Werder - Bayern, finalja e DFB Pokal

Arjen Robben (majtas) shënoi golin e fitores. Bayern Munich ka shënuar fitore minimale kundër Schalkes në kuadër të Kupës së Gjermanisë- DFB Pokal, për të siguruar kualifikimin në finale të kësaj gare.
Duke qenë se 90 minutat e rregullta të ndeshjes përfunduan pa gola, është dashur të zhvillohen vazhdimet për t’u vendosur fituesi.
Heroi i bavarezëve ishte holandezi Arjen Robben, i cili realizoi të vetmin gol (112’) që e dërgon Bayernin në finale të Kupës, ku kundërshtar do ta ketë Werder Brermenin që eliminoi Augsburgun.