Arsenal po i afrohet majes

Arsenal ka arritur të shënojë fitore me rezultat 2-0 në takim me Sunderlandin, në Emirates Stadium në një ndeshje shumë dinamike.
Ndeshja pati shumë raste. Protagonisti kryesor ishte Nicklas Bendtner kur në fillim qëlloi shtyllën nga një devijim.
Numërohen dhe disa raste të panumërta të Arsenalit, por vlen të përmendet dhe ai rast i Sunderlandit në pjesën e parë kur topi kaloi shumë pranë portës.
Ishte Nicklas Bendtner ai që shënoi në minutën e 27 për 1-0.
Nw minutën e fundit të takimit Fabregas shënoi nga penaltia për 2-0 dhe fundin e takimit.
Lorik Cana luajti nga fillimi dhe u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 35.
Kjo fitore e Arsenalit është e rëndësisë së lartë. Arsenal tani është vetëm dy pikë larg Manchester Unitedit që ka një kalendar me ndeshje shumë të vështira në të ardhmen e afërt. Chelsea mbetet ende larg pas fitores së sotme.