PARATHËNIA E LIBRIT “KRIJIMI I GREQISË MODERNE “Nga Bizanti te pavarësia” botim i “55”
Nga D. A. ZAKYTHINOS
Ky libër është një punim i
zgjeruar i një vepre të kah
motshme të titulluar ‘Ç
Ôïõñêïêñáôéá. ÅßóáãùãÞ
åßò ôÞí ÍåùôÝñí ‘Éóôïñßáí ôïà
‘¸ëëçíéóìïà. (Epoka e sundimit turk.
Hyrje në historinë e Greqisë moderne),
botuar në Athinë, në vitin 1957. Edhe
pse është dy herë më i madh se libri i
parë, ky botim ruan kryesisht të njëjtën
strukturë dhe ka të njëjtin karakter,
ndërkohë që është pasuruar me disa elementë
të rinj – fjala vjen, një parashtresë
më të gjerë dhe më thelbësore të subjektit,
shtjellim të problemeve duke u nisur nga
një sërë hulumtimesh të kohëve të fundit,
si dhe një ndryshim në mënyrën e përgjithshme
të paraqitjes. I përshtatur për t’iu
përgjigjur nevojave dhe kërkesave të lexuesit
të huaj, ky botim në gjuhën angleze
ka një synim të dyfishtë – i pari, t’i ofrojë
lexuesit një kuadër të përgjithshëm të
visareve të kombit grek përgjatë viteve të
sundimit turk dhe, së dyti, të bëjë të mundur
që të gjitha studimet dhe materialet
bibliografike me rëndësi të jenë të prekshme
për gjithkënd që dëshiron t’i përvishet
studimit të kësaj periudhe kohore në
mënyrë më të hollësishme.
Si në botimin e parë, ashtu edhe në
këtë botim, ky libër nuk i ofrohet lexuesit
si një histori sistematike e popullit grek
dhe gjithashtu e kulturës greke. Përgjithësisht,
historia 8 D. A. Zakythinos Krijimi
i Greqisë Moderne 9 politike e një
kombi ka si temë qendrore të vetën atë
të sovranitetit dhe të pavarësisë kombëtare,
së cilës i jepet rol i dorës ë parë
në çfarëdolloj kompozimi historik si
shprehje e fuqisë dhe energjisë së bashkësisë
vendëse. E vërteta është se, gjatë
periudhës së sundimit turk, Greqia nuk
gëzonte ndonjë sovranitet kombëtar; kësodore,
ajo ishte një entitet jo politik dhe,
për rrjedhojë, e pamundur ta paraqesësh
në termat e narrativës historike. Sidoqoftë,
siç edhe ka për të vërejtur lexuesi
më pas, ky këndvështrim nuk është
kryekëput i vërtetë, ndaj dhe e le shtegun
të hapur për të shprehur një sërë rezervash
thelbësore – duke qenë se përkrah
autoritetit parësor të sovranitetit të Perandorisë
Osmane ekzistonte edhe një farë
autonomie dytësore e Kishës dhe e bashkësisë
greke – e megjithatë është mëse e
qartë që historiani është i shtrënguar ta
përqëndrojë vëmendjen e tij në format
jo politike të jetës në Greqinë e kohës.
Faktet në vetvete e kufizojnë atë brenda
për brenda hullisë së një hulumtimi relativisht
statik dhe vetëm në raste të veçanta
e lejon të kontaktojë me shfaqje më
dinamike. Një tjetër tipar i veçudhshëm
i periudhës që po shqyrtojmë është mungesa
e kufijve fizikë. Ideja e kufirit si
fakt gjeografik është e lidhur ngushtë me
idenë e Shtetit.
Historiani i periudhës së sundimit
turk has në një sërë vështirësish kur e
përmbledh hulumtimin e tij në një rajon
gjeografik të përcaktuar. Sigurisht një
pamje lehtësisht e njohur dhe tejet familjare
e Greqisë klasike, si të periudhës
helenistike ashtu edhe të asaj romane, vjen
e shfaqet sakaq para syve të lexuesit,
ndonëse do të gabonim rëndë në qoftë se
një pamje të atillë do ta merrnim për një
riprodhim besnik të realitetit. Në kohën e
Turqisë, koncepti gjeografik „Greqi“ dhe
koncepti i „qytetërimit grek“ nuk qenë
sinonimë të asaj çka ata nënkuptonin në
epokën helenistike ose të Bizantit. Shpesh
ka ndodhur që pika e vlimit të energjisë
historike të kombit grek është vetëmbartur
në vise krejtësisht të huaja nga
vendlindja e vet.
Nisur nga këto hamendje, vepra në
fjalë mund të përshkruhet si një ese lidhur
me interpretimin e jetës greke, e menduar
dhe e konceptuar qysh nga shpërbërja
e Perandorisë së Bizantit deri te Revolucioni
grek – me fjalë të tjera, nga çintegrimi
i një perandorie shumëkombëshe
në themelimin e një shteti kombëtar. Në
kohën kur u shkrua teksti i parë në greqisht,
kishte një numër të madh trajtesash
rreth kohës së sundimit turk. Kapitujt
që Konstantin Paparegopulos i ka
kushtuar kësaj periudhe në punimin e vet
‘Éóôïñßá ôïà ¸ëëçíéêà ‘’ Åèíïò (Histori e
kombit grek), shkruar në harkun kohor
midis viteve 1860 dhe 1874, ka qenë ndër
më të mirët në krejt veprën e tij. Libri i
Konstantin Sathasit ÔïõñêïêñáôïõìÝíç ‘
ÅëëÜò (Greqia nën sundimin turk), që
u shfaq më së pari në vitin 1869, ishte,
ashtu siç na shpaloset qysh në titull „një
syzë historike rreth përpjekjeve revolucionare
të kombit grek për t’u çliruar nga
zgjedha turke“. Eksperti në çështjet greke,
lindore dhe turke, Paul Karolides (1849
– 1930), i ka kushtuar disa faqe mjeshtërore
periudhës së sundimit turk. Ndër
historianët huaj, kemi një përpjekje të hershme
nga George Finlay për të na dhënë
një pasqyrë të plotë në veprën e tij Greqia
nën sundimin osman dhe venedikas
(1856), e cila, më pas, erdh e u bë vëllimi
i pestë i Historisë së Greqisë qysh nga
pushtimi roman deri në ditët tona, botuar
nga Tozer, në një botim të vitit 1877.
Me botimin e ‘ Éóôïñßá ôïà ÍÝïõ ‘
Åëëçíéóìïà (Histori e Greqisë moderne)
nga Apostolos Vakalopulos (1961-8), që
përmban tri vëllime, studimi i periudhës
së sundimit turk hyri në një fazë përfundimtare.
Para se ta mbyllë këtë parathënie të
shkurtër, shkrimtari ndjehet i detyruar t’u
shprehë falenderimet e veta të gjithë atyre
që dhanë një ndihmë të çmuar në rishikimin
dhe përplotësimin e kësaj vepre;
zonjushës Vasiliqi Papulia, e cila pati
mirësinë të ripunonte dy kapitujt e parë;
zotit Leandros Vranusis, drejtor i Qendrës
së Kërkimeve dhe Studimeve të 10
D. A. Zakythinos Greqisë mesjetare dhe
moderne, pranë Akademisë greke dhe, zotit
Patrinelis, punonjës i po kësaj qendre, i
cili kaloi nëpër duar të gjithë tekstin anglisht
dhe dha ndihmesën e vet me një
sërë qortimesh dhe përplotësimesh të qenësishme.
Një falenderim i veçantë shkon
për zotin Keneth Johnstone, i cili i kushtoi
një vëmendje dhe kujdes të veçantë
përgatitjes së librit dhe përkthimit në anglisht.
Puna e tij nuk ka qenë thjesht ajo
e një përkthyesi. Në një numër vendesh
në tekst, ai bëri sugjerimet e veta; po kështu
disa prej fusnotave dhe një pjesë e Apendiksit
janë punë e kryer drejtpërdrejt
prej tij.
Dhe së fundi, ishte një nder i madh
për autorin e këtij libri që zotërinjtë Blackwell
shkuan dhe e përfshinë këtë studim
në botimet e tyre.
Athinë D. A. Z.
Me përjashtim të vëllimit të pestë të veprës madhore historike të Finlay’t dhe kapitujve të
veçantë në libra të tjerë historie me karakter të përgjithshëm, pako gjë është shkruar në
anglisht rreth Greqisë në periudhën midis pushtimit turk dhe Luftës për pavarësi, për lexuesin
e gjerë. Kjo vepër që keni në duar synon të japë një pasqyrë të përmbledhur të kësaj
periudhe, si dhe të tranzicionit të grekëve nga vithisja e Perandorisë Bizantine nën rrebeshet
e sulmeve të ardhura si nga lindja ashtu edhe nga perëndimi deri në zanafillat e Greqisë
moderne. Libri është hartuar nga një numër shkrimesh rreth kësaj periudhe, një pjesë e tyre
të pabotuara, nga Profesori i Universitetit të Athinës, D. A. Zakythinos; fillesa e mirëfilltë
kanë qenë një sërë leksionesh të mbajtura në Shkollën e Shkencave Politike të po atij universiteti
dhe të publikuara më pas nën titullin ‘ Ç Ôïõñêïêñáôßá (Athinë, 1957), dhe disa
pasazhe relevante nga një punim i shkurtër i tij „Histori politike e Greqisë moderne” (‘ Ç
ÐïëéôéêÞ ‘ Éóôïñßá ôÞò ÍåùôÝñáò ‘ÅëëÜäïò Athinë, 1965). E megjithatë, lypset thënë se
autori e ka rishikuar dhe ripunuar të gjithë këtë lëndë për t’i dhënë trajtë asaj që në të vërtetë
shkon e përbën një studim të ri e më të plotë rreth temës në fjalë. 12 D. A. Zakythinos
Krijimi i Greqisë Moderne 13 Profesor Zakythinos’i njihet jashtë vendit, kryesisht, si një
nga autorët më të shquar lidhur me historinë e Bizantit, por, përtej një rrethi shumë më të
gjerë interesash rreth historisë së Greqisë, gjë që e dëshmon lista e titujve të renditur nën
emrin e tij tek Apendiksi Bibliografik C, ai shquhet edhe për një ndjenjë të mprehtë uniteti
dhe kontinuiteti të historisë nga antikiteti deri në ditët tona, të rëndësisë qendrore të periudhës
së sundimit turk si një hallkë lidhëse midis Greqisë së Lashtë dhe asaj mesjetare, si dhe
të shtetit-komb të pavarur të shekujve nëntëmbëdhjetë e njëzetë. Rëndësia e këtij libri, kështu
i shkurtër siç është, qëndron në faktin se, jo vetëm që na ofron një pamje të përgjithshme të
tri shekujve e gjysmë të shpërfillur tërësisht nga historia e Greqisë, por, nga ana tjetër, ai na
e parashtron gjithçka nën një këndvështrim thellësisht grek, me atë ndjenjë pasionante për të
shkuarën kombëtare dhe perspektivën historike aq të huaj për studentët e Europës Perëndimore
dhe të Amerikës.
Periudha e marrë në shqyrtim është ende në një proces rimëkëmbjeje, madje edhe nga
vetë historianët grekë. Pjesa më e madhe e lëndës është e hapërdarë në një numër të pafundëm
studimesh, artikujsh dhe trajtesash të përftuara nga hulumtimet e specialistëve të fushës,
kryesisht në greqisht, ndaj dhe, siç shprehet me të drejtë Profesor Zakythinos,
mbetet një punë e jashtëzakonshme për t’u kryer lidhur me qëmtimin, shqyrtimin dhe
publikimin e arkivave lokale dhe rajonale, si dhe të arkivave zyrtare turke të asaj kohe. Ky
proces vjen e bëhet edhe më i qenësishëm, po të kemi parasysh se e gjithë ajo që përkufizohet
në mënyrë të çlirët „periudha turke“, nuk ishte vetëm një kohë ndryshimesh ezhvillimesh të
dora-dorshme, ndonëse rrënjësore, por edhe një kohë kur historia e Greqisë përbëhej, si kurrë
më parë, nga një numër tejet i madh e i larmishëm historirash rajonale, ku çdonjëra prej tyre
lyp të studiohet më vete, pa zënë ngoje këtu historinë dhe zhvillimin e bashkësive të mëdha e
vitale greke që ndodheshin jashtë kufijve të Perandorisë Osmane. Ndaj kjo e bën edhe më të
vështirë këtë proces për të dhënë një përshtypje përgjithësuese nëpërmjet një vepre historike të
shkurtër një periudhë tejet të gjatë dhe të koklavitur. Edhe pse ky libër është konceptuar
kryesisht si një hyrje për lexuesin e gjerë, referencat e autorit për materialet burimore janë
riprodhuar të plota, të cilat gjenden të përmbledhura në një Apendiks, që mund të shërbejë si
një bibliografi e shkurtër lidhur me subjektin në fjalë. Kurrfarë përpjekjeje nuk është bërë për
të ofruar një transliterim uniform të emrave grekë të vendeve ose të personave. Ata që
tashmë kanë përftuar një trajtë të njohur të anglicizuar (p.sh. Athina, Konstantin) janë lënë
të paprekura. Në rastet e atyre vendeve që na shfaqen me emra të ndryshëm në atlaset
modernë, këta emra janë vendosur në kllapa përbri emrave grekë, me qëllim për t’u identifikuar
më lehtë, kurdoherë që kjo gjë është parë e nevojshme.
K. R. J.
Përktheu nga anglishtja Virgjil Muçi