Përse lexojmë prozë letrare?

By PATRICIA COHEN

Për të ilustruar se sa studiues
letrarë i marrin parasysh të rejat e
fundit lidhur me letërsinë, Liza
Zunshine, një profesoreshë e anglishtes
në Universitetin Kentucky,
i referohet një episodi të serialit të
mirënjohur “Friends” (shokët).
Fibi dhe Reiçell bëjnë një komplot
duke vënë në lojë Monikën
dhe Chandler, pasi marrin vesh se
ata po ruajnë një sekret. Çifti zbulon
rrengun dhe përpiqet të
shmanget, por Fibi e kupton këtë.
Ja si i thotë Fibi Reiçellit “Ata
nuk e dinë që ne e dimë që ata e
dinë”.
Ky proces i gjetjes së asaj që
mendon tjetri – e leximit të
mendjes – është edhe një mjet
letrar i thjeshtë, edhe një aftësi
thelbësore mbijetese.
Përse qeniet njerëzore janë të
pajisura me këtë aftësi dhe cilat
funksione të trurit e bëjnë të mundur
këtë, këto janë pyetjet me të
cilat po merren psikologët sot.
Në ditët tona, profesorët e gjuhës
angleze dhe studentët e diplomuar
bëjnë të njëjtën pyetje, gjithashtu.
Ata thonë se janë të bindur se
shkenca jo vetëm ofron depërtime
të papritura në tekstet individuale,
por kjo mund të ndihmojë për t’iu
përgjigur pyetjeve themelore për
ekzistencën e letërsisë: Përse lexojmë
prozë letrare? Përse
kujdesemi me kaq pasion për personazhet
joekzistente të librave?
Çfarë procesesh mendore aktivizohen
kur lexojmë?
Zunshine, specialiteti i së cilës
është letërsia angleze e shekullit
18, u njoh me punën e psikologëve
evolucioanrë, ndërkohë që ishte një
studente e diplomuar në Stanford
në vitet 1990. “Mendova se kjo ishte
gjëja më ngacmuese që kisha
mësuar ndonjëherë”, thotë ajo.
Jonathan Gottschall, i cili ka
shkruar gjerësisht për teorinë e
evolucionit për të shpjeguar prozën
letrare, është shprehur “është një
moment shprese” në një epokë kur
çdokush flet për “vdekjen e shkencave
humane”.
Për z. Gottschall një avitje shkencore
mund të shpëtojë departamentet
letrare nga pafuqia që i
ka rënë këto kohë.
Entuziazmi për teoritë politike
dhe të errëta deri më tani që aktivizon
departamentet që nga viti
1970, 1980 dhe në 1990 – marksizmi,
strukturalizmi, psikanaliza
– tashmë është zvetënuar.
Letërsia, ashtu si fushat e tjera
duke përfshirë këtu edhe historinë
dhe shkencat politike, e ka fillesën
tek imazhi trunor dhe parimet e
evolucionit për të siguruar dëshminë
empirike për teoritë e paprovuara
deri më tani.
Interesi ka qenë në kulmin e vet
gjatë dekadës së fundit. Elaine
Scarry, një profesoreshë e gjuhës
angleze në Harvard, deri më tani
ka organizuar shumë seminare mbi
teorinë konjitive dhe artet.
Brenda pak javësh, Stephen
Kosslyn, një psikolog në Harvard,
do të zhvillojë një bisedë për
imazhin mendor dhe kujtesën, se
cilat prej tyre aktivizohen kur jemi
duke lexuar.
Zunshine ka thënë se më 1999
ajo bashkë me 10 të tjerë kanë fituar
aprovimin nga Shoqata Moderne e
Gjuhëve për të krijuar një grup diskutimesh
mbi avitjet konjitive tek
letërsia.
Vitin që shkoi, numri i këtyre
anëtarëve shkoi 1200.
Ndryshe nga Gottschall, Zunshine
sheh avitje konjitive kur krijon
teori të tjera letrare.
Zunshine është i interesuar
veçanërisht në atë që shkencëtarët
e quajnë teoria e mendjes, që përfshin
aftësinë e një njeriu për të
interpretuar një gjendje mendore
të dikujt tjetër dhe për të lokalizuar
burimin e një pjese të veçantë
të informacionit me qëllim që të
vlerësojë bazueshmërinë.
Romanet e Jane Austen shpesh
janë të ndërtuara prej interpretimeve
të gabuara. Tek “Emma” heroina
pranon si të vërteta sinjalet e
Eltonit lidhur me të qënit romantik
të shokut me emrin Harriet,
edhe pse ai ka ndërmend të martohet
me Emën.
Ajo keqinterpreton sjelljen e
Frank Churchill dhe z. Knightly
dhe shmang objektet reale të
dashurisë së tyre.
Njerëzit mund të përjetojnë 3
procese mendore në të njëjtën
kohë, thotë Zunshine.
P.sh. propozimi “Peter tha që
Pauli besonte që Meri i pëlqente
çokollatat” nuk ëhstë shumë i
vështirë për t’u ndjekur.
Po të shtosh një nivel tjetër,
duket e pamundur. Autorët modernë
si Virginia Woolf shpesh sfidojnë
njëri-tjetrin, për shkak se ajo
kërkon që lexuesin ta mbajë gjallë
me 6 procese mendore të ndryshme
apo ajo që studiuesit e quajnë nivel
i qëllimit.
Mbase, aftësia njerëzore me
këto 3 nivele që përmendëm më
lart është e lidhur ngushtë me intrigat
e marrëdhënies seksuale,
sugjeron Zunshine.
A mendon se ai është i
tërhequr ndaj saj? Zunshine argumenton
që njerëzit gjejnë bashkëveprimin
e 3 proceseve mendore.
“Nëse do të kem ndonjë axhendë
ideologjike”, thotë ajo “do
përpiqesha të krijoja një rrëfim që
do të përfshinte një trekëndor të
mendjeve, sepse kjo është diçka që
na duket shumë mbresëlënëse”.
Zunshine është pjesë e një
grupi studimor të sajuar prej studiuesve
të shkollave dhe
psikologëve konjitivë, të cilët janë
duke përdorur foto të çastit për të
eksploruar mekanizmat e të lexuarit.
“Ne vazhdojmë të pranojmë që
ka një ndryshim midis llojit të leximit
që njerëzit bëjnë kur lexojnë
Prustin apo Henri James, apo qoftë
edhe një gazetë. Kjo është një vlerë
që i shtohet procesit kur jemi
duke lexuar tekste letrare”, nënvizon
Michael Holquist, profesor
në Yale, i cili është edhe kreu i
këtij projekti.
Grupit iu desh pothuaj një vit
për të gjetur se si mund të testohet
kompleksiteti.
Ata u morën me leximin mendor
ose me fjalë të tjera, sa i aftë
është një individ të diktojë burime
të shumëfishta. Studimi pilot do
të përfshijë 12 subjekte.
“Çdo gjë do vendoset mbi një
magnet dhe do të jepen një set
me tekste për kompleksitetin e
përshkallëzuar që varet nga vështirësia
e burimit që monitorohet
dhe ne do të shohim me kujdes
se çfarë ndodh në tru”, shpjegon
Holquist.
Një tjetër profesor i gjuhës angleze
në Standord, po ekzaminon
teorinë e mendjes prej një perspektive
të një natyre tjetër.
Ajo nis nga supozimi që evolucioni
ka një dorë në dashurinë për
prozën letrare dhe më pas vazhdon
të ekzaminojë teknikën
rrëfimtare të njohur si “stili i lirë
indirekt”, që përzien zërin e personazheve
me rrëfimtarin. Stili
indirekt i aftëson lexuesit për të
përjetuar 2 ose 3 procese mendore
në të njëjtën kohë.
Ky stil, që është vula e nisjes
së një romani që në shekullin 19
me Jane Austen, është zhvilluar
sepse ajo kënaq “interesin tonë të
madh ndaj mendimeve sekrete të
të tjerëve”, thotë Vermeule.
Rruga midis 2 kulturave – shkencës
dhe letërsisë – mund të ecë
në të dy kahet.
“Proza letrare siguron një perspektivë
të re në atë që ndodh në
evolucion”, thotë Uilliam Flesch,
një profesoreshë e gjuhës angleze
në universitetin e Brandeis.
Leximi i prozës letrare ndihmon
që të shpjegojmë se si altruizmi
zhvillohet pavarësisht geneve
tona egoiste.
Heronjtë e prozës letrare janë
quajtur “ndëshkuesit altruistë”.
Ata nuk kanë se ç’fitojnë. Ne
kënaqemi me prozën letrare sepse
është e mbushur me ndëshkues
altruistë: Odisea, Don Kishoti,
Hamleti, Herkuli Poirot etj.
“Nuk është se zhvillimi na sjell
një depërtim më të thellë tek proza
letrare”, vazhdon Flesch, “por
na sjell një depërtim në zhvillimin
e saj të mëtejshëm”.