Schumaher: Më gjykoni në bazë të rezultateve

Shtatë herë kampioni i botës në Formula 1, Michael Schumaher, ka thënë se suksesi i rikthimit të tij në Mercedes këtë sezon duhet të gjykohet vetëm në bazë të rezultateve.
Schumaher është mposhtur për herë të parë nga një bashkëkombës i tij në karrierë, pasi që Nico Rosberg në çdo sesion të shtegut të Baherinit e la prapa legjendën e Formulës 1.
“Është e drejtë të gjykohem në bazë të rezultateve dhe nuk mendoj se duhet t’i arsyetohem dikujt për atë që do të arrij këtë sezon”.
“Unë jam këtu për kënaqësi por jo për të qenë i fundit, unë dua të fitoj. Kënaqësia është më e madhe kur jeni të suksesshëm”, deklaroi Schumaher.