Na ishte njëherë libri

Nga Daniel LYONS

Më 1994, Jeffrey Preston Bezos, ishte 30
vjeç. I lindur në Albuquerque,
New Mexico, pasi që ishte
laureuar në Princeton, po atë vit
Bezos kishte themeluar Amazon.
Libraria on line e ka revolucionarizuar
vetë idenë e shitjes me pakicë.
Por Bezos-it (pasuria e të cilit është
vlerësuar 10 miliardë dollarë), ky
sukses nuk i ka mjaftuar. Aq sa tash,
pasi që ka lansuar Kindle, lexuesin
digjital të librave, po kërkon ta përmbysë
edhe mënyrën si lexojmë. Siç e
shpjegon në këtë intervistë.
Jeff Bezos, Amazoni ka pasur një
vit të shkëlqyeshëm, pavarësisht
krizës ekonomike. Si ia keni arritur
kësaj?
"Falë parimeve bazike: jemi
përqendruar në një seleksionim të
vëmendshëm të prodhimeve, në
çmimet bazë dhe dërgesat e besueshme,
konvenuese dhe të shpejta.
Kemi pasur një fillim të njëjtë
për 14 vite, praktikisht ç’prej se ekzistojmë.
Suksesi ynë është, të themi
kështu, fryt i një akumulimi. Për
shembull, nëse na bën vaki të kemi
një tremujor të mbarë, e dimë se për
këtë i jemi borxhlinj punës që kemi
bërë tre, katër, pesë muaj më parë, e
jo për shkak të punës së mbarë që
bërë së fundi”.
Amazoni është lindur si një sajt i
shitjes me pakicë. Tash janë të disponueshme
prodhime informatike dhe
jeni në biznesin e elektronikës së konsumit
me Kindle. Si do të mund ta
definonit Amazonin, sot?
“Nisemi nga ajo çka dëshiron
konsumatori dhe punojmë ‘me
shikimin mbrapa’. Përfitojmë të
gjitha aftësitë e nevojshme për ta
kënaqur klientin, duke ndërtuar çdo
lloj teknologjie për ta kënaqur atë.
Përndryshe shpikim prodhime të
reja, nuk shkelim rrigëve që tashmë
i kanë përshkuar të tjerët: ndërsa na
pëlqen të ecim rrugëve të paeksploruara
për të parë çka ka në fund.
Ngandonjëherë ka rrugë qorre, po
herave të tjera shndërrohen në
sheshe të gjera, dëng me mundësi
eksituese. Dëshirojmë të projektojmë
veten në të ardhmen dhe të
lëvizim në të në një perspektivë kohëgjatë,
një karakteristikë e rrallë kjo
e kohëve të sotme. Sensi i perspektivës
nuk është virtyt i përbashkët
në botën e ndërmarrjeve. Sidoqoftë,
pjesa më e madhe e gjërave që kemi
bërë na ka kërkuar shumë-shumë
kohë”.
Ju keni folur për Kindle si një
shembull i konceptit të të shikuarit
mbrapa, në lidhje me klientin. A
mund të na e shpjegoni në ç’kuptim?
“Ekzistojnë dy mënyra të mundshme,
për shoqëritë, që ta zgjerojnë
aktivitetin e tyre. E para: mund të
krijojnë një inventar të aftësive e
kompetencave të tyre dhe t’i thonë
vetes: ok, me këtë lloj aftësie dhe
kompetence, çka tjetër mund të
bëjmë? Një teknikë skajshmërisht e
nevojshme, që çdo ndërmarrje do të
duhej praktikonte. Por ekziston një
metodë e dytë, që kërkon një orientim
me kohë të gjatë: në vend se të
pyetemi në çka jemi të aftë dhe çka
tjetër të bëjmë me zotësitë tonë,
pyetemi mbi identitetin dhe nevojat
e klientëve të mundshëm. E pastaj
iu jepet atyre ajo që dëshirojnë, edhe
pse ende nuk posedojmë aftësinë e
duhur. Gjithçka mund të mësohet,
s’ka rëndësi sa kohë do të duhet.
Kindle është një shembull i tillë triumfues:
është në tre qe dy vite, por
kemi punuar tri vite para se ta
lëshojmë në treg. E kemi folur për
të, edhe më herët, për një vit. Kemi
angazhuar një team inxhinierësh
elektronikë për ta ndërtuar dispozitivin
dhe për të përfituar njohje të
reja. Në përgjithësi, nëpër ndërmarrje,
dirigjentët ndjekin verbërisht një
tendencë: mendojnë se mënyra e
duhur për të proceduar është të vazhdojnë
të bëjnë atë që dinë ta bëjnë
më së miri. Mund të jetë, mbase, një
rregull e mirë. Por problemi është se
bota ndryshon vazhdimisht nën sytë
tonë, e nuk mund t’i përshtatemi
këtij ndryshimi pa përvetësuar instrumente
dhe aftësi të reja”.
Ju ka befasuar suksesi i Kindle?
“Thënë troç, kam mbetur çile
guri gojën. Dy vite më parë askujt
s’do t’i kishte shkuar në mendje tërë
kjo. Është prodhimi më i shitur,
dëshiruar dhe dhuruar në Amazon.
E s’po flas veç për informatikën, por
për të gjitha kategoritë e disponueshme.
Kemi kaluar vite duke
punuar në biznesin e librit, e tash,
për titujt ekzistues në botimet Kindle,
shitjet janë rritur 48 për qind.
Po për ne nuk është vetëm biznes.
Është disi një zell misionar, ngase
ka të bëjë me kulturën. Mendojmë
se Kindle është më i madh se ne”.
Steve Jobs, babai i Apple, ka
thënë se Kindle do të dështojë meqë
‘njerëzit nuk lexojnë më’.
"Ndërsa unë mendoj se leximi do
të rezistojë dhe meriton një dispozitiv
të përkushtuar. Për atë që është
lexues, akti i leximit është diçka
përnjëmend i rëndësishëm. Nuk
është e mundshme të lexohet për
tri orë rresht në një ekran Lcd të
retrondriçuar: kjo është në rregull
me format e shkurtra. Një pikë
shumë e rëndësishme, që ma do zemra
ta nënvizoj: ne njerëzit evoluojmë
bashkë me instrumentet tona. I
ndryshojmë instrumentet dhe instrumentet
na ndryshojnë ne: është
një cikël që përsëritet. Gjatë
njëzet viteve të fundit, instrumentet
network-connected si smart
phones-t, Blackberry-t e personal
computer-et e lidhur në Rrjet, e kanë
lëvizur qytetërimin tonë drejt formave
të shkurtra të leximit. E dua
Blackberry-n tim: është fantastik për
të lexuar e-maila. E njëjta për kompjuterin
tim. Jam i lumtur të lexoj
artikuj të shkurtër dhe post-e në
blog-e, por s’dua ta lexoj një roman
300 faqesh në Pc-n time. Kindle
shton ia bashkëjetesën e një koneksioni
wireless formës letrare të gjatë.
Mendoj se mësohen gjëra të ndryshme
nga një roman në krahasim
me një formë të shkurtër të letër-
sisë, edhe pse që të dyja janë të
rëndësishme. Nëse lexohet ‘Ajo që
mbetet nga dita’ e Kazuo Ishiguro
– njëri nga romanet e mia të
parapëlqyera – nuk mund të mos
mendohet se kemi harxhuar dhjetë
orë në një jetë alternative, duke
mësuar diçka në lidhje me natyrën
e ekzistencës dhe keqardhjes. E kjo
s’është e mundshme në një blog”.
A do të ekzistojë, sipas jush, një
moment kur romani do të rishpiket
dhe mediumi i ri digjital do t’u vër
fill formave të reja artistike?
“Jam skeptik sa i përket mundësisë
së rishpikjes së romanit.
Ndoshta shpikja do të jetë e mundshme
për tekstet shkencore: letërsia
mjekësore është mjaft e pjekur
sa t’i zgjedhë për vete format e reja.
Po mendoj për gjallërimet e një
zemre pulsuese, për shembull. Por
besoj se romani do të vazhdojë të rritet
dhe lulëzojë në formën e tij aktuale.
Kjo s’do të thotë se s’do të asistojmë
edhe në sajime të reja narrative – do
të mund të lindnin dhe, faktikisht,
do të ketë të tilla. Por jam i sigurt se
s’do ta zëvendësojnë romanin”.
Flitet shumë për një tablet të mundshëm
të Apple. Do të ishte një konkurrent
i Kindle, apo jo?
“Për ne, sa më shumë lexues që
të ketë, aq më mirë është, duke pasur
parasysh se shesim libra në format
elektronik. Dhe duam që secili
të jetë i lirë të lexojë librat tonë elektronikë
sido e kudo që të dëshirojë”.
Po a ju intereson më shumë ta shisni
dispozitivin në vete, hardware-n që
e prodhoni, apo librat?
“Janë objektive të ndryshme, e ne
punojmë në të dyja. Sa i përket asaj
që ka të bëjë me titujt në disponim,
duam që të gjithë të jenë në gjendje
të lexojnë atë që duan, ku të duan.
Në lidhje me Kindle, dëshirojmë të
bëhet mbështetësi më i mirë leximit
në botë. Nuk është, natyrisht, një
thikëz zvicerane: nuk është në gjendje
bëjë një sasi të pafundme gjërash.
Mendojmë se akti i leximit meriton
një instrument të specializuar dhe
duam që Kindle të jetë ai instrument.
Është si me fotografinë: ma ka ëndja
të shkrep imazhe me telefonin tim
celular, por kur dua të bëj një foto të
vërtetë, parapëlqej ta bëj me aparatin
tim fptpgrafik. Kindle është ai aparati
fotografik”.
A mendoni se libri prej letre, siç
kuptohet përgjithësisht, është i destinuar
të zhduket?
“Mendoj se po. Nuk e di sa kohë
do të duhet. I duam historitë dhe
narrativen; duam të humbemi në
botën e një autori. Kjo s’do të zhduket
kurrë, e do të vazhdojë të
rritet. Por libri fizik ka 500 vite jetë.
Është me gjasë teknologjia që ka pasur
sukses më së shumti në histori.
Është zor të mendohet për një prodhim
me jetë më të gjatë. Sikur
Gutenberg të ishte gjallë, sot, do të
dinte ta njihte saktësisht një libër
dhe do të dinte si ta përdorte, menjëherë.
Subjekt edhe ai, natyrisht, i
ndryshimeve të kohës, libri ka ruajtur
një formë stabile për shumë e
shumë vite. Por asnjë teknologji, bile
as kjo kaq elegante e librit, nuk jeton
përgjithmonë”
Lexoni ende romane në letër?
“Jo, nëse mund të bëj pa të”.

L'espresso-Newsweek