Mexes drejt Cityt?

Mbrojtësi i Romës, Philippe Mexes dëshiron të zhvendoset në Angli gjatë verës, shkruajnë mediat angleze.
Daily Mail shkruan se Juventus dhe Milan janë interesuar për francezin, por ai dëshiron ta provojë veten në një ligë tjetër sezonin e ardhshëm.
Mexes ndjehet i nënvlerësuar që kur Claudio Ranieri e mori drejtimin e Romës dhe shpreson të joshë interesimin e Roberto Mancinit te Manchester City.
Mbrojtja e dobët e Cityt ka pranuar 37 gola në 29 ndeshje në Ligën Premier këtë sezon, që është dukshëm më e lartë se çdo rival serioz për pozitën e katërt.