Tridhjetë mijë hapa për t’u plakur në mënyrë të shëndetshme

Këto janë këshillat e një grupi studiuesish amerikanë dhe europianë

Një manual i vogël rregullash përmirëson jetën gjatë pleqërisë: videolojëra, fantazi, angazhim në jetën shoqërore, vizion pozitiv për jetën

Tridhjetë mijë hapa në javë, tru gjithnjë aktiv, ushqim të shëndetshëm dhe qëndrim në ajër të pastër atje ku nuk ka smog: kjo është formula e të qenit gjithnjë i ri, pa u plakur, pavarësisht viteve që kalojnë. Specialistët propozojnë sa më shumë lëvizje, në mënyrë që të shmanget jeta sedentare, gjë të cilën e ka sjellë me vete epoka moderne. Të moshuarit duhet të bëjnë gjithnjë kujdes që të mos e sforcojnë shumë trupin, me qëllim që të ruajnë rrahjet normale të zemrës dhe të mbajnë trupin në formë.

Nëse ecni 30 mijë hapa në javë, presioni i gjakut bie, zemra funksionon më mirë, arteriet qëndrojnë elastike, kockat thithin kalciumin dhe sistemi imunitar ekuilibrohet. Në fund të fundit të gjithë njerëzit ëndërrojnë të jetojnë sa më gjatë dhe ndërkohë të mos sëmuren, por të jenë sa më të shëndetshëm.

Duke ecur vitet kalojnë ngadalë dhe ne plakemi duke gëzuar shëndet të plotë. Por ç’moshë mund të arrijmë nëse bëjmë 30 mijë hapa në javë? Deri në njëqind vjeç mesatarisht. Nëse mosha e shkruar në gjene do të arrihej në të vërtetë (në fakt kjo gjë është e mundur), duhet të përpiqemi që “t’u japim forcë” edhe viteve. Nëse parashikimet do të ishin të sakta, atëherë njerëzit do të jetonin mirë deri në moshën 120-vjeçare.

Në laboratorët e të gjithë botës po studiohen gjenet e jetëgjatësisë dhe mënyra për t’i mbajtur aktive. Gjithmonë në Perandorinë e Kaltër, kërpudha Reishi (ose e përjetësisë) dhe sporet e saj, mbante “të rinj” kinezët e pasur (jo të varfrit sepse ajo kërpudhë, që sot mund të mbillet kudo, atëherë ishte shumë e rrallë dhe e çmuar).

Por çfarë është kërpudha Reishi? Një antiinflamator i fuqishëm dhe stimulues i mbrojtësve të trupit. Ja se si. Studiuesit e gjenomës kanë gjetur në “motorët” e qelizave, mitokondri, çelësi i mosplakjes. Tani për t’ia arritur qëllimit duhet që mitokondritë të mbahen gjithmonë “të pastra” dhe aktive. Për shembull nga Shtetet e Bashkuara është propozuar koenzima Q10 për të mbajtur “të rinj” këta motorë. Ose acidi lipoik, një “pastrues” i fuqishëm i radikaleve të lira që pikërisht mitokondritë prodhojnë si mbetje të aktivitetit të tyre. Por kjo gjë mbetet ende të provohet te njeriu.

Natyrisht që lëvizja, ato 30 mijë hapa në javë kanë një funksion të ngjashëm: presioni i gjakut bie, zemra funksionon më mirë, arteriet qëndrojnë elastike, kockat thithin kalciumin dhe sistemi imunitar ekuilibrohet. Në shumë njëqindvjeçarë, trupi i të cilëve është studiuar për të zbuluar sekretet e jetëgjatësisë, kanë të përbashkët një presion gjaku mesatar ose të ulët, gjë që është normale. Një studim i publikuar në “Journal of Clinical Investigation” ka zbuluar një lidhje mes hormonit angiotensina II dhe jetëgjatësisë. Në fakt ky hormon bllokon veprimin e Nampt dhe Sirtuina 3, dy gjene të jetëgjatësisë. Angiotensina II rregullon gjendjen normale të enëve të gjakut dhe presionin e arterieve. Nëse bllokohet angiotensina jetohet më shumë. Kështu ka ndodhur të paktën te minjtë. Pra, me fjalë të tjera, një e treta e jetës më shumë. “Edhe pse mes njëqindvjeçarëve, të cilët janë marrë në studim, ka nga ata që kanë pasur gjithmonë presion normal dhe të tjerë që kanë vuajtur nga presioni i lartë. Megjithatë të gjithë janë shquar për një jetë moderne dhe aktivitet të përditshëm fizik”, thotë një nga koordinatorët e studimit.

Kështu, në pritje të barnave çudibërëse, duhet të korrigjojmë mënyrën e jetesës. “Ndjekja e disa rregulla të thjeshta mund t’i ndihmojë njerëzit të jetojnë më mirë dhe të përballojnë pleqërinë në mënyrë të shëndetshme e me siguri”, thotë një studiues. Por cila është pilula magjike sipas tij? “Ushtrimet fizike janë shumë të shëndetshme për trupin dhe të dobishme për çdo lloj moshe. E mira do të ishte të kryheshin të paktën 3 herë në javë. ‘Ushtrimet janë ilaçe’, thonë anglosaksonët. Këtë e dëshmojnë studimet e shumta, të cilat tregojnë se ka një lidhje mes mirëqenies dhe uljes së vdekshmërisë”, përgjigjet ai.

Po doza? “Bëni dhjetë mijë hapa (5 kilometra) tri herë në javë”. 
Po më pas? Ja dhe ndonjë këshillë tjetër: luani me videolojërat e gjeneratës së fundit; angazhohu më shumë në jetën sociale, shmangni pirjen e tepërt të barnave, sidomos antidepresivët dhe ilaçet e gjumit, jetoni në ajër të pastër, shmangni ekskursionet e gjata, pasi janë të tepruara.

Edhe Patricia Boyle, punonjëse në qendrën mjekësore të universitetit “Rush” (në Çikago) ka një këshillë: “Personave të cilëve u kanë ndodhur shumë gjëra në jetë, që kanë projekte të pafundme në kokë, rrezikojnë të sëmuren nga alzhaimeri, më shpejt se bashkëmoshatarët e tyre, të cilët janë më pak aktivë, nuk kanë aq shumë interesa dhe s’kanë qenë aq shumë të përfshirë në eksperiencat e jetës”. Ky studim i saji, mbi një mijë të moshuar dhe që është publikuar në revistën “Archives of General Psychiatry”, ka nxjerrë këto përfundime. Pra eliksiri i jetëgjatësisë është që të ndihemi gjithmonë të rinj.