Chelsea padyshim ishte skuadra e palëkundur në këtë takim. Emri i shumëlakuar në media për formën e lartë Didier Drogba shënon dy herë si në pjesën e parë ashtu dhe në të dytën, më saktësisht në minutat 40 dhe 67.
Valon Behrami shënoi golin e parë për skuadrën e tij që shkatërroi Hull Cityn. Behrami shënoi pas tre minutash lojë.
Carlton Cole dyfishon epërsinë në minutën e 59, kurse Faubert trefishoi epërsinë për fundin e takimit në minutën e fundit.
Chelsea tani është katër pikë larg Man.Utd që pësoi humbje turpëruese nga Evertoni, dhe është gjashtë pikë larg Arsenalit që mposhti Sunderlandin.
West Ham përkohësisht është jashtë rrezikut për të rrënë nga Premier Liga angleze.





