Xavi: Është herët të flitet për ‘el Clasico’

Mesfushori blaugran, Xavi Hernandez, thotë se është shumë herët që të flitet për derbin e muajit të ardhshëm, ‘el Clasico’, i cili do të zhvillohen në Santiago Bernabeu, ndërmjet Real Madridit dhe Barcelonës.
“Është shumë herët të flitet për ‘el Clasico’, por e di se është një ndeshje në të cilën gjithkush kënaqet”, ka thënë spanjolli në një konferencë për shtyp.
Aktualisht katalunasit gjenden dy pikë para mbretërve, ndërsa Xavi thotë se gjërat janë vërtet të tensionuara sa i përket kreut të tabelës.
“Kam një ndjenjë të mirë dhe ne po luajmë mirë në ligë. Të dyja (skuadrat) e dinë se çfarë duhet të bëjnë, duke qenë se presim që njëra ose tjetra të gabojë, ashtu që ta shfrytëzojmë këtë avantazh”, ka shtuar Xavi.