Mbi ndarjen midis studimeve të folklorit dhe letërsisë

Nga Roman JAKOBSON & Petr BOGATIREV


1. Pa i kushtuar vëmendje
se sa afër mund të jenë
lidhjet gjenetike midis
folklorit dhe letërsisë, ekzistojnë
diferenca strukturore thelbësore
midis këtyre dy formave të kreativitetit
verbal.
a. Ekziston një dallim në përmbajtje
midis konceptit të “lindjes
së një vepre letrare” dhe konceptit
të “lindjes të një vepre folklorike”.
Pika tek e cila një autor një autor
hedh në letër pjesën e përfunduar
të shkrimit është momenti i
lindjes së një vepre letrare; ky është
tipi i kreativitetit i ndeshur më
së shumti nga studenti i letërsisë.
Me analogji, ai është i prirur të
konsiderojë lindjen një vepre në
folklor ekspresionin e parë të kësaj
vepre nga i njëjti person. Në fakt,
sido që të jetë, vepra i përket folklorit
vetëm nga momenti kur ajo
është përvetësuar nga komuniteti.
Njëlloj si neologjizmat individuale
nuk mund të konsiderohen ndryshime
në një gjuhë të dhënë (la
langue, në kuptimin e Sausure) derisa
ata të kenë hyrë në përdorimin
e zakonshëm, dhe në këtë mënyrë
janë bërë të shoqërizuara, në
mënyrë të ngjashme një vepër folklorike
është vetëm ajo që ka qenë e
miratuar dhe adoptuar nga një komunitet
i dhënë. Censura paraprake
nga komuniteti është një
parakusht për ekzistencën e një
vepre folklorike. Të gjitha ato
produkte të kreativitetit individual
të cilave iu është refuzuar shoqërizimi
nga komuniteti, nuk bëhen
fakte të folklorit: ato janë të dënuara
drejt shuarjes. Në anën tjetër,
veprat letrare të papërvetësuara nga
komuniteti vazhdojnë të ekzistojnë
dhe mund të miratohen nga gjeneratat
pasuese (për shembull veprat
e të ashtuquajturve poètes maudits
si Lautréamont, Norwid, etj.).
b. Ekziston një dallim në përmbajtje
midis konceptit të “ekzistencës
së një vepre folklorike” dhe
konceptit të “ekzistencës së një
vepre letrare” (dhe përkatësisht një
dallim midis vazhdimësisë letrare
dhe folklorike). Një vepër folklorike
është ekstraindividuale dhe
ekziston vetëm potencialisht; ajo
është vetëm një kompleks normash
dhe stimujsh; ajo është një strukturë
e traditave aktuale të cilën implementuesit
e zbukurojnë me
vizatimin e krijimit origjinal,
pothuajse në të njëjtën mënyrë si
prodhuesit e mesazhit verbal (la
parole, në kuptimin e Sausure) veprojnë
në lidhje me kodin verbal
(la langue). Një vepër letrare është
e objektivizuar, ajo ekziston e ndarë
konkretisht prej deklamuesit. Çdo
lexues që pason ose deklamuesi
kthehet drejtpërdrejt tek vepra.
Edhe pse interpretimi i deklamuesve
të mëparshëm mund të
merret parasysh, ky është vetëm
nga një komponentët në receptimin
e veprës; kurse për një vepër
folklorike shtegu i vetëm çon nga
implementuesi tek implementuesi.
Nëse të gjithë bartësit e një tradite
të dhënë folklorike vdesin,

atëherë një ringjallje e asaj tradite
nuk është më e mundshme; ndërsa,
në të kundërt, riaktualizimi i veprave
letrare të një të shkuare të largët nuk
është diçka e pazakontë, edhe kur
vepra të tilla mund të kenë humbur
përkohësisht vitalitetin e tyre.
c. Orientimet e personalitetit
krijues në jetën letrare krahasuar
me jetën folklorike janë të ndryshme.
Një mungesë e përputhjes
midis kërkesës të mjedisit social
dhe një vepre letrare mund të jetë
rezultati i një gabimi të madh të
një autori, ose mund të jetë synimi
i paramenduar i një autori, i cili
ka në mendje një transformim të
kërkesave të mjedisit, që do të
thotë, riedukimin letrar të mjedisit.
Në fushën e folklorit, rregulli i
pakushtëzuar i censurës paraprake,
duke kundërshtuar ndonjë konflikt
të një vepre ndaj pafrytshmërisë
nëse censurohej, pason në
formimin e një klase speciale të
pjesëmarrësve në artin poetik; ai
imponon mbi personalitetin krijues
një ndalim kundër ndonjë
përpjekjeje për të mposhtur censurimin.
2. Një rishikim i koncepteve
fondamentale në studimet folklorike
çon drejt një rehabilitimi të
pjesshëm të konceptit romantik të
folklorit.
a. Romantikët ishin të saktë në

theksimin e natyrës kolektive të
kreativitetit oral poetik dhe në krahasimin
e saj me kreativitetin gjuhësor.
b. Teza romantike në lidhje me
origjinalitetin e folklorit është e
pasaktë aspektin e saj gjenetik
(meqë folklori është i pasur në
huazimet nga letërsia), por është
korrekte nga pikëpamja funksionale.
Nga kjo pikëpamje, ajo që është
thelbësore nuk është burimi jashtë
folklorit, por më tepër zgjedhja,
transformimi dhe interpretimi i
ri i materialit të huazuar përballë
sfondit të tij të ri. Transformimi i
një vepre i të ashtuquajturit “art
monumental” në të ashtuquajturin
“art primitiv”, nuk është riprodhim
pasiv – ajo është akt kreativ.
c. Një pohim tipik i romantikëve
dhe i të ashtuquajturës shkollë
idealiste (Naumann-i dhe të
tjerët) është teza që kreativiteti
kolektiv mund të realizohet vetëm
nga një komunitet që i mungojnë
tendencat individuale. Kjo tezë
është jo korrekte, njëlloj si është
ndonjë projeksion i drejtpërdrejtë
i aktit social mbi mendimin e komunitetit
(për shembull kalimi nga
format linguistike në forma të
mendimit). Kreativiteti kolektiv
dhe individual mund të bashkëekzistojnë
në një shoqëri dhe në të
njëjtën si forma të aktivitetit funksionalisht
të ndryshme.
3. Ndarja e studimeve folklorike
dhe dijes letrare çon drejt një
grupi problemesh specifike që janë
për tu hetuar:
a. Në analizimin e formave të
folklorit, secili duhet të hapë sytë
për aplikimin mekanik të metodave
dhe koncepteve të marra në gjatë
përpunimit të historisë letrare. Për
shembull, ndryshimi thelbësor
funksional midis vargut letrar dhe
folklorik ose ndryshimi midis një
teksti letrar dhe një regjistrimi të
një vepre folklorike duhet të merren
parasysh.
b. Tipologjia e formave folklorike
duhet të ndërtohet në mënyrë
të pavarur prej tipologjisë të formave
letrare. Për shembull, krahasojmë
grupin e limituar të subjekteve
tipike folklorike të përrallave
me diversitetin e subjektit karakteristik
për letërsinë. Njëlloj si ligjet
strukturore linguistike, ligjet
e përgjithshme të kompozimit poetik
të cilat rezultojnë me një ngjashmëri
spontane të subjekteve
janë shumë më uniforme dhe
strikte në aplikimin e tyre në
kreativitetin kolektiv sesa në lidhje
me kreativitetin individual.
c. Problemi imediat me të cilin
përballen studimet sinkronike të
folklorit është karakterizimi i sistemit
të formave poetike të cilat formojnë
repertorin aktual të një komuniteti
të dhënë (gjeografik, etnik,
profesional, bashkëkohor ose
bashkime të tjera të ngjashme).
Marrëdhënia e formave brenda
sistemit, hierarkia e tyre dhe niveli
i produktivitetit të secilës janë
për tu hetuar.

Përktheu: Neli NAÇO