
Natën nuk fle, reflekton për çfarë mund
të ndodhë nëse i jep udhë protestës tënde
që edhe mund të t’i bëjë rrëmujë planet.
Herë ndihesh hero, duke imituar
edhe ndonjë aktor filmi dhe ndihesh gati
të përballesh me realitetin. Sapo del nga
porta, kjo forcë zhduket pa lënë gjurmë.
Ndrojtja fiton terren dhe gjendesh
përballë një muri shumë të madh, të
pakalueshëm. Heq dorë. Ah, sikur të
ishe prestigjator! Do të kaloje nga njëra
anë tek tjetra pa probleme, kollaj fare.
Askush nuk do të besonte, por do të
ishte një ngjarje e jashtëzakonshme. Zgjohesh
nga gjumi dhe ende je në shtëpi,
brenda frikës tënde me të cilën duhet të
luftosh. Tingëllima e celularit më çoi
jashtë, tek korridori. Njerëzit hynin,
dilnin, mbaronin punët e tyre dhe dilnin.
Po të dëshiroje të bëjë një fotografi
të shpirtit njerëzor do të shihje se dikush
ishte i gëzuar, dikush i trishtuar. Por
celuloidi do të kapte të gjitha sfumaturat
që fytyra merr në një çast kaq delikat. U
riktheva në sallën e pritjes, por miku im
biznesmen nuk ishte më. Ndoshta i kishte
dorëzuar dokumentat dhe kishte mësuar
datën e vizës dhe nuk i mbetej veç të
vraponte drejt jetës së tij të përditshme.
Edhe mund t’ia kishin refuzuar
përsëri - thashë mendueshëm. Ndoshta
nuk do të shihemi më dhe nuk do ta
mësoj kurrë fatin e tij atë ditë. Ndoshat
takohemi përsëri në Tiranë dhe të
gjitha dyshimet, nëse do të kemi kohë
të rikujtojmë disa momente që edhe
mund të jenë fshirë nga kujtesa, do të
sqarohen. Ndoshta, ndoshta. Jeta është
e çuditshme. Herë të vë rreth së njëjtës
tryezë edhe me kundërshtarët e tu, me
ata që kurrë, kurrë nuk do të pëlqente
t’i takoje. C’est la vie dhe disa ligje vështirë
se mund të përjashtohen. Varet
vetëm nga ty pastaj, nëse fati do të tregohej
kaq i pamëshirshëm.
Rradha brenda sallës po shterej ngadalë.
Kishim mbetur pak dhe jashtë ora
shënonte 3.30 e pasdites. Biznesmeni i
mirë ishte në kantierin e tij tek punonte,
po binte në ujdi me ndonjë koleg ose
në pritje të lajmësit për të paguar
gjobën. Të paktën kështu uroja dhe
shpresoja unë. Kështu puna e tij do të
kishte një vazhdimësi, familja bukën e
përditshme, punëtorët pagën ditore,
njerëzit kënaqësinë e kërkesave të tyre.
Nëse një hallkë po të këputej, do të sillte
shqetësime dhe hidhërime për të gjithë.
Por sigurisht jo atij që për zanat është
fajdexhi. Kush do të ishte shembëlltyra
më e përsosur e tij? Shumë do të drejtonin
gishtin drejt shoqërisë që me duart
e saj të pamëshirshme manovron fijet e
jetës, të jetës sonë. Njerëzit i ngjajnë
kukullave që lëvizjen e marrin pikërisht
nga këto duar të padukshme. Drejtësia
ka kohë që ka marrë fund dhe tash i
ngjan një jetimi të pashpresë.





