Totti bën shaka: Nuk luaj ndaj Interit

Legjenda romake Francesco Totti ka mbajtur pezull tifozët e Romës gjatë një prezantimi në universitetin e kryeqytetit italian, kur tha para mediave se ai nuk do të luajë ndaj Interit. Sidoqoftë, pas disa çastesh ai konfirmoi shakanë dhe tha se do të luajë.
“Nuk mendoj se jam në gjendje të luaj ndaj Interit”, theksoi Totti duke bërë shaka.
“Do të jetë një ndeshje e veçantë për ekipin dhe për qytetin e Romës”.
Më pas Totti pranoi se kishte bërë shaka dhe konfirmoi pjesëmarrjen e tij në derbin përballë Interit.
“Jam i gatshëm për lojë dhe do të jem në fushë të shtunën”, përfundoi simboli romak.
Roma është katër pikë larg Interit, lider në Serie A, ndërsa ndeshja e të shtunës mund të jetë ndeshja më e madhe e këtij sezoni për Giallorossët.