Mësuesit të klasës së parë

Muzafer Xhaxhiu

ABETARJA Nush Kicit

Nuk të harroj, mësuesi im i parë
Po të të shoh një ditë
Një lule do të t’fal të vyshkur
Që rri ende e freskët n’abetare

Më shumë rrjedh koha e më shumë mësoj
Se rrug’e gjatë e dijes nis te “A-ja”
Aty zën’ fill të vogla e të mëdhaja
Ky ish mësimi i parë e s’e harroj


MESUESIT TE KLASES SE PARE

Alkimia metalet
Kërkoi t’i kthejë në ar,
E pastaj?
Mësuesi,
Më i madhi shkencëtar,
Me abetaren zbuloi sekretet,
Terrin përmbys nga fronet
Djetarë krijon dhe poetë
Burra që udheheqin revolucionet


GJUHA SHQIPE

Sa herë kam dashur të këndoj për ty
E ëmbla, e shtrenjta gjuha ime
Por letra më është djegur, bërë hi
“E ku shkruhen në kartë
Fjalët e gjuhës së zjarrtë”


7 MARSI

Ç’do të të blej për dhuratë për 7 marsin,
Më pyeti gruaja.
A po më mirë të mos e dish as ti.
Ç’të duhet ajo punë,
Ne s’kemi mësues në shtëpi
Je ti, më tha, ke dyzetë vjet në shkollë,
Mor i shkretë,
Jam profesor, iu përgjigja unë
S’e di a jam mësues i vërtetë


MESUESI IM
              Thoma Papapanos

Mësuesi im ti mbete tërë jetën
Patriot fisnik, i drejtë e sqimatar
Nga ti mësova unë alfabetin
Që hapi para meje një thesar

Të pinim kafe bashkë qëlloi një ditë
Te rrapi në kafen’e hyqymetit
Tani mësues unë, po prapë nxënësi yt
Te shkronjat a,b,c të alfabetit

Në zëmrat tona gjith’ ç’na ke mësuar
Përjetë do rrjedhë si burim i pastër
Fjala jote e urtë përherë ka për t’ushtuar
Këmbanë e mirësisë në Gjirokastër