“Barcelona e ka mohuar, edhe unë e mohoj. Unë dua të fokusohem te Arsenali, dhe mendoj vetëm për Arsenalin mbi të gjitha, për secilin lojtar në histori, tifozët, klubin dhe për veten. Mendoj se meritojmë më shumë respekt.”
Fabregasi është ish lojtar i akademisë së Barcelonës, duke u larguar në drejtim të Arsenalit së bashku me prindërit, me mendim se atje ka më shumë vend në përbërjen e parë.Sot Fabregas është njëri ndër mesfushorët më të mirë në botë dhe është i pazëvëndësueshëm në kombëtaren spanjolle. Ende nuk mund të dihet saktësisht e ardhmja e tij…





