Guti dëshiron fitore bindëse kundër Barcelonës

Mesfushori i Real Madridit, Jose Maria Guti, ka thënë në një konferencë për shtyp se Los Blancos dëshirojnë fitore në derbin e 11 prillit, ‘el Clasico’, edhe atë me rezultat bindës.
“Jam i bindur se ‘el Clasico’ do të jetë vendimtar. Është e pakënaqshme për cilëndo skuadër që të lëshojë pikë para asaj ndeshje”.
“Ne duam ta fitojmë ‘el Clasicon’ edhe atë me një rezultat bindës”, është shprehur mesfushori spanjoll.