Ashley Cole morri një frakturë në gjurin e tij dje në ndeshjen e humbur 2-1 nga blutë e Londrës në Goddison Park ndaj Evertonit.
Ashley Cole do të mungoj së paku tre muaj. Ai rrezikon që të mos paraqitet edhe në kampionatin botëror.
Ky është lajm i mirë nga ana tjetër për Nerazzurët e Inter, me të cilët Chelsea do të ketë të bëj pas dy javësh në Meazza, dhe pas katër javësh në Stamford Bridge.
Opcionet e Ancelottit janë të limituara dhe si pasojë do të detyrohet të luaj ose me Paulo Ferreiran ose me ndonjë nga mbrojtësit e krahut të djathtë, apo edhe Essien ka mundësi që të luaj në këtë pozitë.





