Didier Drogba kaloi Blutë në epërsi në minutën e 32-të për të vendosur rezultatin përfundimtar të pjesës së parë.
Në minutat e para të pjesë së dytë (50’), Florent Malouda dyfishoi epërsinë, ndërsa dhjetë minuta më pas (60’), i njëjti lojtar shënoi për rezultatin 3-0.
Sulmuesi nga Bregu i Fildishtë, Didier Drogba, shënoi edhe golin e dytë personal dhe të katërtin për mysafirët në minutën e 77-të.
Ndërkohë, për rezultatin përfundimtar prej 5-0 u përkujdes mesfushori Frank Lampard, i cili realizoi në minutat shtesë të takimit.





