Bojinov: Golin ia dedikoj Mourinhos

Sulmuesi i Parmës, Valeri Bojinov, shënoi golin e fitores kundër Milanit në sekondën e fundit të sfidës, ndërsa bullgari është shprehur se këtë gol ia dedikon trajnerit të Interit, Jose Mourinho.
“Këtë gol ia dedikoj Jose Mourinhos, sepse më pëlqen si trajner. Kudo që ka shkuar, ai gjithmonë ka fituar. Më pëlqen Interi si ekip dhe kam ndjesi të veçantë për ta”.
“Ne e donim fitoren ashtu siç kishte kërkuar trajneri, dhe kështu që ishim të obliguar për të fituar”, ka thënë Bojinov pas ndeshjes.