GI DE MOPASAN: “T’ju bëj të mendoni për mua, pa menduar



Guy de Maupassant ka lindur më 5 gusht 1850 dhe ka vdekur më 6 korrik 1893. Ai ka qenë një shkrimtar francez shumë popullor i shekullit të 19-të dhe është konsideruar si një prej baballarëve të tregimeve të shkurtra moderne. Historitë e Maupassant karakterizohen nga një stil ekonomik dhe eficent. Shumë prej shkrimeve të tij, janë vendosur në sfondin e Luftës Franko-Prusiane të viteve 1870 dhe disa të tjera përshkruajnë dobinë e luftës por edhe të vrarët e pafajshëm. Ai ka shkruar gjashtë novela të shkurtra.











TERROR


Atë mbrëmje kam lexuar gjatë një farë autori.
Ishte mesnatë e thellë, dhe befas më zuri frika.
Frikë nga kushië Se di, por ish frikë e tmerrshme.
Duke gulçuar, duke u dridhur nga tmerri,
Kuptova se po afrohej diçka e llahtarshme ...
Më bëhej se ndieja pas vetes dikë
Që qëndronte në këmbë me fytyrë të qeshur
Një qeshje lemeri, stoik dhe nervoz:
Sidoqoftë, s'dëgjoja asgjë. Ç'torturë !
Ndieja të përkulej, të prekte flokët e mi:
Dhe të mbështeste dorën mbi shpatullat e mia
Dhe unë po vdisja në tingullin e fjalës së tij ...
Ai mbështetur tek unë, përherë e më fort;
Dhe unë, as për shpëtimin tim të përjetshëm,
S'do bëja asnjë veprim apo lëvizje tinëzare koke ...
Si zogj të rrahur nga stuhia,
Mendimet më shtilleshin trallisës nga tmerri.
Djersët e ftohta të vdekjes më ngrinin gjymtyrët
Dhe s'dëgjova asnjë zhurmë tjetër në dhomën time
Përveç kërcitjes së dhëmbëve të mi që përplaseshin me tmerr.

U ndje një kërcitje e papritur, i çmenduri lebetitija
Duke nxjerrë piskamën më të tmerrshme
Që ka dale ndonjëherë nga një gjokse njeriu,
Unë rashë mbi kurriz, i ngurtë dhe i palëvizshëm.

NATË ME BORË
E madhe është fusha e bardhë, e palëvizshme, pa zë.
Asnjë zhurmë, asnjë tingull, gjithçka e gjallë është shuar
Por nganjëherë ndihet, si një ankesë vajtuese
Ndonjë qen i pastrehë, ulëritës në një qoshe të drunjtë.
Asnjë këngë më në ajër; nën këmbët tona s'ka më kashtë.
Dimri ka zbritur mbi gjithë lulnajën;
Pemë të zhveshura ngrenë në horizont
Skeletet e tyre të zbardhura si fantazma.
Hëna është e madhe dhe e zbehtë dhe duket se ngutet.
Duket sikur mërdhih në qiellin e madh, të ngrirë.
Sa trishtueshëm vështron ajo duke përshkuar tokën,
Dhe duke parë gjithçka të shkretuar, nxiton për t'u larguar.
Dhe bien mi ne rrezet e ftohta që na hedh si shigjeta,
Fantastike drita që ajo shpërndan duke ikur;
Dhe dëbora ndriçon larg në mënyrë të kobshme,
Në reflektimet e çuditshme të dritës së zbehtë.
Oh! natë e tmerrshme për zogjtë e vegjël!
Një erë e akullt fërgëllin dhe rend nëpër shtigje;
Ata, duke mos e pasur më strehën hijesuese të djepeve
Nuk mundin të flenë mbi këmbët e tyre të ngrira.

Në pemët e mëdha lakuriqe që i mbulon akulli
Ata janë aty, duke u dridhur, pa asgjë që t'i mbrojë;
Me sytë e tyre të shqetësuar ata vështrojnë dëborën
Duke pritur derisa gdhihet, natën, që s'vjen kurrë .

ZBULIMI
Unë isha fëmijë. Unë i doja betejat e mëdha,
Kalorësit dhe parzmoret tyre të rënda,
Dhe krejt trimat që ranë atje
Për të çliruar Varrin e Shenjtë.

Anglezi Rikard bëri që të rrahë zemra ime
Dhe unë e doja atë, kur, pas pushtimeve të tija
Ai kthehej dhe krahu i tij fitimtar
Kishte prerë një gjerdan të tërë kokash.
Nga një Bukuroshe unë merrja shiritat,
Një shkop magjik ishte kordha ime;
Pastaj unë nisesha në luftën e luleve
Dhe të gonxheve që unë i hidhja në tokë.
Zotëroja në erën e lirë të qiejve
Një bankë me myshk ku ngrihej froni im;
Unë i përçmoja mbretërit ambiciozë,
Me degët e blerta e bëja unë kurorën time.

Isha i kënaqur dhe i lumtur. Por një ditë
Unë pashë të vinte një shoqe e re.
I ofrova zemrën, mbretërinë dhe oborrin tim,
Dhe kështjellat që kisha në Spanjë.

Ajo u ul nën gështenjat e gjelbra;
Pasi e gjeja kaq të bukur, besova se pashë,
Në sytë e saj blu si një tjetër univers
Qëndrova ëndërrimtar pranë saj.

Pse të lije ëndrrën time dhe gëzimin tim
Duke parë këtë vajzë të vogël biondeë
Sepse Kolombi qe aq i shqetësuar
Kur në mjegull zbuloi një botë.

GJUETAR ZOGJSH
Kupidi,gjahtar i zogjve shkon,
Kur shpatet e kodrave janë në lulëzim,
Duke rrëmuar shkurret dhe fushën;
Dhe çdo mbrëmje kafazi i tij është plot
Me zogj të vegjël që ai i ka kapur vetë .

Fill sapo nata shuhet, ai vjen
Shtrin me kujdes spangon e tij.
Hedh zamkën vende vende,
Për të fshehur gjurmët, pastaj,
Shpërndan kokrra meli a tërshëre.

Ai zë pritë në cep të një gardhi,
Shtrihet brigjeve të përrenjve,
Rrëshqet, zvarritet nën landra,
Nga frika, mos i shket këmba
E tremb zogjtë e vegjël menjëherë
Nën lilakët dhe mëtrikët
Tinëzisht ai fsheh rrjetat e tij,
Ose nën murrizin e bardhë
Ku bien si një ortek,
Gardalina, trishtilë, zborakë.

Ndonjëherë me një shkop të përkulshëm,
Prej shelgu të blertë a rozmarine
Ai gre një grackë, pastaj i përgjon
Zogjtë e vegjël vijnë me qejf
Vijne e sqepojnë kokrrën e tyre..
Shkujdesur, i lumtur dhe i shpejtë
Afrohet ngutshëm një zog i vogël:
Ai shikon me pamje të çiltër
Merr zemër, shijon kokrrën e pabesë
Dhe këmba, fap, i bie në lak.
Dhe Kupidi gjahtar i zogjve
Larg kodrave me lule të freskëta,
Larg shkurreve dhe fushave
Çdo mbrëmje kafazi i tij
Mbushet plot me zogj që i ka kapur vetë, ai.

GJYSHI
Gjyshi po vdiste, i ftohtë, i ngrirë.
Ai ishte nëntëdhjetë vjeç.
Bardhësi e ballit të tij të hirtë
Dukej e bardhë në çarçafët e tij të bardhë.
Ai hapi sytë e tij të mëdhenj, të zbehtë
Dhe pastaj ai foli me zë të largët
Dhe të turbullt si një rënkim,
Ose si një fllad në fund të pyjeve.
A është ky një kujtim, është një ëndërrë
Në mëngjeset me shkëlqim me diell të fortë
Dru i tharmëtuar nën limfë
Zemra ime rrihte në një gjak të kuq.
A është ky një kujtim, është një ëndërrë
Sa e shkurtër është jeta dhe e ëmbël !
E mbaj mend! E mbaj mend! Më kujtohet!
Shkuan e vanë ditët e moçme !
Isha i ri!! Më kujtohet!
A është ky një kujtim, është një ëndërrë
Vala ndien një drithmë që rend
Në çdo fllad që ngrihet;
Zemra ime dridhej në çdo dëshirë.
A është një kujtim, një ëndërr
Kjo frymë e zjarrtë që na ngre lart ë
Më kujtohet! E mbaj mend,
Forcë dhe rini! O bekime, lumturi !
Dashuria! dashuria! Më kujtohet !
A është ky një kujtim, është një ëndërrë
Gjoksi im është i mbushur me zhurma
Që krijojnë valet në në breg,
Mendimi im nguron dhe më ikën
A është një kujtim, apo një ëndërr
Që unë po nis a përfundojë
Më kujtohet! Më kujtohet!
Do më shtrijnë pas pak pranë njerëzve të mi;
Vdekja! Vdekja! Më kujtohet!

DËSHIRAT Ëndrra për dikë është, të kishte krahë
T'i ngjitej hapësirës me britmë të madhe,
Të merrte ndër kthetrat dallandyshet e brishta
Edhe të tretej në mbrëmje në qiellin e errët.
Të tjerët do të duan të shtypin gjokse
Duke shtrirë mbi to dy krahët e tyre të gjatë
Dhe, pa përkulur belin, t'i kapin nga flegrat,
E t'i ndalin me një goditje kuajt e tërbuar.
Sa për mua, unë do të kisha dashur bukurinë fizike:
do të doja të isha i bukur si zotat e lashtë,
Dhe t'u mbetej zemrave një flakë e përjetshme
Me të kujtuar nga larg trupin tim rrezatues.

Unë do të desha që para meje asnjëra të mos mbetej e urtë
Të zgjedh njërën sot, të marr tjetrën nesër;
Sepse unë do të desha të kapja dashurinë në rrugën time,
Siç vjelim frutat duke shtrirë dorën.
Ato, me t'i kafshuar, kanë shije të ndryshme;
Këto shije të ndryshme na i bëjnë më të ëmbla.
Do doja të shëtisja përkëdhelitë e mia endacake
Nga ballet me flokë të zinj, në ballet me flokë të kuq.

Unë do të adhuroja sidomos takimet e rrugëve,
Këto pasione të mishit që një shikim i ndez
Pushtimet e një çasti që zhduket menjëherë
Puthjet e shkëmbyera pas pëlqimit të rastit.

Do të doja në mëngjes të shihja brunen tek zgjohej,
Që të mban të mbërthyer në morsetën e krahëve të saj;
Dhe në mbrëmje, të dëgjoja fjalë me zë të ullet
Nga bionja , balli i së cilës argjendohet në dritë të hënës.

Pastaj, pa një shqetësim në zemër, pa keqardhje përvëluese
Të nisesh këmbëlehtë drejt një ëndrre tjetër.
- Këto fruta s'duhet veçse t'i kafshosh:
Do të gjenim në thelb një shije të hidhur.

ECJEJE NË
GJASHTËMBËDHJETË VJEÇ

Toka buzëqeshtë nën qiellin blu.
Bar i blertë ishte i mbuluar ende me pika vese.
Gjithçka që këndonte në botë këndonte dhe në zemrën time.
Fshehur në një kaçube, një mëllenjë tallëse fishkëllente
A më tallte ë Unë s'e mendoja fare, aspak.
Prindërit tanë shanin, sepse ishin ishin në luftë
Nga mëngjesi në mbrëmje, nuk e di përse.
Ajo mblidhte lule, dhe ecte pranë meje.
Unë u ngjita një pjerrësi dhe u ulq në myshk
Në këmbët e saj. Para nesh një kodër e kuqe
Ikte nën diellin deri horizont.
Ajo tha: "shini atë mal, dhe atë bar të zverdhur
Atë përroskë që rebelon kundër udhëtarit ! "
Unë s'pashë asgjë përveçse ajo ishte e bukur.
Pastaj ajo këndoi. Sa e doja zërin e saj!
Duhet të ktheheshin e të përshkonin pyllinAtij iu
desh të kthehej perms pyllit..
Një frashër i ri i sapo rënë bllokonte gjithë rrugën;
Ngarenda: e mbajta në ajër si një qemer
Dhe me ballë tëkurorëzuar
Fëmija i bukur kaloi nën pemë, duke nënqeshur.
Të tronditur se ishin krah për krah dhe të ndrojtur,
Ne shihnim këmbët tona dhe barërat e lagësht.
Fushat rreth nesh ishin të heshtura.
Nganjëherë, pa më folur, ajo ngrinte sytë;
Pastaj më dukej (mund të jem i gabuar)
Që në zemrat tona rininore vështrinet tona bënin të lindnin
Shumë mendime të tjera, dhe ata flisnin me zë sumë të ulët
Shumë më mirë se ne, duke thënë atë që ne nuk guxonim.

E shtunë
Imitim gjerman
Hëna hedh
Rrezet e saj të gjata
Dhe mbi malet
Dhe mbi fusha,
A keni dëgjuar ju
Këtë zhurmë të çuditshmeë
Është falanga
E lubive.
Vallja e magjistricave
Rrotullohet,
Rrotullohet,
Rrotullohet,
Rrotullohet,
Vallja e magjistricave
Kthehet në shqopishte.
Me kërcime, me hedhje
Vijnë xhuxhët;
Ikin fantazmat
Pastaj demonët;
Dhe për vallëzimin,
Më shumë se një i varur
Zbriti
Nga trekëmbëshi .
Të gjitha qenë të neveritshme
Rrotullohen,
Rrotullohen,
Rrotullohen,
Rrotullohen,

Të gjitha qenë të neveritshme
Rrotullohen rreth zjarreve.
Janë festat tuaja,
Ejani, të mallkuar!
Të gijotinizuar,
Sillni kokat tuaja!
Dhe ju, korba,
Krrokisni nga gëzimi,
Sepse gjahu juaj
Del prej varreve.
Të vdekurit nën savanët e tyre,
Rrotullohen,
Rrotullohen,
Rrotullohen,
Rrotullohen,
Të vdekurit në savanat e tyre,
Vërtiten nëpër natën e qartë.
Mbreti i ferrit
I zbehtë dhe i verdhë;
Kryeson gjithçka;
Është Luçiferri.
Turma e tmerrshme
Me forcat e saj,
Nga valët e furishme,
Trazohet e rrokulliset.
Dhe vallja e llahtarshme
Rrotullohet,
Rrotullohet,
Rrotullohet,
Rrotullohet,
Dhe vallja e llahtarshme
Vërtitet... dhe tremb qiejt.
Por ashtu si një ëndërr
Çdo gjë kaloi
Çdo gjë pushoi,
Dita lindi.
Në Lindje,
Qielli është rozë
Insekti flet
Me erën.
Zëri i këndesit kumbon
Këndon,
Këndon,
Këndon,
Këndon,
Zëri i këndesit kumbon
I këndon një agimi të bukur.

MBI ERASHKË
Zonjës Komteshë Potocka


Ju dëshironi poezië Jo,
Unë s'do shkruaj mbi erashkën që bën erë,
Por që s'bën as një varg as një rresht prozë;
Nuk do shkruaj, veçse emrin tim;
Që duke i bërë fresk fytyrës,
Syri juaj të shikojë
Nën flladin e freskët, të lehtë,
T'ju bëjë të mendoni për mua, pa menduar.
1889

GUASKA
Zemra të fryra nga keqardhja për të kaluarën!
O zemra të mjera, plaka
Që dikur gufonit nga hovi i dëshirave,
Si dallgët që rrokullisin guaskat në rërë
Ju dëgjoni kujtimet tuaja që qajnë!

Kjo s'është më kënga triumfuese e ëndrrave
Por zhurmë e dobët dhe vajtuese,
Gjithmonë drejt shuarjes që s'vdes kurrë
Si ulurima e mbytur e valëve në plazhe!


Përktheu nga origjinali: Faslli Haliti