Gjeli kokëprerë!


Violeta Murati


“Gjeli kokëprerë”, simbolika e fundit të menjëhershëm të dy regjimeve
Si kaloi pushteti dhe morali nga nazizmi tek komunizmi. Një refleksion mbi ndërgjegjen në Luftën e Dytë Botërore nga shkrimtari gjerman Eginald Schlattner, brezat e të cilit kishin emigruar në Rumani. Dyshime, tradhti dhe rekrutimi komunist i të rinjve që rënduan edhe mbi shkrimtarin, ndonëse nuk ka pranuar bashkëpunimin me shërbimet sekrete. 800 vjet kulturë dhe histori gjermane, si u zhdukën gjurmët në mes maleve Karpate. “Gjeli kokëprerë”, simbolika e fundit të menjëhershëm të dy regjimeve më barbare në filmin e realizuar në Rumani në vitin 2008, do të projektohet edhe në Tiranë, në kuadrin e pranverës frankofone 2010, në bashkëpunim me ambasadën rumune Një gjel me lafshë të shndritshme që simbolizon diellin dhe dritën, që këndon çdo mëngjes i pritët koka si për të shënuar fundin e menjëhershëm të çdo gjëje. Ky është përfytyrimi i një epoke midis nazizmit dhe komunizmit që shkruan shkrimtari Eginald Schlattner, romani i të cilit me titullin “Gjeli kokëprerë” njihet si bestseller, dhe ky autor konsiderohet si ndër më të rëndësishmit e Rumanisë sot. Ai i takon etnisë gjermanishtfolëse, brezat e të cilit gjendeshin në emigracion qysh prej 800 vjetësh, duke ngritur historinë dhe kulturën e tyre. Por kjo u duk sikur po shembej me pushtimin nazist. Pikërisht ky roman i shndërruar në një nga filmat autorë më të mirë, do të projektohet të dielën në Tiranë, në orën 19:00 në Akademinë “Marubi”, në kuadrin e pranverës frankofone 2010, në bashkëpunim me ambasadën rumune. Me regji të Radu Gabrea dhe Marijan David Vajda, ky film, 97 minuta, është realizuar në Rumani në vitin 2008 ku luajnë aktorët Iona Teodora, (Alfa Sigrid Binder), Axel Moustache (Hans Adolf Bediner), David Zimmerschied, Alicja Bachleda-Curus, Wolfgang Hübsch, Ági Margittay, Oliver Stritzel, Victoria Cocias, Florian Brückner; xhiruar në Austri, Gjermani, Hungari, Rumani. 23 gusht 1944. Ushtria e kuqe avancoi dhe pushtimi sovjetik ishte afër. Rumania u bë një “mbretëri komuniste” (Schlattner) dhe kërkoi aleancë me nazifashistët e diktaturës staliniste. Ky kalim shënoi gjithashtu dhe fundin e grupeve etnike gjermane në Rumani. Romani bestseller “Der geköpfte Hahn” nga Eginald Schlattner, 74, është vlerësuar si një nga autorët më të rëndësishëm të Rumani për gjermanishtfolësit që është adaptuar edhe në film. Fashistët rumunë, në Bukuresht, të udhëhequr nga Ion Antonescu (1882-1946), i cili u arrestua nga agjentët sovjetikë dhe më vonë u ekzekutua pas një gjyqi. Në lindje të Rumanisë pati gjenocide të tmerrshme, ku më shumë se 300 mijë hebrenjve dhe 20 mijë romëve u erdhi fundi. Në perëndim të Rumanisë, me kulturë dhe histori 800-vjeçare, gjurmët e gjermanëve të Transilvanisë, në këmbët e maleve Karpate, u zhdukën nga konfuzioni i luftës. Shumë transilvanianë simpatizuan dhe ishin pro regjimit nazist të Ion Antonescu. Ndërsa disa morën rrugët. Ata të cilët nuk arritën të shpëtonin u kapën pas luftës dhe u izoluan nga regjimi i ri. Pronat e tyre u konfiskuan dhe ata u dëbuan në kampet e punës së detyruar në Siberi. Mijëra transilvanianë nuk mundën të mbijetonin. Midis të paktëve që (sot ka rreth 14 mijë deri në 15 mijë në krahasim me 250 mijë që ishin më parë) mbijetuan ishte shkrimtari Eginald Schlattner, lindur më 1933, një sakson transilvanian. Schlattner filloi të shkruante pas Luftës së Dytë Botërore. Ai u bë rob i shërbimeve sekrete dhe u torturua nga ana e tyre derisa ai tradhtoi pesë kolegë, shkrimtarë, gjermanishtfolës, madje edhe vëllain e tij. Ata u dënuan me vite të gjata pune të detyruar. Schlattner vetë u dënua me dy vjet për “dështim për të denoncuar tradhti të lartë”. Viktimat kurrë nuk ia falën Schlattner-it dhe ai kurrë nuk u pajtua me faktin se kishte bërë tradhti, siç pranon ai vetë. Ai më vonë tha se përparësia e tij ka qenë të shpëtonte 300 studentët e tij të letërsisë. Karriera e Schlattner-it si një shkrimtar pat kaluar një kohë të gjatë. Pas lirimit të tij, ai punoi si punëtor krahu i rastësishëm, dhe më vonë si inxhinier. Ai nisi të studionte teologji në vitin 1973 dhe ka qenë pastor ungjillor që nga viti 1978 në Rosia (Rothberg) afër Sibiu, ku vizitonte të burgosurit në Aiud (emër gjerman: Strassburg an der Mieresch). Sinopsi i filmit është: Një lëvizje që vjen nga mosha e historisë në një kohë kur bëhen ndryshime ekstreme: Më 23 gusht, 1944, në një qytetet të vogël në Transilvaninë rumune, 16-vjeçari Feliks Goldschmidt priste shokët e klasës së tij për partinë e tyre tradicionale “Exitus” (diplomimi i shkollës). Megjithatë, kjo mbretëri shumëditëshe e Rumanisë pushon për pak kohë dhe aleatja e saj për shumë vite - Gjermania naziste - duke u dhënë fund 800 vjetëve. Është histori tepër e suksesshme e emigracionit të gjermanëve etnikë, në këmbët e maleve Karpate. Kjo është konsideruar një histori e madhe që tregon verbërinë e të rinjve duke ndihmuar në rritjen e fashizmit dhe shkatërrimin e vlerave borgjeze, një dashuri e parë dhe miqësi u shkatërrua. Fagaras (Fogarasch), Transilvania. Tarraca e shtëpisë së familjes së Felix Goldschmidt (interpretuar nga David Zimmerschied), duke pritur miqtë të mbërrijnë për shkollën e parë ose "Exitus". Kjo është si përshtatje filmike e Eginald Schlattner “Der Geköpfte Hahn”, e cila lidhet me historinë e të miturve të kapur në ideologjinë naziste, fatin e miqve hebrenj, feja dhe e ardhmja e tyre. Të tjera karaktere kryesore janë tre miqtë e Feliksit: çifutja Gisela (Alicja Bachleda Curus), e cila la shkollën gjermane, Hans Adolf (Axel Moustache), i biri i një pastruesi oxhaku, dhe shoku më i mirë i Feliksit, që e tradhton atë nga xhelozia dhe Alfa Sigrid (Ioana Iacob), e bija e të infiltruarit, fermerit sakson, i cili kënaqet duke i kthyer kokën dy miqve të tyre, që të luajnë kundër njëri tjetrit. Përveç këtyre karaktereve plot ngjyra, gjendet një masë e drejtë e simbolizmit, një gjel me një lafshë të shndritshme që përfaqëson diellin dhe dritën. Çdo mëngjes gjeli i këndon fillimit të ditës, por shpejt ia presin kokën, duke simbolizuar fundin e menjëhershëm të çdo gjëje. Në mënyrë të ngjashme “Exitus” nuk është vetëm fundi i vitit shkollor, por gjithashtu edhe fundi i fëmijërisë dhe madje vdekja e “Exitus”-it të gjermanishtfolësve transilvanianë. Tarraca simbolizon një urë ndërmjet të shkuarës dhe të tashmes, imazhi i fundit i një bote të zhdukur. Në fund të ngjarjes - të mbushur me udhëtime dhe karaktere kryesore - megjithatë gjendet një mënyrë për të filluar përsëri botën shumëkulturore të rumunëve, gjermanëve, hungarezëve, hebrenjve e romëve, të cilët kanë ekzistuar më herët në monarkinë perandorake. Partia “Exitus” merr vendin, për të bashkuar të shkuarën dhe të tashmen. Atmosfera e sëmurë, antipatike dhe plot paragjykime është zëvendësuar nga një mirëkuptim i ri dhe pajtues. Një alternativë ndaj luftës dhe zhdukja ofrohet në formën e një bashkekzistence të re dhe harmonike.